Më 25 Mars lindi Çelebiu, Toskanini dhe vdiq Debusy

Historia

Më 25 Mars lindi Çelebiu, Toskanini dhe vdiq Debusy

Më: 26 mars 2022 Në ora: 07:33
Claude Achille Debussy

1611- Lindi udhetari turk Evlija Çelebi, i cili udhëtoi në Perandorinë Osmane nga viti 1630 dhe botoi vëzhgimet e tij në 10 libra që u njohën si “Udhëtimet”.

1867- Lindi dirigjenti italian Arturo Toscanini, një nga dirigjentët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Ai dirigjoi në Scala në Milano dhe më pas në Metropolitan Opera në Nju Jork, ku organizoi edhe një orkestër simfonike.

1918- Vdiq kompozitori francez Claude Achille Debussy, krijuesi i impresionizmit muzikor dhe një nga themeluesit e muzikës moderne.

1924- Mbreti grek Georgi II rrëzohet nga froni dhe Greqia shpallet republikë.

2002- Filmi “Toka e Askujt” nga regjisori boshnjak Danis Tanoviç fitoi Oscarin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

2010- Vdes fotografi amerikan Jim Marshal, i cili ka fotografuar legjenda të rock and roll-it si Beatles, Bob Dylan, Janis Joplin dhe Jimi Hendrix për më shumë se gjysmë shekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat