Arbëria ishte një vend me civilizim të hershëm

Historia

Arbëria ishte një vend me civilizim të hershëm

Nga: Gjon Keka Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:21
Më shumë se 50 vende prehistorike të Arbërisë (Shqipërisë) dëshmojnë se ajo është një vend me një qytetërim shumë të hershëm

Se a kishim apo jo civilizim ne si popull ,këtë e dëshmojnë gjurmët arkeologjike-historike të shumta në trojet e Iliro-Arbërisë sonë. Apo sikur që shkruan edhe studiuesi e autori austriako-zviceran në librin e tij, Shqipëria të botuar në vitin 1989 (shih: imazhet bashkëngjitur) duke nënvizuar kështu:

„Më shumë se 50 vende prehistorike të Arbërisë (Shqipërisë) dëshmojnë se ajo është një vend me një qytetërim shumë të hershëm. “Nuk është vetëm ky autor e studiues që e nxjerrë këtë të vërtetë historike të kombit tonë, ka edhe studiues e autor tjerë që kanë argumentuar këtë në shumë studime të tyre serioze. Por, sidoqoftë, duke parë se ne kishim një civilizim të hershëm, që tregon sigurisht se themelet e historisë së kombit tonë janë themele edhe të vetë civilizimit të kontinentit evropian, atëherë sot kur shohim dhe shkruam për këtë nuk mund të mos na dhemb, ne si arbëror, se në çfarë gjendje të mjerë e kanë vendos përgjatë historisë pushtuesit e ndryshëm popullin tonë duke e rrënuar atë madje edhe pa civilizim, pa gjuhë e pa të drejta të tij elementare.

Nga kjo mund të them se si rezultat i pushtuesve kombi ynë ka mbet në terrin që e kanë lënë ata pushtues, tani në këtë shekulli shqiptarët kanë filluar të heqin terrin e jashtëm që ata ia lanë ,por ende nuk e kanë heq terrin e brendshëm që e kanë lënë. Kështu pushtuesit romak, pasi pushtuan trojet tona ,e ndalën civilizimin tonë dhe ndryshuan duke ndërtuar mbi objektet e lashta të kulturës iliro-arbërore, ato shpirtërore etj. objektet e tyre ideologjike-politike.

Image

Pastaj turqit pushtues e ndalën civilizimin e popullit tonë dhe ndryshuan duke ndërtuar mbi objektet e lashta të kulturës kombëtare shpirtërore të kombit tonë objektet e tyre ideologjike-politike. Po ashtu edhe sllavët pushtues e ndalën civilizimin e popullit tonë dhe ndryshuan duke ndërtuar mbi objektet e lashta të kulturës kombëtare e shpirtërore të kombit tonë objektet e tyre idelologjike-politike. Tani, në këtë shekull duke parë mohime të shumta në mesin e popullit tonë dhe duke shfaq vëllazëri me armiqtë pushtues otoman, vërehet një lloj ikje nga ato themelet, dhe mohim të tyre duke ia lënë kështu orekseve të armiqve për t'i përvetësuar ato. Prandaj është koha e reflektimit si shoqëri e popull – duke i bërë vetit pyetjen se: nga viijm, kush jemi dhe kah duhet ecur apo ka është e ardhmja jonë e sigurt dhe e natyrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat