Gjyshi i Gjergj Kastrioti ishte pelegrin në Jerusalem

Historia

Gjyshi i Gjergj Kastrioti ishte pelegrin në Jerusalem

Nga: Gjon Keka Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 23:15
Gjergj Kastrioti

Një udhëpërkushes shkruan se gjyshi i Gjergj Kastriotit të famshëm ishte pelegrin në Jerusalem.Kjo është një dëshmi e rëndësishme sepse tregon jo vetëm fisnikërin dhe devotshmërinë apo perëndishmërinë e familjes së Kastriotëve ,por edhe lidhjen e veçantë në mes të Arbërisë dhe Jerusalemit apo në mes të Arbërisë dhe popullit të Izraelit. Nje rëndësi kjo si për të kaluarën tonë ,ashtu edhe për kohën tonë tani ,që na fton ta trashim më shumë miqësinë me popullin dhe vendin mik të Izraelit.

Nëse raportet dhe dëshira e madhe e gjyshit të Gjergj Kastriotit ishte në atë kohë ta shihte Jerusalemin dhe të shprehte respektin për popullin e Izraelit, a nuk do të jetë sot një vullnet e angazhim edhe më i madhë për ta forcuar miqësin dhe mardhënien në mes të popullit tonë të Kosovës respektivisht kombit shqiptar dhe kombit dhe popullit të Izraelit.

Ja se si përshkuhet ky pelegrinazh nga e kaluara dhe dëshmia se edhe gjyshi i Gjergj Kastriotit ishte pelegrin ne Jerusalem:

 

„Ne raportojmë këtu, sipas Baronit Hody, pelegrinazhin e kryebashkiakut J. Zuallart nga Ath i Belgjikës, të cilin ai e raporton në Buletinin e tij,gjithashtu për të treguar edhe këtë se sa të mëdha janë shqetësimet e një pelegrinazhi të tillë, krahasuar me një të sotëm... Pas vështirësive gjatë lundërimit me anijen Augustina ...Për sa i përket atij, Zuallart nuk duket i shqetësuar nga ato sfida sepse ai e përdori atë për të biseduar gjatë me lexuesin e tij për qytetet përreth.

Kur era më në fund ndryshoi, Augustina u nis drejt Durrësit, pra drejt bregdetit shqiptar. Këtu tani vijojnë detaje të gjata për këtë peizazh, popullsinë e tij, madje edhe për Skënderbeun e famshëm. Raporti është një histori dhe gjeografi e vërtetë, ku bëhet fjalë për 232 faqe, përveç 22 të tjerave për titullin, parathënien dhe tabelën. e përmbajtjes:... i cili na kujton se gjyshi i këtij kalorësi të ri(Skënderbeut) kishte bërë pelegrinazhin në Jerusalem.Më 9 korrik 1586, anija Augustina tanimë ishte përballë Lezhës aty ku Skënderbeu është varrosur .

Skënderbeu që d.m.th zoti Aleksandër që e bëri Shqipërinë të pavarur nga Turqia,u shpall Mbret në vitin 1443. Ai luftoi gjithmonë në 22 betja korri vetëm fitore kundër turqve,ku më pas ata u detyruan të bëjnë paqe me të në vitin 1461...“

Pra sikur shihet në atë buletin është një përshkrim tepër interesant dhe me vlerë për historinë e kombit tonë, sepse jo vetëm e pasqyron Arbërinë në atë kohë, por edhe e lidhë atë me botën detare të udhpërshkrueseve dhe njerëzve nga popujt e ndryshëm të Europës që lundronin për pelegrinazh drejt Jerusalemit.

Sikur shihet Arbëria e asaj kohe ,edhe pse vite që kishin kaluar nga vdekja e Skënderbeut ,emri i tij dhe i familjes së tij u bë dera mikërpitëse për shumë udhëpërshkrues e pelegrin për ta përshkruar peizazhin, gjendjen e asaj kohe dhe gjeografinë e saj. Poashtu kjo tregon se emri i famshëm i mbretit arbëror Gjergj Kastriotit ishte emër që e lidhte Arbërinë me Europën dhe njihej nëmpërmjet saj.

Edhe sot emri i tij i famshëm është ura lidhëse me kommbet e civilizuara dhe Europën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat