Qenin luftarak iliro-arbëror e mbante Aleksandri (Leka) i Madh

Historia

Qenin luftarak iliro-arbëror e mbante Aleksandri (Leka) i Madh

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 25 maj 2023 Në ora: 18:37
Aleksandri (Leka) i Madh

G.Eusebio në një nga veprat e tij tregon se qentë e Epirit apo Arbërisë luftuan me luanët dhe elefantët.

Sikur shkruan ai, “mbreti i Arbërisë i dërgoi një nga këta qen luftarakë si dhuratë Aleksandrit të Madh.

Kështu Aleksandri(Leka) i Madh i vendosi atij si kundërshtar fillimisht arinjtë, pastaj drerët; por qeni iliro-arbëror nuk i sulmoi. Aq i irrituar, nga kjo ai e kishte vrarë atë.

Sapo e mori vesh mbreti i Arbërisë, i dërgoi një qen tjetër dhe e këshilloi: të kujdeset që të mos e vrasin, se nuk zotëronte të tjerë dhe t'i japë kundërshtarë më të denjë se ai. Në fakt, Aleksandri (Leka) pasi i vendosi një luan përpara tij, pastaj edhe një elefant, qeni arbëror i sulmoi dhe i vrau të dy në mënyrë të tmerrshme. Nga ajo ditë Aleksandri i Madh e mbantë afër vetes qenin luftarak iliro-arbëror dhe e ruante me kujdesin e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat