Aleksandër Xhuvani: Shqiptari që krijoi Mbretërinë egjiptiane

Historia

Aleksandër Xhuvani: Shqiptari që krijoi Mbretërinë egjiptiane

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 3 tetor 2022 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

E kisha lexuar një herë para disa vitesh dhe më kishte lënë shumë përshtypje libri i Aleksandër Xhuvanit me titull “Shqiptari që krijoi Mbretërinë Egjiptiane” ribotim i dytë më 2003 të botimit të tretë më 1999 nga HORIZONT.

Botimi i parë i këtij libri është bërë para 100 vitesh, më 1921, botimi i dytë pas njëzet vitesh, më 1941, ndërsa botimi i tretë u bë më 1999, e ky i fundit u ribotua vetëm katër vite më pas, më 2003.

Unë e kam një princip që, në librin e blerë, shënoj datën e blerjes dhe vendin, duke dhënë edhe nënshkrimin pranë këtij shënimi. Kështu, në këtë libër kisha shkruar: Ulqin, më 28. 7. 2008.

Është një libër me format të mesëm dhe ka gjithsej vetëm 72 faqe brenda kopertinave, por që shkrimtari ka thënë shumë në të.

Aleksandër Xhuvani, 1880 – 1961, është figurë e nderuar e historisë së shkollës e kulturës dhe e shkencës shqiptare, veprimtaria e të cilit nis qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Studimet e larta filologjike i kreu në Universitetin e Athinës. Dha mësim në shkollën e parë të mesme kombëtare – Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909) në të cilën punoi në periudha të ndryshme si mësues e si drejtor (1913-14, 1917-20, 1922-29, 1933-38).

Është autor i njohur tekstesh shkollore, studimesh e veprash në fushën e gjuhës shqipe, njohës i thellë i saj, i strukturës gramatikore, leksikografike, botimin e shumë fjalorëve të shqipes etj. Me studimet e tij ai ndihmoi në zbulimin dhe vlerësimin e letërsisë së vjetër e asaj arbëreshe.[1]

Libri ka dy parathënie të autorit, e para me rastin e botimit të parë, më 1921 dhe parathënia e dytë me rastin e botimit të dytë, më 1941.

Parathënia e tretë është me rastin e botimit të tretë, më 1999 të Irakli Koçollari, që është mjaft domethënëse prej 5 faqesh.

Njeriut nuk i dihet, siç thotë populli, ka raste kur nga e mira del e keqja dhe nga e keqja del e mira. Për Mehmeti Aliun po brengoseshin edhe fqinjtë e tij se çfarë do të bëhet me të pas vdekjes së prindërve të tij, mbasi nuk kishte ende as punë e as të afërm të tjerë dhe ishte i vetmi djalë i prindërve të tij, mbasi nëntë djemtë e tjerë u kishin vdekur prindërve të tij, dhe i vetmi ishte Mehmet Aliu nga vëllezërit që ishte rritur. Fjalë këto që kishin ndikuar tek ai për t’u bërë një djalë i mirë dhe me famë. Ai ishte kalitur nga punë të mëdha e rrugë të largëta, që pak i kishte rënë të çlodhej e edhe më pak të hante, por gjithsesi i qëndrueshëm në raste të vështira, dhe nuk ishte dorëzuar asnjëherë.

Mehmet Aliu talentin e vërtetë nuk e pati në tregti, me të cilën e kishte nisur veprimtarinë e tij. Franca kishte pushtuar Misirin. Turqia merret vesh me Anglinë ta largojnë Francën nga Misiri e kështu, turqisë po i duheshin njerëzit e shquar të luftës. Turqia urdhëron parësinë e Shqipërisë të mblidhte trupa e të niseshin për në Misir. Bejlerë e agallarë shqiptarë nga Pojani vendbanime tjera shqiptare u nisën për në Misir, bashkë me Çorbaxhiun të cilit i kishin kërkuar të mblidhte 300 veta. Bashkë me Çorbaxhiun ishte nisur edhe Mehmet Aliu, të cilin e kishte bindur një Sheh, se emër do të fitonte në luftë e jo në tregti. Çorbaxhiu emëron të birin zëvendës të vetin, Ali Again. Ali Agai gjatë rrugës sëmuret dhe kthehet. Tani në vend të tij Çorbaxhiu emëron Mehmet Aliun komandant të trupave të tij. Mehmet Aliu këtu tregohet trim dhe strateg i fortë ushtarak, sa arrin të hyjë në Misir, përkun dër një qëndrese të gjeneralit francez Friand me ushtrinë e tij.

Mehmet Aliu më pas me luftimet e tij merr kështjellën e Ramaniahut të gjeneralit Langrage. Kuptoi se në luftë nuk shkohet vetëm me trimëri, por edhe me dinakëri, strategji të luftës dhe bëri taktikat e tij, duke u lidhur me guvernatorë e pashallarë të Misirit. Posa kuptonte qëllimet dhe pikat e dobëta të tyre, u dilte përballë ose në ndihmë ose në luftë, si e shihte punën dhe po depërtonte lart e më lart, duke marrë edhe simpatinë e popullit të Misirit, kur sulltani nga Turqia donte ta kthente në Turqi, atë e mbronte populli i Misirit, pse ishte treguar i drejtë ndaj tyre. Në vend të largimit të tij, Mehmet Aliu arriti të largonte të gjithë përkrahësit e sulltanit, e kështu, gradualisht ai po ngrihej lart e më lart deri sa arriti të merrte detyrën e kajmekamit e cila nuk i mjaftonte. Mendja e tij punonte vazhdimisht, shkruan Xhuvani, që me t’u krijuar rasti i parë, të zinte vendin e guvernatorit e të ishte në gjendje të bënte punë të mëdha , mjerisht për Misirin e jo për Shqipërinë, vazhdon të shkruajë Xhuvani.

Kur Anglia përmes mamlykëve ishte marrë vesh të hynte në Misir, Mehmet Aliu, përmes agjenturës së njerëzve të tij, shkon e ia kallë shtëpinë kryemamlykut në Misir. Ky u binte në gjurmë të gjitha lëvizjeve e njerëzve që po përgatiteshin të hynin në luftë me të, prandaj më parë se të merrnin ndonjë aksion ata, ky i shpartallonte, duke iu dalë në pritë. Duke i asgjësuar të gjithë të tjerët, pashallarë e guvernatorë.

Mehmet Aliu arriti të bëhet vetë Pasha i Misirit. Por ky nuk ndenji asnjëherë. Vazhdimisht mendonte të zgjëronte kufinjt e Misirit, prandaj luftonte e pushtonte edhe shtete tjera për t’ia bashkangjitur Misirit.

Duke e pasur parasysh Napoleoninin e Madh, ky po mendonte se si të mbetej i qëndrueshëm, i pamposhtur nga të tjerët dhe si të zgjëronte kufirin e Misirit në të gjitha anët, duke pasur parasysh udhët tokësore që të kishte të lira.

I doli punë edhe me Vahabitët, por edhe këta i qëroi, kë e eleminoi nga jeta fare e tjerët i ndoqi nga Misiri.

Sikur Mehmet Aliu të mos i shkonte në ndihmë Sulltanit, ajo ishte në rrezik të shembej nga luftërat greke po me luftëtarë shqiptarë. Mirëpo, Sulltani kërkoi ndihmën e Mehmet Aliut e ky iu përgjigj edhe për ta mbrojtur Perandorinë Osmane edhe për të fituar simpati tek Sulltani dhe e shpëtoi atë.

Në prill të viotit 1821 hyri në luftë ushtria e Mehmet Aliut kundër Greqisë, siç thuhet, dhe e shtypi atë kryengritje greke. Kryengritjen e Moresë, vetë Mehmet Aliu e shuajti, që kjo ishte një kryengritje shqiptare kundër sulltanit. Kur flotat ushtarake turke dhe egjiptiane nën drejtimin e Ibrahim Pashës, birit të Mehmet Aliut, deshën ta pushtojnë tërësisht Greqinë, ndërhynë fuqitë e mëdha të Europës që po ndiqnin nga afër luftërat e grekëve për liri dhe europianët ndërhynë kundër forcave ushtarake egjiptiano-turke. Dhe u ndaluan të hynin flotat egjiptiane në Navarino të Greqisë nga europianët. Më pas, një ushtri franceze e udhëheaur nga gjenerali Maison erdhi dhe zbarkoi në More. Të detyruar nga presionet, Ibrahimi e Mehmet Aliu, si edhe Sulltani, hapën udhë e u larguan, duke pranuar edhe të largoheshin nga vendet e pushtuara të Greqisë, që ishin toka shqiptare.

Tani nis një luftë ruso-turke, ndaj së cilës Mehmet Aliu nuk ishte si në luftën kundër Greqisë.

Marrëdhëniet mes sulltanit dhe Mehmet Aliut u ftohën edhe kur Mehmet Aliu hyri në luftë të pushtonte Alegjerinë. Sulltani dërgoi ushtrinë e tij atje, por ajo u asgjësua nga Ibrahim Pasha, ndërsa tani do ia mësynte edhe Anadollit për ta pushtuar. ”Por Ibrahimi shkoi edhe më tej. Në 28 shkurt 1833 ushtarët e tij u futën në Izmir në emër të Mehmet Aliut. Tërë ushtria egjeptiane erdhi në Qutah dhe iu afrua Bursës. Populli i Anadollit e priti me gëzim të madh fitimtarin shqiptar. Udha për në Stamboll tani ishte e hapur dhe froni i Sulltan Mahmutit do të rrokullisej, në qoftë se Europa nuk do të ndërhynte me shpejtësi për të mos e lejuar këtë rrokullisje”.[2]

Ruajtja e tërësisë së perandorisë osmane, ishte synim i fuqive të mëdha europiane.

“I trembur nga situata e vështirë në të cilën ndodhej, Sulltan Mahmuti u hodh në prehrin e Rusisë. Pas disa kohe, disa anje ruse arritën në Bosfor dhe me12 mijë rusë zbarkuan në Stamboll. Ndërhyrja e Rusisë e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve dhe nxiti një reagim energjik nga ana e fuqiven të mëdha. Për të largur rrezikun rus, ato e këshilluan Sulltanin t’u hapte udhë kërkesave të Mehmet Aliut.[3]

Fundi, me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha të Europës, u vendos gjithçka, por ndaj tyre, pse edhe forcat luftarake ishin të përafërta, qenë marrë parasysh kërkesat e të dy palëve – të Sulltanit dhe të Mehmet Aliut për t’u ruajtur paqa në Europë.

Me këtë, lirsiht mund të themi se, Europa asnjëherë nuk ka marrë parasysh kërkesat e drejta të shqiptarëve për ruajtjen e territoreve të tyre, por pa menduar fare, ua dhanë fqinjve tanë, ndoshta edhe atëherë “për ta ruajtur paqen në Europë” siç hezitojnë edhe sot duke zgjatur bisedimet mes Kosovës e Serbisë, pse Rusia është prapa saj.

Është për t’u analizuar se, për ç’arsye Europa ndërhyri kundër pushtimit të Greqisë nga Mehemt Aliu për mbrojtjen e tokave greke, po e njëjta Europë, që nê një mënyrë ishte kundër Perandorisë Osmane, nuk lejoi Mehmet Aliun e Egjiptit ta pushtonte dhe ta rrënonte Perandorinë Osmane, për çka u ngrit kundër dhe u detyrua të tërhiqej Mehmet Aliu.

Ndërkaq, kur marrim parasysh njohejt historike të europianëve për banorët e hershëm dhe të vonshëm të gadishullit ILIRIK, më vonë Ballkanit, nuk u interesuan dhe nuk u hodhën në mbrojtjen e tokave shqiptare nga copëtimi i fqinjve të tyre, por e ndihmuan, dhe me lejen e Europës shqiptarêt u ndanë në disa shtete: Shqipëri, që po kufizohej në të gjitha anënt me shqiptarët e mbetur nën Greqi, Serbi, Mal të Zi e më vonë, u ndanë edhe shqiptarët nën të ashtuquajturën Maqedoni. Krejt ky ishte një qëllim i dobësimit të popullit shqiptar nga Europa.

Mehmeti kishte mbetur jetim, këtë e merr në adoptim një Çorbaxhiu, që ishte edhe kryetar i xhandarmërisë. Kur MEHMET Aliu e sheh të mërzitur një ditë Çorbaxhiun, i del në ndihmë, duke mbledhur dhjetë veta e të shkonte tek njerëzit që nuk po jepnin taksat shtetit. Me këta dhjetë veta, Mehmeti e nisi rrugën e tij. Ishte “gjahu” i parë i tij, dhe më nuk u ndal, ani pse ishte vetëm në moshën 18-vjeçare. Nga trimëria që tregoi, Çorbaxhiou i dha për nuse një vajzë të farefisit dhe bëri emër. Nisi të merret me tregti, të cilën po shkonte duke e zgjëruar, e kështu deri sa e krijoi Mbretërinë e Egjiptit. Mbretërinë mbas vdekjes së tij, do ta trashëgonte më i madhi nga meshkujt e familjes mbretërore e cila zgjati 150 vite prej kur ai hyri në Egjipt e deri më 1952, kur Farukun, një stërnip të Mehmet Aliut e rrëzoi Gamal Abdel Naser.

Dhe, sa herë qenë në rrezik trojet shqiptare, asnjëherë nuk dolën në ndihmë, që të mos pushtohen nga të tjerët, përkundër luftërave të zhvilluara nga shqiptarët gjithherë kur ato ishin të rrezikuara prej pushtimit të tyre nga fqinjtë.

Pra, nuk u mbrojtën tokat shqiptare nga fqinjtë, nuk u ndihmuan asnjëherë nga Europa, sa, siç është thënë edhe më përpara, pa Amerikën, do të coptohej edhe Shqipëria londineze, e cila është diku vetëm ¼ (një e katërta) apo më pak e trojeve shqiptare.

Kjo u pa më 1999 e po shihet edhe sot, se pa SHBA, Europa nuk do të bënte asgjë në favor të çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb, sepse, Europa ishte ajo që ia pati dhënë Serbisë Kosovën, Kosovën Lindore dhe Sanxhakun me qendër Novi Pazarin, ndërsa Tuzin, Plavën e Gusinë, Ulqin e Tivar deri te Podgorica ia kishin dhënë malit të Zi e Çamërinë me Janinë e vendbanime tjera shqiptare ia dhanë Greqisë, vetëm që Shqipëria të mbetet sa më e vogël e sa më e dobët.

Do të doja të dija ku e ka Europa interesin e saj për një Shqipëri të tillë, të vogël e të dobët! Apo, ajo donte të pajtonte dhe të ngopte apetitet e të tjerëve me tokat tona!

Ndërhyrjet e Europës për mbrojtjen e Greqisë dhe të Perandorisë Osmane nga Mehmet Aliu ishte në vitet e 1830-ta e 1840-ta, ndërsa kërkesa e shqipatrëve për mbrojtjen dhe mosdhënien e tokave shqiptare të tjerëve ishte nga viti 1878, me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, por nuk dolën në ndihmë.

Vallë, duhet të bëhesh i keq, që të fitosh edhe kur nuk ke të drejtë? Apo, duhet të ndihmohen të fortët me tokat e tjerëve? Ne dimë se, as edhe një metër katror shtetet dorëlira me tokat tona, nuk do japin tjetrit nga e veta.

[1] Shkruan në fillim të këtij libri për autorin.

[2] Aleksandër Xhuvani, “Shqiptari që krijoi mbretërinë egjiptiane”, faqe 62-63. Ruajtja e tërësisë së perandorisë osmane, ishte synim i fuqive të mëdha europiane.

[3] Po aty, faqe 63-64.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat