​98 vjet nga vdekja e Dantes së shekullit të njëzetë

Historia

​98 vjet nga vdekja e Dantes së shekullit të njëzetë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 07:14
Franz Kafka

Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri vdiq Franz Kafka, shkrimtar në gjermanisht, lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi, 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji.

Pjesën tjetër e la me testament që të digjej, tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat