Viti kur gratë amerikane nisin të kenë të drejtë vote

Historia

Viti kur gratë amerikane nisin të kenë të drejtë vote

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 07:15
Ilustrim

Më 18 gusht 1920, legjislatura e shtetit Tennessee miratoi amendamentin 19 të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ratifikim ky që u siguroi grave amerikane të drejtën e votës.

Vota e legjislaturës së shtetit Tennessee i dha fund një debati mbarëkombëtar që kishte vazhduar për më shumë se një shekull.

Në vitin 1787, Kushtetuta amerikane u garantoi burrave të bardhë pronarë të drejtën e votës. Më 1869, amendamenti 15 u dha të drejtën e votimit edhe burrave afro-amerikanë dhe ish-skllevërve meshkuj.

Fushata për t’u dhënë grave të drejtën e votës përfundoi me sukses kur kushtetutës amerikane iu shtuan këto fjalë: “Qytetarëve amerikanë nuk do t’u mohohet apo t’u kufizohet e drejta për të votuar nga qeveria federale apo qeveritë shtetërore për shkak të gjinisë.” Megjithëse disa shtete u kishin dhënë grave të drejtën e votës, shumica e grave amerikane nuk mund të votonin.

Madje në disa shtete, pjesëmarrja e grave në votim ishte kundër ligjit. Por amendamenti i 19-të e ndryshoi këtë praktikë dhe si rrjedhim edhe politikën amerikane në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1920.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat