​Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi

Historia

​Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 07:23
Ilustrim

176 vjet më parë, më 30 shtator të vitit 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi.

Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Frosti pati dhimbje dhëmbi. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte akoma më e madhe kur t’i hiqej dhëmbi.

Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë tek qeni i tij, macja edhe tek vetja, megjithatë asnjëherë tek një pacient. Dentisti i tha z. Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse ai do ta pranonte.

Frost ra dakord, dentisti Morton njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Frost e humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë, dhe në këtë gjendje dentisti Morton i hoqi atij dhëmbin.

Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat