Lëvizja kombëtare e Deçanit si simbolik e Lidhjes së Lezhës

Historia

Lëvizja kombëtare e Deçanit si simbolik e Lidhjes së Lezhës

Nga: Gjon Keka Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:44
Flamuri i Skenderbeut

Lëvizja kombëtare e Deçanit i ngjanë për nga simbolika Lidhjes së Lezhës. Ja pse i ngjanë simbolikisht:

E para Lëvizja kombëtare e Deçanit fton gjithë të bashkohen që ta largojnë armikun e brendshëm nga mesi i tyre në mënyre që mos t'i shkaktojë dëme edhe më të mëdha e të pariparueshme kombit,shtetit dhe brezave,

E dyta ajo e din se cilët janë armiqt e brendshëm dhe e sheh urgjente shpëtimin nga ideologjitë e tilla të rrezikshme: të individit,familjes,traditave e zakoneve, identitetit, kombit e shtetit laik dhe europian.

E treta Lëvizja kombëtare e Deçanit dëshiron që me shembuj duke u bazuar në figurën qendrore të kombit Gjergj Kastrioti(Skendebeun) për rikthim tek rrënjët iliro-arbrore kthim tek vetja dhe shpëtimit për brezat e ardhshëm dhe e fundit Lëvizja kombëtare e Deçanit i bënë punët e saj me duart e saj, me kokën e saj dhe jo me duart dhe kokën e tjetërkujt,pra ajo nuk nxitet dhe nuk është produkt as i jashtëm, as i dikujt për qëllime politike,por ka dal nga vullneti i lirë i individëve dhe shoqërisë për ta ftuar shoqërinë të braktisin ideologjitë helmuese dhe të kapen pas identitetit kombëtar dhe rrënjeve të lashta iliro-arbërore, rrënjëve të Gjergj Kastriotit. [Gjon Keka]

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat