Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriot Skënderbeut?

Historia

Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriot Skënderbeut?

Nga: Prof.Dr. Pirro Prifti Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:06
Gjergj Kastriot Skënderbeu

Këtë analizë historike unë po e nis me problemin e varrit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dhe më saktë se ku mund të jenë rivarrosur eshtrat e humbura te Heroit tone Kombetar. Kjo per aresyen e thjeshte se gjetja e varrit të vërtetë të tij do të lehtësonte dhe sqarimin e shumë boshllëqeve të historisë së familjes Kastrioti por edhe sepse ashpërsia dhe egërsia e osmanëve ndaj fisit Arbër& Epirot pas vdekjes së Heroit tonë kombatar është e paparë në historinë e Perandorisë osmanepikërisht për arësye të rezistencës së jashtzakonshme të fisit të Epirotëve dhe Arbërve, osmanët shkatërruan Arbërinë dhe Epirin me themel, duke vrarë, larguar, konvertuar, përdhunuar, dhe duke rrëmbyer e martuar me femrat e Arbërisë dhe Epirit për të lindur individë trima për ti përdorur për të luftuar për Perandorinë Osmane. Aq sa dhe Sulltan Selimi djali i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm u martua me Sofinë një vajze Arbër&Epirote nga një fshat i Mirditës të cilën e kishin rrëmbyer.

Për kuptuar më mirë këtë hata dhe tragjedi që i ra kombit Arbër& Epirot pas kësaj lufte të gjatë që u mbyll me pushtimin Osman pas rënies së Shkodrës 10 vite pas vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, mund të përmëndim edhe dy nga shkaqet:

-Gjergj Kastrioti -Skënderbeu vazhdoi luftën pa kompromis deri në vdekjen e tij për arësye se ishte I detyruar të luftonte për shkak të ndihmave që mori nga Papati dhe Mbretëria e Napolit,

-Gjergj Kastrioti -Skënderbeu nuk pranoi vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane ashtu siç e pranuan Serbia, Rumania, dhe Moldavia (Besarabia) dhe principata të tjera në këmbim të ruajtjes së pronave dhe të religjionit të krishterë, pikërisht për arësye se do të prishej Besëlidhja e miratuar në Lezhë,

- Gjergj Kastrioti Skënderbeu vazhdoi luftën e pabarabartë kundër Perandorisë osmane, për shkak të ndjenjës së krenarisë dhe dëshirës për të mos patur njeri mbi kokë ashtu si e kishte patur I gjithë fisi Epirot dhe Arbëror, krenarinë dhe dëshirën për të drejtuar.

Kjo sipas Testamentit të Vjetër (Proverbat 16.5) është një nga mëkatet e dënueshme nga Zoti: `Kushdo që ka zemër krenare është i neveritshëm për Zotin; të jeni të sigurt se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar`` (30). Këto arësye shaktuan mjerimin e fisit Epirot dhe Arbëror.

Për të përshkruar ndryshimin e madh që ndodhi në travat e Arbërisë dhe të Epirit që sot quhet Shqipëri nuk mund të mos flasim për vdekjen e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse pas vdekjes së tij Arbëria dhe Epiri pësuan dëmtimin më të madh të të gjitha kohërave ku u ndryshuan shumë gjëra, midis të cilave u fsheh edhe një pjesë e historisë së popullsisë të cilën po përpiqem nëpërmjet analizës së fakteve dhe të literaturës të hedh dritë për të sqaruar boshllëqethistorike (31,32).

Sipas librit të Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu“, kupton se si pasi osmanet pushtuan Lezhën me 19 shtator 1478. Sipas Marin Barletit: “Gjergj Kastrioti u varros në qytetin e Lezhës, në kishën e madhe të Shën Kollit me 17 janar 1468. Ceremonia e varrimit të tij, sipas zakonit të të parëve, u bë me një madhështi të paparë

Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakoneve të vendit, nga të gjithë princat dhe kapedanët…..” .

“Kur dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lek Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e me zë të mbytur tha, duke çkulur mjekrrën dhe flokët; “mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror. Sot u bënë cop dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet dhe pushtetet tanë; sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jonë”( Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu) (5).

Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

Sipas Barletit, “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”. Kur osmanet gjetne varrin e Skenderbeut ne Kishen e Shen Nikolles ata e hapen dhe i moren kockat si hajmali duke besuar qe nga ato do te beheshin trima. http://ëëë.eupedia.com/forum/threads/26169-Berbers-and-Albanians-E-haplogroup-and-linguistic-similarity/page2).

Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij ”Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….

E vetmja e dhene per varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut.

Por sot ka te dhëna se eshtrat janë çvendosur disa kohë më vonë nga Kisha e Shën Kollit atëhere Kishë katolike por meqënëse kishte qënë dhe Kishë orthodokse para venedikasve kishte sipas Spanduçit edhe varrezë orthodokse.

Po kështu, edhe abati francez duke cituar Barletin thotë: “Kockat e tij të futura nën dhe u prehën në paqe gjer ditën kur në Epir erdhi Mehmeti II, katër vite më pas turqit të cilët pushtuan qytetin e Lezhës, kërkuan të etur trupin e Skënderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu që dikur me ti dëgjuar emrin merrnin arratinë, tani i rrëmbenin si diçka të shenjtë. Ata vërsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai që i prekte e akoma më shumë, ai që i varte ato si hajmali, pra si diçka përrallore…….”. (abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”) (10,11).

Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami).

Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit. Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.

Shkaqet se përse Gjergj Kastrioti u varros në Lezhë dhe jo në Krujë janë të paqarta, por ka shumë mundësi që ato duhet të kenë shkuar në Krujë dhe më vonë në Hilandar në vëndin ku preheshin eshtrat e të jatit Gjon Kastriotit varrosur aty më 2 maj 1437- apo Gjon Dibranit, eshtrat e të vëllait Reposh varrosur më 25 korrik 1431 i cili ka lënë një dorëshkrim të shkruar me gërma greqishte por me fjalë shqip. Nuk është gjëndur akoma dorëshkrimi por mendohet se ruhet në një nga bibliotekat e Hilandarit apo të Manastirit të afërt me të.

Mbi varrin e Reposh Kastriotit shkruhej : `Reposh Castriotum-Dux illyricum 6939 ` (Prestavi se rab’ božii Repoš’, douks’ ilirskii, 6939).

Dihet se Gjon Kastrioti bleu token ne Hilandar duke i dhuruar dy fshatra te Pollogut: Radostusha dhe Trebinjen. Per here te pare emri i Gjergj Kastriotit permendet ne dy dokumenta akt shitjeje: e vitit 1426 dhe 1430, kur ai dhe familja e tij bene Kullen e Shen Gjergjit dhe pronen pereth afer Manastirit Orthodoks serb –Hilandar ne Malin Athos; ne shkembim Gjon Kastrioti dhuroi dy fshtara pronë e familjes: Radostush dhe Trebisht. Neneshkrimi eshte i Gjon Kastriotit dhe igumenit Anastas.(https://en.ëikipedia.org/ëiki/Talk%3ASkanderbeg/Archive_4).

Murgjit e manastirit Hilandar te Malit te Shenjte, zoterojne nje te dhene te vitit 1421-1422, ku Ivan (Gjon) Kastrioti me katër bijte e tij i dhurojne fshatrat Radostine edhe Trebishtë- Manastirit Hilandar. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, permenden ne nje perkujtimore serbe-ortodokse.

Sipas tradites te shek.16 “Reposhi, i vellai i Skenderbeut, çonte nje jetë te shenjte”, edhe shkoi ne Malin Sinai? (sinonim për Malin Athos që në fakt është në shqip- At-os e prapashtese byzantine-greke) –pra Mali i Shenjte Athos) ku edhe vdiq si murg…

Firmat jane te tre vellezerve: Gjergj, Reposh dhe Kostandin. Emri i Stanishës nuk është sepse ai ishte konvertuar ne Islam dhe ishte martuar me nje turkeshë sipas te dhënave.

Kockat e tij të futura nën dhe u prehën në paqe gjer ditën kur në Epir erdhi Mehmeti II, katër vite më pas turqit të cilët pushtuan qytetin e Lezhës, kërkuan të etur trupin e Skënderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu që dikur me ti dëgjuar emrin merrnin arratinë, tani i rrëmbenin si diçka të shenjtë. Ata vërsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai që i prekte e akoma më shumë, ai që i varte ato si hajmali, pra si diçka përrallore…….”.

(abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)

Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.

Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit. Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Sulltan Sulejmani krahas ngritjes së xhamisë Selimije lejoi të ndërtohet edhe Kisha e re e Shën Kollit

Përse lindën dyshimet se eshtrat e Skënderbeut nuk ishin aty në varrezat e Katedrales së Shën Kollit?

Dihet që Lezha u pushtua në vitin 1478 sipas të dhënave të historinaëve europianë por dhe atyre osmane si këta më poshtë.

1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve)”;…

2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed(Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)”;…

3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520);Hest Bihist(Tete Parajsat)”;….

4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i osman(Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;…..

5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih(Kurora e Historive)”;…..

6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar(Berthama e lajmeve)”;…

7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”…

8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);…

(https://blogg1444.ëordpress.com/2017/04/10/pushtimi-i-keshtjelles-dhe-qytetit-te-lezhes-nga-kasapi-i-arberise-sulltan-mehmeti-i-ii-te-fatih-ne-vitin-1478/)

Asnjëri nga këta nuk përmënd hapjen e varrit të Gjergj Kastriotit. Megjithse disa historianë thonë se varri u hap pas dy vitesh nga osmanët më 1480.

Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit.

Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580. Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi. Po të shihet me kujdes duket se Mauzoleumi është jashtë Kalasë?!

Dyshimet lindin sepse:

Kisha e Shën Kollit Lezhë duhet të ketë qënë brënda Kalasë së Lezhës dhe jo jashtë.

Varrezat e Kalasë së Lisus janë jashtë kishës së Shën Kollit pra jashtë Kalasë e për pasojë familjarët e Heroit Kombëtar nuk duhet ta kenë lënë varrin jashtë Kalasë.

Studiuesi Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968–turqit nuk e kane cvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete. 47 vjet pas vdekjes se Autorit u botua libri i tij “Mitologjia Skënderbejane“ (88) .

Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq Ibn Kemali, Hoxha Sadedini, Idris Bitlisi, Tursuni, të cilët përshkruajne hollesisht pushtimin e Lezhës me 1478, nuk e përmendin çvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit. Dëshmitë e tyre në librin “lufta shqiptaro-turke ne shek XV“, Tiranë 1968.

(Por çthonë burimet osmane në këtë rast. Reth kësaj temë kemi dëshmitë e disa autorëve si ato të Ibn Kemalit, Hoxha Sadedinit, Idris Bitlisi, Tursuni, etj (Lufta Shqiptaro Turke në shekullin XV. Burime Osmane. Tiranë 1968). Dëshmitë e tyre konsistojnë me braktisjen e qytetit të Lezhës nga Venediku dhe banorët gjatë fushatës turke të vitit 1479 për pushtimin e Shkodrës. Ja seç thotë midis të tjerave Ibn Kemali në librin e shtatë të veprës së tij Historitë e Dinastisë Osmane, shkëputur nga vëllimi i mësipërm. “Kur ushtira ngadhënjimtare u vendos plot madhështi rrëzë mureve dhe kur zgjati dorën drejt fustanit të fitores, atëherë të pabindurve të Leshit (Lezhës), u iku gjaku nga nga frika, fytyrat e tyre mbetën të thata sin ë afreskat e kishave…më në fund ata panë se krahinat përreth u pushtuan nga ushtria vërshuese si Nili dhe e rrëmbyeshme si përrenjtë e maleve dhe se kështjella e tyre mbeti si ishull brenda këtij deti që përmbyt botën (Lufta Shqiptaro Turke në Shekullin e XV. Burime Osmane. Tiranë 1968. Fq 223-226). (8,9)

Kështu, mund të themi se si, zotër feudalë Kastriotët janë varrosur brenda kishave për të cilat janë kujdesur ose kanë patur lidhje me to.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me motrën e Skënderbeut Marën, të shoqen e tij Donikën, si dhe djalin e tij Gjonin. Gjerësisht me këtë problem është marrë Prof. Valter Shtylla, i cili tek shkrimi i tij “Familja e Kastriotëve. Monumentet Flasin”, botuar në dt 6. 12. 2008 në Gazetën Standard, thekson se, Donika e shoqja e Skënderbeut mund të jetë varrosur në portikun e manastirit mbretëror të San Trinidadit në Valencia të Spanjës. Gjithashtu në Napoli, në portikun e kishës së Santa Maria la Nova, është varrosur nipi i Skënderbeut, Kostandini, djali i të birit të tij, Gjonit. Po kështu, Mara, e motra e heroit, e martuar me princin e Malit të Zi, Stefan Cernojeviçin, është varrosur brenda kishës së Shën Marisë, në manastirin-mauzole të Cërnojeviçëve që ndodhet në ishullin e Komit, në liqenin e Shkodrës.

Gjithashtu edhe një nga gojëdhanat që qarkullon edhe sot në vend origjinën e Kastriotëve, në Mat, flet se e Vojsava, e ëma e Heroit, është varrosur në kishën e Shtjefnit (Shën Stefanit). E publikuar nga Dilaver Kurti ajo klasifikohet ndër burimet e rëndësishme gojore për familjen e Kastriotëve (Dilaver Kurti. Trashëgime Iliro-Arbërore. DeaS. Tiranë 1999. Fq 312).

Gjatë sulmeve mbi Lezhën të viteve 1478 dhe 1501 turqit e dogjën kishën Katedrale të Shën Kollit. Në vitin 1580 karakatina e kishës që konsiderohej nga vendasit si vend i shenjtë u shndërrua nga pushtuesit në xhami me emrin “Selime”. Farlati na citon kardinalin Alciati, i cili thekson në shënimet e tij se kisha ekzistonte deri në vitin 1575 (Daniele Farlati, Ilyricum Sacrum, VII f 323). Një dëshmi tjetër na pohon se turqit prishën edhe varrezat e dikurshme të kishës duke i hedhur eshtrat e varreve në lumin Drin që ndodhej aty pranë (Harvat Glasnik XXI, Dok 83). Pra, ajo që thuhet se turqit u përpoqën të zhduknin plotësisht kujtimin e Skënderbeut mund të jetë e vërtetë. Ndërkohë që peshkopi i Lezhës B. Orsini, thekson në vitin 1628, se turqit 40 vjet më parë, diku në vitin 1580 vunë dorë mbi kishën duke e shdërruar atë në xhami, por shpejt hoqën dorë sepse tre hoxhallarë kishin rënë nga minarja dhe kishin vdekur (I. Zamputi. Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme, në shekullin e XVII, Vëll I, 1610-1634. Tiranë 1963. Fq 401). Këtu bëhet fjalë për kishën e shën Kollit apo Kishën e Madhe, siç e quan Barleti, e cila u shdërrua në xhaminë e mëvonshme Selimie.

Në majë të kodrës është një xhami, dhe legjenda thotë se këtu, nën rrënojat e një kishe të krishterë, prehen eshtrat e Skënderbeut (Eduard Lear Në Shqipëri. Ditar udhëtimesh 1848-1849. Tirane 2008. Plejad. Fq. 97).(https://ëëë.kultplus.com/trashegimia/misteri-varrit-te-skenderbeut-si-qendron-e-verteta/)

Familja Kastrioti duke qënë një famlije princërore e cila kishte varrezën e saj ka shumë mundësi që ta ketë dërguar eshtrat e Heroit Kombëtar në Hilandar ose të paktën diku në Krujë në fillim dhe pastaj në Hilandar.

Egziston një Gravurë e vitit 1908 e cila gjëndet në Bibliotekën e Neë Yorkut e cila tregon disa shqiptarë që falen tek varri i Heroit tonë Kombëtar i cili gjëndet në një Teqe (shih foton më poshtë). Ka ngjashmëri midis asaj Teqeje e cila nuk dihet ku gjëndet këtu në Shqipëri, me Teqenë `Dollma` të Krujës. Dihet se Familja Kastrioti nuk mund të linte eshtrat e Gjergj Kastriotit në një varr jashtë Kalasësë Lezhës, duke e ditur gjëndjen e rëndë të mizorive osmanenë trevat e Arbërisë dhe Epirit por edhe se nga ana etike dhe morale, nuk mund të linte eshtrat e Heroit kombatar në vënde të pasigurta (83).

Duke patur këto dyshime mendoj se dëshmia e Barletit se eshtrat e Heroit Kombëtar u përdorën nga osmanët si hajmali pasi hapën varrin nuk është e vërtetë, por ka shumë mundësi të jenë dërguar në dy vënde: ose janë dërguar në Hilandar aty ku st gjëndet Pirgu Arbanas (Arbanski Pirg), nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).

Mendohet se Familja Kastrioti para se të largohej për në Pulja e më vonë për në Napoli pas vdekejes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu në 17 janar 1468, i ka çvarrosur eshtrat e Heroit, dhe i ka dërguar në Manastirin e Hilandarit ku dhe e kanë varrosur fshehurazi aty në mënyrë që të mos e gjenin osmanët. Kjo vërtetohet indirekt nga historiania Danica Petroviç tek libri i saj ku thotë për Pirgun Arabanas ose sicc quhet ndryshe Kulla e Shën Gjergjit se: ``Megjithatë, ka shumë të ngjarë që një laik i shquar të jetë varrosur në varr përgjatë murit perëndimor të narteksit, siç ishte rasti me të tjerët`` (Danica Popovic, Funeral and tombs in the middle ages- (https://ëëë.academia.edu/32008152/Hilandar_Monastery,- Funerals_and_Tombs_in_the_Middle_Ages), f.214.

Një hipotezë tjetër interesante por për tu vërtetuar është edhe ideja se eshtrat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut janë transferuar në Manastirin e Hilandarit dhe mund të jenë varrosur aty ku është varri i Stefan Dushanit, por zjarri i shkaktuar në vitin 2004 në Manastirin e Hilandarit ka penguar vërtetimin ( shiko shënimet në referencën -84).

Kjo pohohet nga një informacion që vjen nga Maqedonia e veriut në vitin 2004 që thotë:``Testi ADN/DNA i mbetjeve në varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastrioteve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen. Djegja ishte menyra e vetme.

Hyllenderi u dogj së pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe guret e varrit te Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnikë `Serb` nga Shqiperia, përkatesisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastriot (ic), i njohur me shumë si Skenderbeu. Dicka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?``

Stema në të majtë të epitafit të mësipërm të Stefan Dushanit është ajo e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Ne Hilandar brenda kishave e godinave si dhe jasht saj ekzistojne shume varre te fshehta e te dyfishta, pos ketyre eshte edhe nje hapesire e quajtur "kripta", ku ndodhen rreth 100 kafka njerzish te panjohur. Me sa me kujtohet, varri i Gjon Kastriotit gjindej jasht, ne obor, ne afersi te godines forme verande mbase edhe ne brendesi te saj sepse e kam te mjegullt tani. (Ajo godinez mos gabofsha i ka shpetuar zjarrit); (05-12-2006, 22:30#56, Baptist Baptist nuk është në linjë; Restaurator Orbis; https://ëëë.forumishqiptar.com/threads/75293-Ku-gjindet-Kulla-e-Oroshit-te-Kanunit gjitheshqiptar/page3 ).

Interesant është fakti që dhe djali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu Gjoni, është varrosur në Manastirin e Hilandarit (djali i Skenderbeut është varrosur në Manastrin I Hilandarit 240px-Castrioti%2C_by_Angelo_Maria_da_Bologni%2C_1715, Angelo Maria da Bologni (1715) –(https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit).

Informacion tjetër I rëndësishëm që indirekt vërteton se Heroi ynë Kombëtar është varrosur në Manastirin e Hilandarit diku afër Pirgut Arbanas, është se disa princër rumunë nga Vllahia kanë paguar për të mirëmbajtur Pirgun Arbanas deri nga vitet 1700.

Aty thuhet: `` John Castriot dhe djali i tij i ri Repos u varrosën në Hilandar dhe u varrosën në katolikonin e Hilandarit pas pensionimit të tyre. Pas daljes në pension të murgjve të Kastriotit, kontrata u kthye në Manastirin Hilandar me mareveshje. Pirgu Arbanas patën mbrojtjen dhe ndihmën e Dukës së Vllahisë në shekullin e 16-të. Kështu, Duka Radul i Afumati ngriti gjithashtu një qeli ose kishë të Shën Nikollës në rrethin e kësaj pirge. Kjo pirg kishte familjet e veta të cilave ai i përkiste. Tipin Jeruzalem ata qeverisnin. Në fund të shekullit të 17-të, një Petronia e vjetër që banonte në këtë Pirg ishte përgjegjëse për lidhjen e më shumë librave. Në gdhendjen e bakrit 1757, ky Pirg përshkruhet si një kala e organizuar mirë me një mur mbrojtës që rrethon skelën dhe disa ndërtesa ngjitur me të`` (http://ëëë.hilandar.info/strana_sr.php?strana_id=104; Za detalje sadržaja i upite pišite na email: [email protected]. Zakon o autorskom i srodnim pravima 2009,2011,2012.)// dec.2013).

Sipas Jusuf Buxhovit dhe Agim Vinca, ``Disa burime i referohen dokumenteve dhe një pjese të thesarit të familjes Kastrioti që iu besua manastirit ortodoks serb në Hilandar. Asnjë nga burimet,megjithatë, nuk kanë mundur të identifikojnë përmbajtjen e dokumenteve që Kisha Ortodokse Serbe ka dhënë.

Pra, ngrihet një mister duke vendosur një vulë të përhershme mbi sendet, të cilat mund të mos i zbulohen publikisht. Që dokumentet mund të kenë rëndësi të madhe historike, kjo sugjerohet nga botimi i Akademisë Serbe të Shkencave për thesarin e ruajtur në Hilandar që Akademia ka lënë jashtë një përshkrimi të asaj që përmbajnë dokumentet e familjes Kastrioti``(Agim Vinca - Jusuf Buxhovijusufbuxhovi.com › ngarkime › 2020/12 › kosova-2PDF, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (edhe George Castriota Scanderbeg, Alb.: Skënderbeu). Shqiptarët nuk u bashkuan me osmanët, edhe pas nënshtrimit të dhunshëm që ... me të tjera);

(Jusuf Buxhovi (https://jusufbuxhovi.com/ëp-content/uploads/2020/12/kosova-2.pdf), Kosova, Volume 2, The Ottoman Empire, Jalifat publishing, Houston USA, 2013, f. 56) (29).

Nga autorë serbe konfirmohet pagesa për mirëmbajtjen e Pirgut të Hilandarit nga Princër rumunë si më poshtë: ``Tashmë Duka i Vllahut Vlad Kaludjer Hilandar në 1488 dhe 1492 caktoi të ardhura vjetore prej 5000 aspirash. Shtë në tre goditje, 1497, 1498 dhe 1500, konfirmuar edhe nga djali i tij Radu I Madh, i cili dhuroi 2,000 aspekte në veçanti për Pirgun Arbanasi në 1501. Pirg dhe manastiri vazhduan dhe manastiri e shijuan dashurinë dhe më pas nga sundimtarët vllehë vazhduan të marrin ndihmën vjetore. Eshtë konfirmuar për herë të parë në 1510 nga Duka Vlad, Djali i ri, i dytë i Vlad Kaludjer, që arrin në 5,000 aspri, dhe Duka i Neagoje Basarab e rriti atë me rastin shenjtërimit te kishës në manastirin e Curtea de Arges në gusht 1517 deri 7000 aspers.

Në të njëjtën kohë, në 1510, ishte edhe Vlad Young Dhuroi per Pirgun Arbanasi 5,000 aspers, dhe në 1512 Negoje Basaraba së pari i dha 1.000 dhe pastaj, në të njëjtin vit, sa më shumë që 10,000 aspirata.

Në 1525 ai ndihmoi edhe Radin Afumaci, djali i tretë i Radulit të Madh, i cili i dha 1,200 Arbanasi Pirgos dhe Abatit të Makararit 1.000 aspers, pastaj përsëri tek Pirgu Arbanassi 1,200 I Makari edhe 1 000 aspekte. Më në fund, i njëjti sundimtar ishte në 1528. Ai dhuroi 3000 aspers për Pirgun Arbanasi. Për pyetjen e cila ne jemi drejtpërdrejt të interesuar për faktin se qeliza e shenjtë e Tre Shenjtorëve Radu Afumaci 1528/9. ndihma e përcaktuar vjetore prej 3,000 asprash ( Bojović, op. cit., 397; Fotik, Sveta Gora, 271).

Duka Vlad është i mbytur 1530/1. Hilandar konfirmoi 10,000 aspri dhe 800 aspra për spitale me të, ndërsa Vlad Vintila kishte një vakt vjetor nga 3,000 aspirë të shpërndara 1532 Nga ana e tyre, ata janë Chilandar të ndihmuar nga mjeshtërit moldavë, së pari Petar Raresh, e cila në 1533 i konfirmoi atij një të ardhur vjetore prej 3,000 aspirash. Ai vazhdoi ta mbështeste manastirin me para Gjykata e vllehëve - 1534. Duka Vlad Vintil dhuroi shumen vjetore prej 10,000 vet manastirit dhe një shumë e veçantë nga 800 aspra spitaleve. Qysh në vitin 1536, Radu Paisius gjithashtu konfirmoi për Arbanasi Pirgus një të ardhur prej 3000 aspirash. Nuk ka qelizë në Karea, qe nuk morën ndihmë të vazhdueshme: Radu Paisius Në 1536, konfirmoi shumën vjetore prej 3,000 aspri per emisarët e Shën Savës

(Inscriptiones monasterii chilandarici``, tomus primus saeculorum xiv–xvii , Gojko Subotić, Bojan Miljković, Nikola Dudić, r e c e n s u i t Mirjana Živojinović , Belgradi mmxix, Beograd 2019, Varri i Reposhit, (f. 25-29, f. 37, f. 79, f. 125).

M. Živojinović, (V. Actes Balcanica XXXVII) shkruhet se: ``referencat që gjejmë në aktet kushtuar atyre janë të një shtrirjeje më të përgjithshme: “carët dhe princat e bekuar të dikurshëm”, pa përmendur emrat e themeluesve, përveç akti i Neagoe Basarab duke iu referuar Vlad Murgut dhe Radulit të Madh, gjë që mund të vërtetojë vetëm faktin se marrëdhëniet e Çilandarit dhe vartësive të tij, Kullës Shqiptare në këtë rast, datojnë që në kohën e Vlad Murgut. Nëse vërtet Basarab i Riu do të kishte qenë ktitori (themeluesi ai që jep paratë për ndërtim ose mirëmbajtje) i Kullës Shqiptare, në kohën e tij, ai do të përmendej me emër si i tillë, dhe jo vetëm si babai i dhuruesit. Dendësia e dokumentacionit të Arkivit të Çilandarit, në veçanti ai që ka të bëjë kryesisht me princat e Vllahisë, ngre pyetjen e motivimit të këtyre princërve në lidhje me këtë praktikë bamirëse dhe liturgjike në shkallë gati dy shekullore. Këtë rol tani do ta marrin princat e vendeve Vllahe, Moldavisë dhe Vllahisë. Si vasalë të Portës osmane, princat rumunë ishin të vetmit në gjendje të siguronin detyrën e muteveliut, si mbrojtës dhe ktatorë të komuniteteve të mëdha hagiorite të përkëdhelur më parë nga perandorët bizantinë, si dhe nga sovranët e tjerë të vendeve ballkanike. Aq më tepër që këto institucione bamirëse në formën e ktitoratëve kishin një funksion jashtëzakonisht politiko-fetar në drejtim të legjitimimit të pushtetit princëror. (14,15). Princat rumunë siguruan në këtë rast protektoratin e tyre mbi manastiret e Malit Athos midis shekujve 15 dhe 17, një periudhë kritike e cila pa zhdukjen e shteteve ballkanike dhe shfaqjen e Rusisë si mbrojtëse e kishave dhe manastireve të Ballkanit. Një themel dinastik serb që nga fundi i shekullit të 12-të, manastiri i Çilandarit do të përfitonte nga ndihma dhe mbrojtja veçanërisht e kujdesshme nga princat rumunë, veçanërisht ata të Vllahisë, nga fundi i shekullit të 15-të deri në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. shekulli. Sa i përket origjinës së patronazhit rumun në këtë vend lutjeje dhe meditimi, dhuruesi i parë Vllahian për Pirgun Arbanas, mund të ketë qenë Basarab Tepelus `` (22,23,).

Po aty sipas Mirjana Zhivojonovic : ``Këtë maj, Jovan Kastrioti ndërroi jetë, sipas urdhrave, thotë Joakimi murgu). djali Repoš dhe ndoshta ai vetë, që të mund të tërhiqej atje, si princat dhe zotërinjtë e tjerë të mëdhenj që kishin zgjedhur izolimin monastik në Malin e Shenjtë. Fakti është se marrja e një pensioni të përjetshëm në këtë formë adelphata përfshinte edhe të drejtën e një shërbimi fetar në favor të abonentëve të këtij angazhimi. Kjo do të shpjegonte kujtesën laike të zotërve shqiptarë në formën e emrit që i është vënë vetmisë, Kulla Shqiptare. Krahas atij të Shën Gjergjit, termi Saint Nicolas shfaqet në dokumentin (83). Është e mundur që aty të jetë ndërtuar një kishë tjetër nga dhuruesi princëror Valachian, gjë që do të shpjegonte faktin se ai e cakton veten në aktin e dhuruesit si "ktitor i ri, mbrojtës dhe rinovues" i vetmisë.

Në një emër vaqif (83 dhe fotot), në vend të pirgut, ka vetëm një vresht. A mund të ketë qenë tashmë në rrënoja? Sido që të jetë, në shekullin e 18-të gjejmë vetmitarin (Arbana{ùki pirg¢) në një litografi të Hilandarit me ndërtesat e tij ndihmëse, të ekzekutuar në Moskë (83). Kulla Shqiptare përfaqësohet aty me kishën e saj, kullën e saj të fortifikuar, ndërtesat ngjitur dhe murin rrethues. Dhe njëfarë Papa Petronije, haxhi dhe anëtar i Çilandarit, është një murg që banon. në Kullën Shqiptare, së cilës i dhuroi një libër, ndërkohë që pagoi riparimin e një vëllimi tjetër. Ai kishte bërë tashmë një donacion në për riparimin e vetmisë fqinje të Trinisë së Shenjtë, ashtu siç ishte në origjinën e ndërtimit të paraklizit të Shën Nikollës në Çilandar`` (25, 26).

Së fundmi, mund të nxjerrësh një konkluzion se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu mund të jetë ri-varrosur në Manastirin e Hilandarit diku afër Pirgut Arbanas fshehurazi. Prnia e Princërve vllehë -rumunë dhe moldavë në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj Pirgut Arbanas mund të spjegohet hipotetikisht me amanetin nga ana e Donika Kastriotit për ta mbajtur të fshehtë vëndin e varrimit por edhe për tu kujdesur për varret e Familjes Kastrioti në Pirgun Arbanas (23.24).

Përse princët vllehë rumunë dhe moldavë?

Kjo mund të jetë se një varg princër arbër&epirotë që u larguan nga Arbëria dhe Epiri drejtuan për një farë kohe Principatat e Moldavisë dhe Rumanisë si në Moldavi një shqiptar, Vasile Lupu, u bë princ në vitin 1634, porse edhe bashkësi shqiptare brenda principatave danubiane u shënua për të parën herë në Vllahi, gjatë sundimit të princ Mihalit II (28), dhe George Gjika Princ i Vllahisë në vitet 1659-1678 (29).

Ka të dhëna se Kulla e Shën Gjergjit ose siç quhej ndryshe Pirgu Arabanas se ``kjo Kullë iu kthye manastirit në fund të shekullit të 15-të, ndoshta në vitin 1468, pas vdekjes së të gjithë përfituesve të adelfatonit. Në periudhën vijuese, aty u vendos një komunitet murgjish - me sa duket i organizuar sipas standardeve të një Skete (një vendbanim murgjsh ortodoksë lindorë që banojnë në një grup vilash të vogla rreth një kishe dhe të varura nga një manastir prind.)- i cili arriti të marrë për disa dekada, të paktën deri në vitin 1528, donacione të pasura nga sundimtarët e Vllahisë`` (Albanian toëer - Greek Castles (kastra.eu) Hilandar Monastery, Athos).

Sipas studiuesit Kostandin Luci, arësyet se përse princërit vllehë ishin interesuar për të mirëmbajtur Pirgun Arbanas (ose Kulla e Shën Gjergjit), ka shumë mundësit të jetë nga shkaku I miqësisë së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Princin e Ëllahisë Vlad Tepeshi, sepse ishin organizuar nën `Urdhërin e Dragoit`, një Urdhrër që kishte si mbrojtës Shën Gjergjin.

Në fakt një rol pati bashkëshortja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Andronika (Donika Kastrioti), e cila ndihmoi për të dërguar vajzën e Vlad Tepeshit në Napoli.

Dihet se Vlad 3 ose I njohur dhe si Vlad Drakula ( 1428-1477) mendohet se ka pasur dhe nje vajze e cila njihej me emrin Maria,e cila pas vdekjes se tij, ju dha ne kujdestari të vesë së Gjergj Kastriotit - Donika Kastriotit.

Nje nga arsyet pse Maria (e cila mund te kete qene dhe nje vajze e jashteligjshme e Vladit 3) ju dha në kujdestari Donika Kastriotit është dhe fakti që Vladi, ashtu si vetë Gjergj Kastrioti kanë qënë të dy anetarë të Urdhërit te Dragoit.

Pas largimit nga Arbëria dhe vendosjes në mbretërinë e Napolit,së bashku me djalin e saj,Gjonin, ajo kishte me vete dhe nje vajzë e cila ishte 7 vjeçe,që njihej me emrin Maria Balsa,që edhe pse në fillim u prezantua si mbesa e saj, në fakt ajo ishte vajza e Vladit 3. (Balsa është shkurtimi i mbiemrit Basarab). Kjo vajzë me ermin Maria,do merrej në kujdestari edhe nga mbreti Ferdinandi 1 i Napolit, i cili do e martonte më pas me nipin e tij,që quhej Xhakomo Alfonso Ferrilo.

Vetë stema e kësaj familje (Ferrilos) ishte e përbëre nga një dragua me krahë të lakuriqit të natës. Pra,kjo na çon në konkluzionin se dhe vetë varri I Vlad Drakulës mund të ndodhet në Napoli,në kishen e Shën Marisë (Santa Maria Nova) sic njihet nga banorët vendas.

Një nga arsyet që të çon në këtë konkluzion është dhe fakti që vetë Maria mund të ketë marrë eshtrat me vete dhe ti ketë vendosur në këtë kishë,pasi sot vendi I prehjes së Vlad Drakulës është ende një mister edhe pas kërkimit të eshtrave të Vladit 3 ne vitin 1930 në manastirin e Komanes,në afërsi te Bukureshtit (87).

Ky fakt do të spjegonte më së miri ndihmën për gati një shekull të fisnikëve ëllehë në mirëmbajtjen e `Pirgut Arbanas` në Manastirin e Hilandarit, ku mendohet të jetë rivarosur Heroi

Kombëtar pasi ishte çvarrosur fshehurazi nga e shoqja Donika Kastrioti pas vdekjes se Heroit në 17 janar 1468.

Referencat

30. The Holy Bible, Berean Study Bible, BSB Copyright © 2016, 2020 by Bible Hub, All Rights Reserved Ëorldëide.

31. Beduli, dh.: disa të dhëna lidhur me periudhën e skënderbeut nga një vepër agjiografike e shek. xvi, në "konferenca e dytë e studimeve albanologjike", tiranë 1968 .

32. Beduli, dh.: disa të dhëna lidhur me periudhën e skënderbeut nga një vepër agjiografike orthodhokse e shek. xvi, 87. Kostandin Luci: `Andronika Kastrioti dhe vajza e Vlad 3 Drakula`.

Marin Barleti: Historia e Skenderbeut Princit te Epiroteve, viti 2005, ribotim , f.200-344,

Lufta Shqiptaro Turke në Shekullin e XV. Burime Osmane. Tiranë 1968. Fq 223-226,

11.(http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Shqip%C3%ABria_n%C3%ABn_sundimin_osman#Ndarja_administrative_.28shek._XVI-XVII.29).

Hierocles (Synecdemus, 655, XVI, 7),

K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli, Korçë 2001. Fq 157

http://ëëë.forumikatolik.net/shoëthread.php?t=12738

(http://ëëë.shkoder.net/al/klementi.htm).

K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).

23. Jusuf Buxhovi (https://jusufbuxhovi.com/ëp-content/uploads/2020/12/kosova-2.pdf),

Kosova, Volume 2, The Ottoman Empire, Jalifat publishing, Houston USA, 2013, f. 56).

Sturdza, Alexandru A. C. (1904). La terre et la race roumaines depuis leurs origines jusqu'à

(https://blogg1444.ëordpress.com/2017/04/10/pushtimi-i-keshtjelles-dhe-qytetit-te-lezhes

-nga-kasapi-i-arberise-sulltan-mehmeti-i-ii-te-fatih-ne-vitin-1478/)

K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).

23. Jusuf Buxhovi (https://jusufbuxhovi.com/ëp-content/uploads/2020/12/kosova-2.pdf),

Kosova, Volume 2, The Ottoman Empire, Jalifat publishing, Houston USA, 2013, f. 56).

24. Bosko Bojovic, Balcanica 2006 Volume, Issue 37, Pages: 81 87

25. ``Inscriptiones monasterii chilandarici``, tomus primus saeculorum xiv–xvii , Gojko Subotić,

Bojan Miljković, Nikola Dudić, r e c e n s u i t Mirjana Živojinović , Belgradi MMXIX Beograd 2019, Varri i Reposhit, (f. 25-29, f. 37, f. 79, f. 125).

M. Živojinović, (V. Actes Balcanica XXXVII)

George Grigore, "Muslims in Romania" Arkivuar 26 shtator 2007 tek Ëayback Machine,

in International Institute for the Study of Islam in the Modern Ëorld (ISIM) Neësletter 3 July 1999, p.34; retrieved July 16, 2007

Sturdza, Alexandru A. C. (1904). La terre et la race roumaines depuis leurs origines jusqu'à

nos jours. L. Laveur. p. 718. musat moldavie albanie.

88. Dhosi Liperi `Mitologjia Skënderbejane`, f. 235-270, Tirane. viti 1990 (ribotuar

Gravura e vitit 1908 e cila tregon banorë që falen përpara varrit (e supozuar?) të Skënderbeut në një Teqe që i ngjan Teqesë Dollma në Krujë.. Gravuara gjëndet në Biblitekën e New Yorkut.

Krahasoni këtë, vulën e Skenderbeut ne foto, me ate simbolin (e zbehte, gati te shlyer),

rrethor ne kendin e majte (lart) te godines qe quhet (pa kurrefare logjike)

"Krst Cara Dusana". E kujt eshte godina?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat