Skënderbeu në shumë gjuhë të botës

Historia

Skënderbeu në shumë gjuhë të botës

Nga: Gjon Keka Më: 31 tetor 2022 Në ora: 20:24
Gjergj Kastrioti

Pas botimit të parë të veprës për Gjergj Kastriotin, më 1480 e më pas të botimit të Marin Barletit i cili u përkthye në shumë gjuhë të botës. Autorë,kronist e historian në veprat e tyre e kanë ndarë hapësirën edhe për figurën më madhore të historisë së kombit tonë arbëror europian, kryeheroit e kryezotit Gjergj Kastriotin.

Për të jetën dhe veprën e tij janë shkruar shumë vepra nga të gjithë popujt e europës e madje edhe të botës, me anë të kësaj mund të themi se duke shkruar për Gjergjin e Madh,u shkrua edhe për Arbërinë dhe epokën e saj të artë në historinë e Arbërisë.Poashtu duke shkruar për Gjergj Kastriotin u njoh emri i Arbërisë dhe interesimi për ta edhe më shumë si për nga udhpërshkruesit, poetët, historianit ,gjeografët,arkeologët ,shkrimtarët e krosnistët etj.

Edhe kjo vepër në gjuhën spanjolle e botuar në vitin 1547 e cila është në fakt një përkthim nga latinishtja e veprës së Pal Jovit e përmend në disa kapituj kryeheroin tonë arbëror dhe të bëmat e tij sikur mund të shihet në një nga kapitujt që zgjodha për ta prezantuar këtu.

Nga kjo shihet se jo vetëm që figura e Gjergj Kastriotit ka bërë shumë dritë në botë me të cilën janë marrë shume krijues të popujve për ta paraqitur atë sipas veprave dhe mrekullive e jetës së tij fisnike, të virtytshme e plotë lavdi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat