Po momentale marrëveshjes së Parisit, më lehtë se jo!

Historia

Po momentale marrëveshjes së Parisit, më lehtë se jo!

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 17:31
Autori Ismail Gashi Shllovia

Çështja shqiptare nëpër konferenca ndërkombëtare, fraksionet formalisht pushuan në Rambuje e Paris, apo kjo  është pajtim i krijuar artificialisht? Bacë Adem Demaçi, 40 vjet flakadan i atdhetarisë, I tillë do të jetë për jetë e mot.

Tash mbi 120 vjet që kur aktivisht kërkojmë identitetin tonë kombëtar e shtetëror, e për këte parreshtur bëjmë përpjekje dhe sakrifikojmë e flijohemi për liri të këtij trolli Dardan-shqiptar. Këtë synim aspirativ e rrugë të vështirë luftarake, Evropa e qytetëruar vazhdimisht e përcolli, jo në nivelin e korrektësisë, kur ishim ne në rend të shqyrtimit dhe vendosjes. Kështu, u veprua në Berlin 1878 dhe Londër 1913. Shkurt u fol dhe u vendos padrejtsisht  në Versaj 1920 dhe Paris 1945. Në të gjitha këto vite e takime, ne ishim  vëzhgues anësor për fatin tonë, e jo pjesëmarrës aktiv në këto takime/

Në  këto kongrese e konferenca, të shumtën, zëri I arsyes sonë dëgjohej vetëm përmes telegrameve, memorandumeve apo premorjeve, me çka shprenim vullnetin tonë politik  e kombëtar. Pas Luftës Naxcional çlirimtare, në Prizren 1945, padrejtësisht na u mohua mundi, gjaku dhe jeta e dhënë për Kosovën. Me tradhëti na bashkangjitën me Jugosllavinë e Titos, mbrenda Sërbisë, e jo me Shqipërinë siç ishte premtuar para dhe gjatë luftës dhe siç ishim përkushtuar dhe kishim luftuar.

Vet ishim pjesëmarrës, jo të vendosur para 10 vjetësh/1989/ në Prishtinë, kur na u muar autonomi formale, të cilën e pat nxjerrur rinia studentore, bashkë me flamurin dhe Universitetin më 1968. Këtu me detyrim u bindën”përfaqësuesit” tonë të votojnë heqjen e autonomisë se “nuk humbim asgjë”. Kurse, në Konferencën e Dejtonit 1995, ne as nuk investuam asgjë për të ardhur në rend të ditës, Kështu, me petkun e “gandizmit” që ënuk kishte asgjë të përbashkët me gandizmin, pa Gendin vëzhguam deri më,  1 tetor 1997, kur Lëvizja studentore /UP/, na e hoqi petën e kësaj politike dhe tfilloi një rrugë tjetër drejt  aktualizimit të kërkesave shqiptare në Kosovë. Madje, UÇK-ja këtë vazhdimësi e begatoi, duke e shkallëzuar rrugën e rezistencës në luftë për pavarësi. Praktikisht, me UÇK-në, u kthye morali i zbehur dhe u mbrojtë nderi e diniteti kombëtar, kurse çështja e Kosovës u ngrit rrufeshëm në maje të alpeve të politikës ndërkombëtare. Mbrenda disa muajve çështja e Kosovës u gjetë në tryezë të Grupit të Kontaktit, KS. të OKB, OSBE-së, UE, ShBA-ve dhe NATO-së.

Në qarqet politike, diplomatike e ushtarake, problemi Kosovës u soll në Konferencën e Rambujes/6-23 shkurt 1999/. Në këtë Konferencë çështja e Kosovës, sipas dokumentit të Grupit të Kontaktit u diskutua me ndërmjetësuesit ndërkombëtar të caktuar nga nivelet e larta  botërore. Dyertë e Kështjellës së Rambujes, u mbyllën me suksesin e Kosovës, që shembi çështjen shqiptare nga kornizat Jugosllave dhe ate e shtroi në qarqet ndërkombëtare, duke pranuar Marrëveshtjen parimisht. Delegacioni shqiptar fuqizoi qëmdrimin e vetë, duke marrë pajtueshmëri për këtë nga subjektët e veta politike e ushtarake në Kosocvë, e sidomos nga  arbitri valid sovrani, populli shqiptar në Kosovë. që  të kthehet në Paris më 15-18 Mars  1999,të konfirmojë me nënshkrim.

Nënëshkrimi I Marrëveshtjes së Rambujes në Paris më 17 Mars 1999 dëshmoi përcaktimin tonë për zgjidhjen paqësore për një qeverisje demokratike të përkohëshme të Kosovës nën mbikëqyerjen ndërkombëtare implememtim të NATO-së. Nënëshkrimi përmbush kushtin e garancisë, që pas tri vitesh të mundësohet shprehja e lirë dhe vullneti politik I popullit të Kosovës. Në marrëveshtje nuk precizohet qart mjeti shpehur, referendum e as nuk përshkruhet qart nocioni, popull, si i Kosovës, apo siç kërkojnë sërbët, populli Jugosllav.

Ajo, PO, momentalisht na duket më e lehtë dhe hap rrugë të arsyes demokratike drejtë pavarësisë. Por, kjo PO, që është sot e mot më e përshtatshme, se JO-ja, ka anët e saja të liga, me këte PO, pranojmë vetëm përkohësisht integritetin, sovranitetin e shtetit jugosllav, të cilin kurrë më parë në këto nivele nuk e kemi pranuar, po mos të ishte I përkohëshëm, këtij surragati as autonomi e as pretektoriat, jo të na kushtonte gjatë e rëndë në zyrtarizimin e dobësisë tonë. Marrëveshtja e Rambujes e nënshkrua në Paris, edhe pse e nënshkruar vetëm nga shqiptarët dhe ndërmjetësit ndërkombëtare, ajo këto ditë ngriti aktualizimin e çështje së Kosovës. Por, njëkohësisht shkallëzoj dhunën e masaken sërbe në kurrizin e shqiparëve të pambrojtur në Kosovë

Në këtë Marrëveshtje shumë po thehen shtizat, rreth asaj se çka do të bëhet me UÇK-në mbrenda edhe pas tri viteve. UÇK-ja për këto tri vite të vetëadministrimit në Kosovë, ka parakushte reale, që pjesërisht të transfomohet, në pjesë ushtarake të profilizuara e të aftësuara, pjesa e policisë ushtarake, të shëndërrohet në policinë civile e të sigurisë. Ndërsa, sherbimet  civile e administrative, e shëndetësore, pjesërisht të participojnë, sipas marrëveshtjes mes subjekteve shqiptare, të shëndërrohen në subjekte shtetërore ekzekutive e shërbyese.

Qarjet, apo uniteti artificial shqiptar në këtë kohë, mund të na shkaktojë dëmtime të rënda. Nuk duhet lejuar vrima që të  futet “mish dhije”,siç po synohet me rastin e  Bacë Adem Demaçit, fanarin që tashn 40  vjet shëndriti rreze atdhetarie në brezet që kanë kaluar, rrathet e ferit në komunizëmin ortodoks, dhe I tillë do të jetë për jetë. Ate sot po tentojnë ta sulmojnë prapë, ata që e kanë sulmuar në të kaluarën, Ata edhe sot  farkojnë duartë, jo vetëm të sulmojnë Adem Demaçin, por edhe të tjerët, veçmas UÇK-në, srukturat e saja, kuadrot politike e komanduese. Strall, revolt para pak ditësh, shprehi edhe “manekeni” I politikës pacifiste, Gjergji I Dedajve, vetëm pse nuk ishte, si I votuari I popullit, edhe ai në Rambuje, në Paris shkoi me elitën e Tadej Rodiqi dhe Ilaz Kurteshi, dhe arritën të marrin “hise”, siç muarën, pa vota e jo natyrshëm, edhe në Kuvend, kur Presidenti Ibrahim Rugova, për hirë të ndërtimit të një sistemi shumëpartiak, ju ndau deputet, siç ndante Halla Hakë dardha kakiqke me kalanicë, jo për goje-anëtarësi, po për oxhaku-parti politike. Të cilët jo vetëm që nuk kanë veprimtari e anëtarësi, por as kryesi e veprimtarë.

Delegacioni ynë pa arsye të mbështetur mori hijesim të zbehës, vetëm pse duhej të ishte, sipas dikujt”,gjithëpërfshirës”. Megjithatë, ai doli I përgjjëgjshëm dhe dëshmoi pjekuri politike e kombëtare. Nuk ishte I frigësuar nga fajësimi I mundshëm, që të nënshkruajë  në Rambuje, por me mendjehollësi u kthye  të kërkojë validitet te populli, arbitri valid i Tij. Këtë fuqizim të moralit ndaj përgjegjësisë, e mori në radhë të parë nga luftëtarët, rinia intelektuale dhe subjektet partiake. Kjo Marrëveshtje shenon pikën kulminante të çështjes shqiptare për pavarësi. Tash kur pritet edhe implementimi I NATO-së, për paqësor, apo e intervenim ajror ushtarak, për të vetëm zgjidhje të çështje së Kosovës dhe zbatimit të Marrëveshtjes së Rambujes, të nënshkruar në Paris.

Përballja e NATO-së në këtë përvjetor jubilar të saj me një mendtalitet Ballkanik, del dilemë për prestigj të kësaj forca ushtarake. Çështja e Kosovës doli në këto nivele, vetëm pas daljes në skenë të UÇK-së, ky është çmimi I investuar me gjakun e derdhur të mbi 2 mijë martirëve, doli kështu pas jehonës së zërit të Bacë Adem Demaçit, zërit të pushkës, dalur si prej legjende të Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit e Komandant Kumanovës, Mujë Krasniqit e sa e  sa të tjerëve,  që dhanë jetën dhe mija e mija  të tjerëve qe luftojnë e sakrifikojnë duke u përbalur çdo ditë, me orditë e egra të forcave  barbare sërbe.  Po, kjo PO në Paris, dëshmoi edhe njëherë se, shqiptarët janë për zgjidhje paqësore, me veprime demokratike e jo të dhunshme, dhe për këtë I mbetët të dëshmohet faktorit ndërkombëtar, ashu siç e mori rradhën, sido që të jetë, tash dhe pas tri vjetësh, fatin tonë e kemi në duar tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat