23 vjet nga Masakra në burgun e Dubravës

Historia

23 vjet nga Masakra në burgun e Dubravës

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 20 maj 2022 Në ora: 13:33
Mr. Donika Hoti

Gjatë historisë botërore në Luftën e Dytë Botërore ishte zhvilluar një iniciativë famëkeqe rreth shfarosjes së njerëzimit në shtetin gjerman i njohur si “Hollokausti”. Ky i fundit i kishte krijuar edhe shumë burgje dhe kampe qëndrimi për këta njerëz që kishin përjetuar gjëra më ç’njerëzore që ekzistonin ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Këto nuk konsiderohen si vlera njerëzore dhe nuk janë as në përputhje me parimet universale mbi të “Drejtat dhe Liritë e Njeriut”, mirëpo janë vlera ç’njerëzore, tani më ndalohen edhe me Kartën e OKB-së.

Por, nëse nisemi nga kjo ngjarje e hidhur njerëzore e cila ka lënë gjurmë të pashlyerë në historinë botërore, shtohet pyetja A ka ndodhur ndonjëherë një ngjarje që ka ngjashmëri të tillë dhe që është në kundërshtim me vlerat njerëzore edhe në Kosovë? Politika e Sllobodan Millosheviçit ndër proceset më famëkeqe të cilat i kishte bërë gjatë politikës së tij dhe si një kundërpërgjigje me një lloj hakmarrje karshi bashkësinë ndërkombëtare, ku kjo e fundit e kishte marrë një vendim që ta rrëzojë politikëbërjen e Sllobodan Millosheviçit me “Rezolutën e saj të miratuar nga OKB-ja”, ai kishte bërë një lloj “Hollokausti në Kosovë” i njohur si “Masakra e Dubravës”, e cila kishte ndodhur para 17 viteve më parë, saktësisht nga data 19 deri 24 maj të vitit 1999. Gjatë fillimit të bombardimeve të NATO-së, me 24 mars të vitit 1999, pengjet shqiptare gati pothuajse se ishin në kazarmante sërbe që përjetuan kushte mjaft të vështira. Të burgosurit shqiptarë nuk mendonin fare për përgaditjen e mënyrës së “Burgut Dubravës”. Me 26 prill të vitit 1999 ishte bërë kthimi i të burgosurëve shqiptarë nga “kazamanti i Mitrovicës së Stremit” në “Kazamantin e Nishit”, i cili për shqiptarë konsiderohet si një ndër kampet më të këqija që ngjasojnë me ato naziste.

Nga kjo ngjarje e tmerrshme që është zhvilluar në “Burgun e Dubravës”, që duhet të vlerësohet si “Hollokausti i Kosovës”, ku kishin pësuar gjithsej njëqind e pesëdhjetë (150) të burgosur, si pasojë të bombardimeve të NATO-së, ndërsa më shumë se treqind (300) persona ishin të plagosur në kohën gjatë bormandimeve të NATO-së në këtë burg. Ky veprim i tillë ishte marrur pasi se NATO-ja e kishin për qëllim ta bormbardonte drejtorin e këtij burgut famëkeq z. Aleksandër Rakoçeviç dhe komandantin Miki Vidiç, pasi që kishte informata për sjelljen e forcave paramilitare sërbe. Gjithashtu forcat serbe vazhdimisht provokonin me veprimin e tyre aeroplanet e NATO-së, duke gjuajtur me topa kundërajrore pikërisht nga pavijoni ku qëndronin të burgosurit shqiptarë që nxisnin bombardimin e këtij pavionit nga NATO-ja në mënyrë që ta shkaktonin këtë masakër.

Mbajtja nëpër burgje shqiptare dhe ato serbe ishte ultimatumi që kishte lëshuar ministri i Drejtësisë. Bartja e të burgosurëve shqiptarë nga burgu i “Mitrovicës së Stremit”, i “Nishit”, i “Gjilanit”, i “Pejës”, i “Prizrenit”, i “Prishtinës” ishte planifikuar të zhvillohet me qëllim të një masakre në burgun e Dubravës. Në mungesë të bartjes së plotë kanë ndaluar edhe në “Burgun e Nishit”, ku disa të tjetër ishin trasferuar me autobus drejtë “Burgut të Dubravës”. Me 29 prill të vitit 1999 kishin arritur të gjithë të burgosurit, ku aty ishin trajtuar në mënyrë jo njerëzore, forma dhe qëndrimi i tyre ishte nga më ç’njerëzoret që ekzistonin ndonjëherë, që ishin në kundërshtim dhe që i parandalon edhe “Konventa Universale mbi të të Drejtat dhe Liritë të Njeriut”. Njëra ndër arsyet më kryesore të kësaj masakre ka qenë përpos hakmarrjes nga drejtorit të Burgut të Dubravës Aleksandër Rakoçeviç dhe komandantit Miki Vidiç dhe ministrit të Drejtësisë së Serbisë ndaj këtij organizimi të planifikuar që ishte nën ndikimin e politikës së udhëheqësit të tyre serb Sllobodan Millosheviçit nga Bombardimeve të NATO-së, pasi që në këtë burg qëndronte edhe politikologu dhe teoriticienti i marrëdhënieve ndërkombëtare Mr.Ukshin Hoti, ku të gjithë të burgosurit të tjerë e prisinni me pa durim lirimin e tij nga ky burg, ku afati i burgimit të tij skandonte me 16 maj të vitit 1999 dhe që nga ajo ditë ende nuk dihet fati i tij, ndërsa nga data 17 dhe 18 maj ishin liruar dy (2) persona të tjerë, ku njëri prej tyre ishte ekzekutuar në afërsinë e burgut, ndërsa tjetri është gjetur i ekzekutuar pas luftës, ndërsa z. Ukshin Hoti mbetet ende i zhdukur. Dy ditë më vonë nga skadimi i afatit të burgimit të Mr. Ukshin Hotit në burg ishin sjellur edhe njëqind e pesëdhjetë (150) civil nga qyteti i Gjakovës, ku ishin arrestuar dhe ishin marrur në mënyrë më ç’njerëzore të mundshme, ku kishn hyrë edhe në shtëpitë e tyre. Kjo kishte ndodhur pas Luftës së Çabratit në mesin të arrestuar ka pasur edhe perosna të moshës së mitur. Sipas të dhënave tërthorta numri i të burgosurve kishte arritur deri më nëntëqind e pesëdhjetë (950) persona, ku shumica prej tyre kishin pasur keqtrajtime dhe dhunë të paimagjinueshme.

Ndërsa, gjatë datës së 22 maj të vitit 1999, diku rreth orës 18:00 ishin forcat policore që kishin shtrirë gjithsej njëqind e nëntëdhjetë (190) të burgosur që qëndruan të palëvizshëm në burgun e Dubravës, të cilët ishin në mes të jetës dhe vdekjes, në mesin e tyre ishin edhe të plagosur rëndë. Thuhet se kanë arritur sado pak ta dhuronin ndihmën e parë njëri – tjetrit, sipas dëshmitarëve olukar, të mbijetuarit për t’i tejkaluar sado pak dhimbjet e tyre trupore. Qëllimi kryesor ishte parandalimi i gjakderdhjeve dhe mundësia e shpëtimi i jetës së ndonjë pjesëmarrësit në këtë masakër. Pas datës së 22 majit të vitit 1999, Masakra e Dubravës kishte vazhduar të kryhet me forca ushtarake dhe para ushtarake dhe nga të burgosurit sërb që ishin të armatosur, ku ajo përfundoi me 24 maj të vitit 1999, me arritjen e njëqind e pesëdhjetë (150) të plagosurëseve shqiptarë të trasnferuar nga burgu i Lipjanit, ndërsa prej tyre treqind (300) të plagosur më lehtë dhe sado pak kishin mundësi të ecnin me këmbët e tyre.

Për këtë ngjarje ishte dëgjuar edhe dëshmia nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, saktësisht me 24 mars të vitit 2005, Sllobodan Millosheviçi dhe dëshmitarës së tij znj. Danica Marinkoviç. I pari në fjalë e kishte kundërshtuar të akuzuarën e tij duke thënë, se: “Në orët e hershme të mëngjesit të datës 22 maj të vitit 1999, personeli i këtij Burgut të Dubravës, ka urdhëruar të burgosurit shqiptarë të mbledhin plaçkat dhe të grumbulloheshin në vendin e papërcaktuar që të përgatiteshin për transferim dhe pa paralajmërim u hap zjarri mbi ta nga gardianët sërbë, ku u vranë shumë të burgosur dhe u plagosën shumë të tjerë”. Ndërsa, ish-prokurorja që ishte përgjigjur në pyetjen e të akuzuarit “A ka diçka të vërtetë” në të vërtetë ajo ishte përgjigjur “Nuk është ashtu, atë kohë 22, 23,24, 25 maj burgun e ka borbaduar NATO-ja dhe janë vrarë e plagosur shumë të burgosur”.

Shoqëria dhe institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i kushtojnë një vëmendje më të veçantë kësaj tragjedie, e cila mund të konsiderohet si një lloj hollokausti pasi që vlerësohet njëra ndër masakrat më të tmerrshme kundër njerëzimit të cilat kanë ndodhur në fund të shekullit XX në Kosovë. Në asnjë mënyrë kjo ngjarje nuk duhet harruar, pasi që nuk kemi të drejtë të bëjmë asnjë një lloj kompromisi lidhur me këtë çështje, e cila vlerësohet si anti-njerëzore që është në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky opinion është publikuar për herë të parë për nder të 17 vjetorit të Masakrës së Dubravës, me titull: 17 vjetori nga “Masakra e Dubravës” apo “Hollokausti i Kosovës”, në rubrikën e gazetës – Aktuale – në Bota Sot, me datë 19 maj 2016, në faqe 10.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat