Viti 2023 si vit i Lëvizjes kombëtare të Deçanit për vetëdijësim kombëtar

Historia

Viti 2023 si vit i Lëvizjes kombëtare të Deçanit për vetëdijësim kombëtar

Nga: Gjon Keka Më: 1 janar 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Viti 2023 mund të mbahet mend si vit i përshkimit të frymës së Kastriotizmit,kur them frymës së Kastriotizmit e kam fjalën për lëvizjen kombëtare të Deçanit e cila vetëm ka hyrë në kalendarin historik të kombit tonë arbëror europian.

Lëvizja kombëtare e Deçanit si një lëvizje për vetëdijësim kombëtar dhe rikthim tek rrënjët iliro-arbërore është hapi më i madh dhe më i rëndësishëm me të cilin mund ta rrumbullaksojmë vitin që iki 2023.

Një lëvizje e tillë kombëtare ,jo vetëm i shërben të mirës së kombit tonë, por edhe të ardhmes së brezave për ta kuptuar se prej nga vijnë dhe cila është udha e vërtetë dhe e natyrshme drejt të ardhmes së kombit tonë në përgjithësi.

Vetëm një lëvizje e tillë kombëtare mund ta përmbush testamentin e kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit për rikthim te rrënjët iliro-arbërore dhe në familjen europiane.

Uroj që në vitin 2024 shoqëria dhe kombi ynë t'i rikthehet vetes, ta dojë më shumë kombin dhe figurat themeltare të tij si shtylla pa të cilat nuk mund të qëndrojë asnjë ndërtesë ,e as kombi ynë.

Qoftë e bekuar Lëvizja kombëtare e Deçanit!

[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat