Presidenti i parë i SHBA-ve, u betua para 233 viteve

Historia

Presidenti i parë i SHBA-ve, u betua para 233 viteve

Më: 30 prill 2022 Në ora: 07:56
Presidenti i parë i SHBA-ve, u betua para 233 viteve

​Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Uashingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbërriti në sallën Federal Hall në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëherë kryeqytet i Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president i vendit.

George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Uashington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat