28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë, në krahasim me datat tjera

Historia

28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë, në krahasim me datat tjera

Nga: Gjon Keka Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:23
Gjon Keka

Nuk njoh hero tjetër më të madh, i cili që nga vegjëlia ta ketë rritë farën e lirisë dhe të ruajtjes së qenjes së tij identitare e në këtë rast arbërore, si kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti.

Farën e lirisë që ai e mbantë në kujtesën e tij thellë të ngulitur nga vegjëlia ,e cila u rritë brenda tij në zemër e mendje,pa e hetuar aspak sulltani në oborrin e tij tregon se Gjergji i Madh ishte i përcaktuar nga qielli për ta shpëtuar qenjen tonë, për ta sjell lirinë e shumpëritur dhe për ta shpall fitimtar flamurin e tij ,Flamur ky që u bë simbol i bashkimit dhe i identitetit tonë kombëtar arbëror europian.

Nëntori nuk do të kishte asnjë domethënie për ne ,nëse Gjergji ynë i Madh nuk do ta kishte ruajtur atë farë të lirisë në brendësin e tij ,për ta shpalosur dhe dhuruar ne brezave e kombit si simbol të lirisë, identitetit dhe të shtetit kombëtar arbëror.

Prandaj ,asnjë datë tjetër më pas, as data e 1912 e as një datë tjetër nuk mund të ketë rëndësi më të madhe se data e 28 nëntorit 1443 ,aty janë rrënjosur themelet e historisë, flamurit,të identitet , dhe shtetit e kombit tonë arbëror europian.

Me pak fjalë datat tjera dhe vitet janë imitim i asaj date, e që në aspektin e dritës historike ,data e 28 nëntorit 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë, në krahasim me datat tjera që marrin rreze nga ai diell i madh i lirisë,i flamurit, i shtetit dhe i identitet tonë kombëtar arbëror.

Duhet ditur se një komb i bashkuar ,por i ndarë brenda madje deri në urrejtje ndaj njëri-tjetrit për shkak të ideologjive të ndryshme fetare,partive të ndryshme,mendimeve ndryshe, kritikave etj,nuk na duhet, sëpari të bashkohemi brenda nesh pastaj bashkimi i jashtëm do të ndodh natyrshëm.Prandaj edhe ky 28 nëntor si përvjetor i bekuar na fton të gjithëve ne që mbajmë në venat tona gjakun e Kastriotit,pra gjakun arbëror ,që të jemi të bashkuar ashtu sikur ai na bashkoi në fillim duke lënë anash të gjitha dallimet që na ndajnë e na çoroditin e largojnë njëri me tjetrin si pjesë të trupit të përbashkët kombëtar dhe identitetit e flamurit tonë të bekuar.

Rroftë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ,rroftë Arbëria jonë europiane![Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat