Dita kur monarkia e Shqipërisë u shpall e jashtëligjshme

Historia

Dita kur monarkia e Shqipërisë u shpall e jashtëligjshme

Më: 2 janar 2023 Në ora: 08:00
Mbreti Zog

Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare në Shqipëri, më 2 janar të vitit 1946, qeveria komuniste shpalli jashtë-ligjësimin e monarkisë.

Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure. Atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.

Komunistët e shpallën Shqipërinë Republikë Socialiste Popullore, duke rrëzuar de jure Mbretin Zog. Më herët, Zogu lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar zgjedhjet e dhjetorit 1945 jo të lira dhe, si të tilla, s’mund ta rrëzonin monarkinë.

Ai edhe vetë e kuptonte se teoria e legalitetit nuk mund të vlente në këtë rast, pasi vetë e rrëzoi në 1925-ën Princin Vid nga froni përmes shpalljes së Republikës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat