A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Historia

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si Perandoria Romake Lindore, ishte i famshëm për muret e tij të fortifikuara dhe për mbrojtjen inteligjente. 

Ndaj a mund të jetë vërtet i vërtetë pretendimi se një qytet kaq i fuqishëm, bastioni i fundit i Krishterimit në Lindje, ra në duart e Perandorisë Osmane vetëm sepse dikush harroi të mbyllte portën? I pozicionuar strategjikisht midis Azisë dhe Evropës, Kostandinopoja u rrethua nga deti, përveç frontit të saj perëndimor që kufizohej më pjesë toke. 

Pikërisht atje perandori Teodosi II ndërtoi muret e tij të famshme teodosiane. Këto mure të trefishta të padepërtueshme fortifikuese, ishin të rrethuara nga një hendek 20 metra i gjerë, ndërsa muri i tretë ishte 12 metra i lartë, 5 metra i trashë dhe përfshinte 96 kulla. Kostandinopoja u rezistoi rrethimeve dhe sulmeve për shekuj me radhë. Megjithatë në vitin 1453, ajo u përball me sulltanin e frikshëm të sulltanit osman Mehmeti II. I izoluar nga pjesa tjetër e botës së krishterë, Kostandini XI e pa veten në disavantazh të madh, duke pasur një ushtri prej vetëm 5000 vetash. 

Ndërkohë Mehmeti kishte në atë luftë 80.000 burra dhe topa shumë të mëdhenj. Madje thuhet se njëri prej tyre ishte 9 metra i gjatë. Mehmeti e paralajmëroi Konstandinin se mund të “linteburra pa fjalë ose të shkaktonte abortin e grave shtatzëna”. Ai kishte marrë me vete edhe topa më të vegjël, që mund të gjuanin deri në 100 herë në ditë.

Otomanët e nisën rrethimin e tyre 53-ditor më 6 prill 1454. Ishte një betejë e pabarabartë, dhe Kostandinopoja nuk ishte në gjendje t’i rezistonte një teknologjie të tillë moderne. Qyteti ra në duart e osmanëve më 29 maj. Dëshmitë mbi ditën e fundit të betejës, përsëritin herë pas here një element. 

Sipas këtij versioni, Mehmeti sulmoi në agim, duke u përballur me një dobësi të habitshme në mbrojtjen e Kostandinopojës. “Ndonjë budalla e kishte lënë të hapur portën e vogël në muret tokësore. Osmanët u ngjitën në majë të murit dhe ngritën flamurin osman…dhe i lejuan shokët e tyre të vërshonin në qytet”- shkruhet në një kronikë të kohës.

Kjo është një teori që mbrohet nga shumë historianë. Gazeta turke “Daily Sabah” shkruan se kjo teori u regjistrua për herë të parë nga historiani bizantin Dukas nga Lesbosi, që në kohën e rrethimit të famshëm. Po sipas gazetës, ky detaj u shpik enkas, për të kapërcyer tronditjen e pushtimit, dhe për të nënvlerësuar pushtimin e qytetit nga turqit”. 

Por e vërteta mund të jetë se osmanët ishin thjesht më të mirë-pajisur sesa bizantinët për atëbetejë, ndaj ishin në gjendje të gjenin një mënyrë për të depërtuar në muret e famshme të Kostandinopojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat