Arbërori i vërtetë është i vulosur me vulën e diellit pellazgo-ilir

Historia

Arbërori i vërtetë është i vulosur me vulën e diellit pellazgo-ilir

Nga: Gjon Keka Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Nuk ka bekim më të madh kombëtar, njerëzor, diellor e qiellor se me qenë arbëror i vërtetë i kontinentit europian.

Sepse kur ti je arbëror i vërtetë ti vetëm se i ke rrënjët të lidhur më lashtësinë ilire me themeltarët: Aleksandri i Madh, Konstantini i Madh, Mbreti Pirro, Kryezoti Gjergj Kastrioti e deri tek figurat humane e patriotike të Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, Nënë Tereza etj.

Pra më saktësisht të jesh arbëror i vërtetë është të jesh bir i diellit pellazgo-ilir, fisnik, faqebardh dhe i lidhur ngushtë me paraardhësit dhe rrënjët e kombit dhe gjuhës sonë iliro-arbërore.

Atëherë duke qenë aq i bekuar kështu si arbëror i vërtetë pse ta mohosh këtë bekim të madh e të kthehesh në mallkim duke u bërë dikush tjetër e i huaj si: injorant,primitiv renegat,dhe armik i brendshëm i kombit tënd,imitues i tradhëtarëve: Ballban Baderës,Hamaza Kastriotit,Haxhi Qamilit, Esat Pashë Toptanit ,Rrahman Morinës etj.

Prandaj edhe një herë të jesh arbëror i vërtetë i Gjergj Kastriotit është të jesh i bekuar dhe i vulosur me vulën e diellit,të gjuhës dhe të gjakut iliro-arbëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat