Përkujtohet Patër Anton Harapi, pushkatuar nga diktatura komuniste

Historia

Përkujtohet Patër Anton Harapi, pushkatuar nga diktatura komuniste

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:53
Patër Anton Harapin

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi Patër Anton Harapin, i pushkatuar nga diktatura komuniste.

Patër Anton Harapi lindi më 5 janar 1888, në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 dha mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër.

Më 1918-1919, shërbeu si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”. Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij.

Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi, rreth 70 artikuj në revista të ndryshme si dhe botoi disa libra. Më 1940, u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare.

Më 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat