Historia si hyri SHBA në Luftën e Dytë Botërore

Historia

Historia si hyri SHBA në Luftën e Dytë Botërore

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Më 7 dhjetor 1941, ndodh një sulm i papritur ushtarak ajror nga marina perandorake japoneze kundër bazës detare amerikane në Pearl Harbor, Hawai.

Sulmi çoi në hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore që kishte filluar më 1939.

Gjatë dy vjetëve të para të konfliktit global, Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur neutralitetin formal, ndërsa furnizonin Britaninë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën me materiale të luftës përmes ligjit të hua-qirasë nënshkrua më 11 mars 1941.

Gjatë luftës mbi 16 milionë amerikanë shërbyen në ushtri, 290 mijë u vranë në veprim, 670 mijë u plagosën, 130.201 u zunë robër, prej të cilëve 116.129 u kthyen në shtëpi pas luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat