Formimi i aleancës së fshehtë ballkanike dhe heshtja e diplomacisë evropiane

Historia

Formimi i aleancës së fshehtë ballkanike dhe heshtja e diplomacisë evropiane

Nga: Sadri Rexhepi Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 16:54
Sadri Rexhepi

Në vitin 1912 kryengritja e përgjithshme shqiptare shënonte rezultate të rëndësishme në krye me Hasan Prishtinën për autonomin e Shqipërisë. Së këndejmi, për t’i penguar fitoret shqiptare, Rusia kërkoi formimin e Aleancës Ballkanike nën parullën “Luftë për t’i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor osman dhe nga tirania islame”.

Aleanca e fshehtë serbo-bullgare u lidh më 28 shkurt të vitit 1912, ndërsa në mars të këtij viti këtyre dy monarkive iu bashkëngjiten edhe Mali i Zi dhe Greqia. Kjo aleancë pretendonte të paraqitej gjoja se kishte për qëllim vetëm dëbimin e sundimit osman nga Siujdhesa Ilirike e në realitet ajo paraqiste synimet grabitçare të Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë për pushtimin e trevave shqiptare, që dolën në shesh muajve në vijim. Së këndejmi, aksionet që do të pasojnë ia ndanë fatin tre çerekëve të trevave dhe popullsisë shqiptare për rreth një shekull.1/ Aleanca në fjalë u krijua nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të Rusisë, e cila ishte mburojë e marrëveshjes dhe kishte synim kryesor asimilimin e popullit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore.2/ Formimi i Aleancës Ballkanike, krijoi  rrethana të reja për pushtimet e tokave shqiptare, sepse në fakt, ajo aleancë e shteteve ballkanike, qëllimisht e kishte lënë jashtë bllokut të aleancës shtetin shqiptar, duke pretenduar që ta defaktorizonte popullin shqiptar.3/ Pra, krijimi i Aleancës Ballkanike kishte qëllime ekspansioniste ndaj hapësirave shqiptare, ndaj territoreve shqiptare dhe para diplomacisë së heshtur evropiane synonte të impononte realitete të reja. 4./  S’ka dyshim se Serbia me aleatët e saj sllavë, e përkrahur në radhë të parë nga politikat pansllaviste të Rusisë, ua kishte hedhur syrin e pushtimit trojeve shqiptare dhe me atë aleancë po krijonte rrethana të reja për pushtime.5/ Faktori shqiptar ishte i pafuqishëm për t’u përballur me planet sllave, andaj ashtu i vetmuar po përpiqej të organizohej për ta mbrojtur qenien e vet kombëtare. Tokat tona ishin vënë para rrezikut të ri të politikave pushtuese, por edhe në ato rrethana, shqiptarët bënë përpjekje maksimale për t’u organizuar për mbrojtje.6/ Kjo nuk ishte e lehtë, sepse edhe diplomacia evropiane po bënte hile, duke përkrahur Aleancën Ballkanike, edhe pse e dinte fare mirë se në thelb të strategjisë së asaj aleance po qëndronte politika e pushtimit të tokave shqiptare.7/ Faktori shqiptar ishte i vetmuar, jo aq i organizuar, i pafuqishëm përballë politikave pushtuese të Serbisë dhe aleatëve të saj.8/ Megjithatë, duhet theksuar se heshtja e diplomacisë evropiane ishte shumë e dëmshme për kombin shqiptar, për lëvizjen tonë kombëtare.9/ Kështu që, nga të dhënat që u dhanë më lartë, vijmë në përfundim se aleanca e sipërcekur kishte për synim qëllime pushtuese e jo ashtu siç paraqitej para opinionit evropian, se gjoja po e largojmë pushtuesin osman nga Siujdhesa Ilirike, gjë që në realitet nuk ishte ky synim, por synim ishte pushtimi i tokave shqiptare.

Së këndejmi, nga të dhënat e sipërcekura u pa qartë se opsioni i aleancës para opinionit evropian ishte fund e krye frazë boshe dhe jo reale, jo e vërtetë në krahasim me realitetin për pushtimin e trevave shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat