Krishtlindja arbërore dhe Gjergj Kastrioti

Historia

Krishtlindja arbërore dhe Gjergj Kastrioti

Nga: Gjon Keka Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:18
Gjergj Kastrioti

Krishtlindja është festa e gëzimeve më të paharrueshme.Një i krishterë kudo që beson vështirë se mund ta imagjinojë, aq më pak thellësinë e gëzimit të Krishtlindjes. Edhe arbërorët duke qenë pjesë e kësaj kulture dhe tradite shpirtërore europiane e ka pjesë të historisë së saj gëzimin e kësaj dite të rëndësishme në kalendarin e Krishterë. Bota e civilizuar e cila ka ruajtur këtë traditë mbi 2000 vjeçare e feston me zbukurime të ndryshme të vendit ,atdheut, e kombit të tyre, që do të thotë se bota hynë më gëzim dhe me drita e buzëqeshje të përbashkëta qiellore e tokësore.

Në këtë festë dhuratat qëndrojnë në pemën e Krishtlindjes për të sjellë gëzim.Sigurisht që nuk duhet të jesh i lumtur vetëm vetë, por edhe të bësh të gjithë të tjerët të lumtur. Duhet të ushqesh të varfërit si Nënë Tereza, pastaj duke iu bëre dhurata atyre që do. Duhet ditur se ndriçimi i Krishtlindjeve pasqyron idenë e ​​dashurisë dhe dritës.“Gjergj Kastrioti( Skënderbeu) për festën e Krishtlindjes nuk luftonte vetëm gjatë kësaj kohe kundër pushtuesit otoman.Teodoriku i Madh rekomandoi tashmë vizitën e të vuajturve dhe mbështetjen e të përvuajturve. Karli i Madh poashtu e festonte këtë ditë. Duhet të jetë një festë paqeje, dashurie dhe gëzimi për të gjithë. Gëzimi i Krishtlindjes zgjat dymbëdhjetë ditë deri në Epifaninë(deri më 6 Janar e njohur si festa e shfaqjes së të Lartit ose e shfaqjes së Zotit).“ (P.C.Enzyklopädie,h.b,1863,shih poashtu:C.G.Barth,1878) Poashtu edhe Viti i Ri ka simbolikën e tij të bukur e cila realizohet më së miri në një fotografi të bukur që përshkruan vitin që iki dhe daljen në vitin e ri.Viti i Ri është gëzimi i ri, ku njeri ,familja ,shoqëria dhe kombi pret të ardhmen e tij që do ta ndërtoi përgjatë atij viti, me shumë zhvillime, sfida e të papritura,por edhe për dëshirës për të bërë gjëra të mira që i shërbejnë brezave.

Sikur dihet edhe kombi ynë arbëror e ka festuar këtë festë në vazhdimësi që nga shpërndarja e këtij besimi me anë të apostujve në Ilirik e deri në kohën e pushtimit otoman ,Krishtlindja është festuar në mëyrë madhështore si të gjithë vendet tjera të Europës.Por, vetëm pas pushtimit otoman kjo festë është ndaluar dhe nuk ka arritë ta festoi ashtu sikur e ka patur traditë dhe pjesë të kulturës së saj. Por, me ardhjen e kryezotit tonë arbëror Arbëria sërish iu rikthye festës së madhe të Krishtlindjes ,Liria që u ringjall e ringjalli edhe një herë shpirtin arbëror për ta përjetuar gëzimin e festave të tij të cilat i kishte pjesë të traditave të tij të lashta.

Pas kthimit të Gjergj Kastriotit në nëntorin e vitit 1443,çlirmit të Arbërisë nga robëria otomane,dhe shtrirjes së autoritetit dhe sovranitetit në pothuajse të gjithë vendin,populli arbëror për herë të parë pas sa vitesh robërie e festoi Krishtlindjen e tij të parë në Liri. Kjo ditë e paharrueshme e Krishtlindjes, 25 dhjetor 1443, në të cilën Huniadi pas fitores e festuan sëbashku këtë festë me falënderime e gëzim të madh;sidomos kjo ditë e paharruar,në Arbëri u bë edhe një herë me rihyrjen solemne të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) në Kishën arbëror të Krishtit.

I gjithë populli i festoi Krishtlindjet me gëzim të madh, i pashqetësuar nga ushtarët turq. Dhe këtë gëzim e shtoi pagëzimi solemn i shumë shokëve të tjerë të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) dhe një pjese të popullit të cilët ishin detyruar nga turqit të pranonin Islamin, ata u mirëpritën përsëri në gjirin e Kishës arbërore.Ndërkaq sipas zakonit të vjetër, krerët e fiseve i dhuruan princit të tyre të ri dhurata të pasura për Krishtlindje. Ai vetë e përdori kohën që i la pas festa për të ngritur qeverinë e shtetit të Arbërit dhe u tregua po aq i madh e i matur në këtë, sa kishte qenë në fushën e betejës. Besimi u ngrit në të gjithë vendin dhe të gjithë e shikonin princin e tyre me dashuri dhe entuziazëm.

Edhe pse ky gëzim dhe kjo traditë e festave arbërore zgjati aq sa kishte jetë dhe sa qeverisi kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti ,pas vdekjes së tij populli arbëror ra në robëri dhe çizmja otomane nuk lejojë asnjë festë arbëror , as gjuhën dhe as traditat të merrnin frymën e saj, dhe gëzimin, por e ndau nga tradita,kultura, dhe gëzimi i përbashkët me kombet e Europës së asaj kohe. Kështu mbi 500 vjet popullin arbëror e mbuloi errësira dhe iu mohua liria,gëzimi , tradita ,kultura ,gjuha dhe identiteti arbëror si dhe ecja në dinamik me kombet tjera europiane.

Që nga koha e largimit të pushtuesit otoman(turk) e deri në ditët tona festa e Krishtlindjes festohet nga nje pjesë e popullit arbëror me gëzime dhe në liri duke kujtuar kohën e gëzimit të vetë arbërorëve në kohën e bekuar të arbërisë nën udhëheqjen e Gjergj kastriotit.

Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë arbërorëve kudo ,gëzuar me të njëjtin gjak arbëror gëzimi të Gjergj Kastriotit, me të njëjtin shpirt arbëror të kohës së kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat