“Arnautët” e vegjël në shkollë

Historia

“Arnautët” e vegjël në shkollë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Duke shfletuar gazeta, artikuj nga më të ndryshmet në Arkivin e Shkupit, gjejmë të dhëna me interes në Gazetën serbe të vitit 1925,po citojmë:

Arnautët e vegjël në shkollë

“Në foton tonë: Shkolla fillore serbe në fshatin Mamush.

Fotoja e shkrepur prej nesh me geta të bardha në shkollë është e lezetshme!

Image
Foto nga gazeta

Është në fshatin Menush të Podrimjes tonë, mes shumë vendbanimeve arnautësh.

Shkolla u hap në vitin 1921 dhe kjo është shkolla e parë serbe në atë rajon ku frekuentojnë fëmijë arnaut. Vetëkuptohet se këtu mësimi zhvillohet në gjuhën serbe.

Do të shkojmë me të njëjtat synime që janë në rregull në shkollat ​​tona kombëtare, për të hedhur themelet për zhvillimin e qytetarëve të mirë të këtij vendi. Pranë nxënësve në foto shihet edhe mësuesi i tyre, z.Oteval Spasiq, i cili është në atë shkollë që nga krijimi i saj e deri më sot dhe gëzon respektin më të madh nga ai këndvështrim.

Kjo rrugë mund të jetë një shkollë - një mosmarrëveshje e ngadaltë nuk do të thotë asgjë në jetën e mbarë kombit - por është padyshim qetësimi më i besueshëm dhe më solid i jetës arnaute dhe është një dëshmi e mrekullueshme e vijës civilizuese të kombit tonë.”

Image
Foto nga gazeta

Siç duket edhe në foto, nxënësit dhe shërbetori i shkollës janë të veshur me veshje komëtare, elementet e veshjes kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe për etnokulturën tonë dhe për ata që meren me studimin e kësaj krahine.

Gjithmonë, fotot janë ata të cilat flasin vetë.

Është mjaft me interes fotografia e qytetit të Pejës(f.2). Një fotografi tjetër ajo e urës, ku autori shkruan se quhet Ura e Vezirit.(fot.3)Kjo urë ka një vlerë të veçantë e shkrepur më 1925 ,ndoshta ura më nuk ekziston .Ajo ka rëndësi për studiuesit e arkitekturës , të artit.

Në vijim, është një kullë karakteristike , potencon autori i kësaj Gazete , Kulla e Lumës, ku janë zhvilluar luftëra të ashpra gjatë këtyre viteve.

Përkthimi dhe ilustrimi nga: Gazeta Ilustrovani list , Beograd, 11.1.1925, nr.22,faq.2, 21. 23.

​Dorëshkrim i pa publikuar i Hafezat Osmanit

17.4.2023,Tetovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat