Aktorja britanike Jodie Turner-Smith ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka ndarë me ndjekësit një album fotografish nga pushimet e saj.
Ajo është shfaqur e veshur me bikini ngjyrë ulliri, duke shijuar ditët e relaksit, ndërsa në disa prej fotografive ka përfshirë edhe vajzën e saj, të cilën rrallë e shfaq në publik.
Pushimet në Xhamajkë kanë qenë një mundësi edhe për momente të veçanta familjare. Aktorja është fotografuar duke mbajtur në krahë vajzën Juno, gjashtëvjeçare, të cilën e ka nga martesa me aktorin Joshua Jackson. Turner-Smith dhe Jackson zakonisht janë të kujdesshëm për të mos ekspozuar shumë imazhe të së bijës në rrjetet sociale.
Ndërkohë, emri i aktores është përmendur së fundmi në spekulimet për rolin e Miss Moneypenny në filmin e ardhshëm të sagës “James Bond”.
Pas konfirmimit të Robert Pattinson si agjenti i ri 007, vëmendja është zhvendosur edhe te emrat që mund t'i bashkohen kastit të filmit. Turner-Smith përflitet si një nga kandidatet e mundshme për personazhin e njohur, të cilin në filmat e fundit e ka interpretuar aktorja Naomie Harris.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për përfshirjen e saj në projekt