Robëria është po aq e vjetër sa vetë raca njerëzore, prandaj shumë pakë mund të gjurmohet në të kaluarën më të largët historike. Ndërsa kur u krijuan shtetet e para, sado primitive që ishin, në të cilat një person i vetëm u vendos si zot dhe mjeshtër i shumë njerëzve, të cilët si të tillë e njohën dhe iu bindën atij ,ndoshta këtu nis të trajtohet edhe më shumë ky fenomen. Origjina e saj qëndron së pari në luftërat, të cilat janë të vjetra sa bota, ku fitimtari i luftës i shpallte robërit e tij si skllevër, të cilët nuk vriteshin,por i merrej edhe prona dhe gjithçka që kishte dhe i vendoste si shërbëtorë të tij duke i bërë kështu ata robë të tij.Duke parë këtë,robëria është parë si produkt i imazhit të dobësisë ndërsa nga pikëpamja etike si triumfi i së keqes mbi të drejtën,i së keqes mbi të mirën.
Kur jemi këtu duhet ditur se ekzistojnë tri arsye që mund ta sjellin një popull, komb, shoqëri apo individ në robëri:
-e para sikur që u tha këtu janë luftërat ,ai që është më i fortë dhe ka arritë të pushtojë ,ai e ka futur në robëri atë popull,komb ,shoqëri apo individ, duke i kthyer ata në shërbëtor të gjithçkaje të tij, që nga sistemi lartë e deri te këmbët(puthja poshtëruese - skllavëruese apo gjunjëzimi para këmbëve),
-e dyta janë diktatorët,despotët, perandorët,pushtetarët egoist e të pangopur etj ,të cilën sundojnë jo vetëm mbi një popull apo komb, shoqëri,individ ,por edhe mbi kokat e tyre duke ia përcaktuar liritë,mendimet dhe kufijtë secilit,njëlloj si një qenë me zingjir
-e treta robëria me dëshirë, ka popuj ,kombe apo shoqëri e individ që bien në robëri me dëshirë, e pranojnë robërinë dhe nuk duan t'ia dinë për lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe identitetit kombëtar( këtu hynë edhe këto,robëria dhe pasojat që kanë lënë pushtuesit e mëparshëm,vëllazëria me pushtues dhe ideologjinë e tyre fetare apo politike,mohimi i identitet kombëtar për shkak të identitetit fetar, ideologjik politike etj).Dhe kjo na sjell në mendje proverbat mbi robërinë si këto:“Mjafton të quash veten rob dhe do të jesh i tillë.“ Pastaj “robëria mund t’i ulë njerëzit aq shumë, sa ata të fillojnë ta duan atë.“Nuk ka robëri më të turpshme se robëria vullnetare... ata nuk bëhen të lirë, shpirti i robit ka hedhur rrënjë tek ta. „Atje ku është ligjësuar robëria, nuk mund të ketë kulturë humane.Nëse vetë je shkaku i robërisë tënde, mëshirë mos prit në orët e vështira“,Liria që shërben për të zhdukur lirinë, duhet zhdukur.etj.Ndërkaq sipas Ezopit,“robëria është një rrethanë tragjike.“
Kjo tregon se disa popuj, individ e kombe nuk e kuptojnë thelbin e Lirisë, as nuk e shikojnë veten në pasqyrën e historisë dhe të kaluarës së tyre, sepse po ta shikonin se nga erdhën nga robëria në liri,do ta vlerësonin tepër shumë lirinë e fitura me djersë e gjak.Për disa popuj,individ e komb liria bëhet e padurushem dhe kështu e humbin atë një ditë.
Sipas Hegelit „Liria është esenca e frymës.“Pra një popull ,individ e shoqëri e komb është i lirë nëse e ka atë në esencën e frymës së tyre,apo më mirë nëse e ka në gjak lirinë. Për ta kuptuar më mirë këtu po sjell disa proverba që flasin më shumë se të shkruaj e të shkruaj për lirinë: „Liria dhe shëndeti kanë diçka të përbashkët: ato vlerësohen me të vërtetë atëherë kur nuk i kemi.“Nuk ka njeri që të mos e dojë lirinë, por i drejti e kërkon për të gjithë, ndërsa i padrejti vetëm për vete.Njeriu i lirë nuk synon të sundojë, liria i kundërvihet në masë të barabartë si robërisë ashtu edhe sundimit.Askush dhe asnjëherë nuk ka pasur të drejta të tjera, përveç atyre që ka fituar dhe i ka mbrojtur vetë.
Vetëm mendjet e lira e ndjejnë peshën e vargonjëve.Vetëm ai është i denjë për jetën e lirinë që çdo ditë del në luftë për to.Liria pa ideale sjell më tepër dëm se dobi.Pëlqej të jem shpirt i lirë në burg, se sa puthador dhe frikacak në liri.Privilegjet e çdolloji janë varri i lirisë dhe i drejtësisë.Liria nuk është të rrish duarkryq, por është përdorimi i arsyeshëm i kohës, është zgjedhja e punës dhe e veprimit.Liria është një bukë që popujt duhen ta nxjerrin me djersën e ballit.Liria e vërtetë është më e çmueshme se ari dhe argjendi. Mundësia për të bërë gjithçka që të na pëlqejë, nuk është liri, por më tepër shpërdorim fyes i lirisë së vërtetë.Është vënë re se ata që bërtasin më tepër se të gjithë, duke kërkuar liri, nuk e durojnë me qejf atë për të tjerët.Ka vlerë vetëm ajo liri që u jep hapësirë energjisë, mendjes dhe vetive të mira të popullit.Nuk mund të jetë i lirë ai popull që shtyp popujt e tjerë“etj.P.sh.sipas Vretos „Njeriu është i zot i jetës së tij, ai është i lirë të zgjedhë ,por kjo liri ,nuk është liri të bëjë si të dojë ,nuk është një liri e pakontrolluar.“ Apo sikur thoshte Sami Frashëri: „ i lirë është ai që nuk është në robëri dhe nuk robëron kërkend". Rilindasët tanë e kishin lirinë në thelbin e shpirtit të tyre prandaj edhe e tërë veprimtaria e tyre atdhetare ka qenë si të dalin arbërorët në liri, në dritë dhe si të qytetërohen.Prandaj për ta „padia ka qenë pjella e robërisë , mjeti kryesor i pushtuesit për ta përjetësuar këtë robëri.
“Shumë vjet kemi nën errësirë të paditurisë dhe qindra vjet po na nxijnë rojtjen tonë me të zezat hidhërime të robërisë , tirania e së cilës ,nën të cilën ndodhemi e jetojmë ,ditë për ditë po na errëson shpirtërat.“Thelbin i rilindasëve mbi lirinë e çlirim të njeriut nga çdo lloj zgjedhe gjendet dhe në njërën nga këto këto vargje :“Se njeriu e njerëzia,ushqehen nga liria.“Ishte e qartë se liria e Arbërisë dhe përparimi i saj do të kërkonte plot mund dhe tepër gjak ,sepse e madhe ishte prapambetja , që duhej kapërcyer , të shumtë ishin dhe janë edhe sot armiqtë (armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm) që i kishin rënë mbi krye dhe e kërcënonin.Mjeti universal që do ta nxjerrë kombin e në veçanti Kosovën nga robëria e brendshme e padija dhe do t'ia shërojë të gjithë plagët ,siç na mësonin rilindasit, gjendet vetëm në përputhje me ideologjinë e Rilindjes Kombëtare e kjo është dija ,kultura“,shkenca,ideali e testamenti i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).
Nëpërmjet dijes dhe kulturës populli shqiptar do të mund të ngrihet dhe të zërë vendin që meriton në mes të popujve të tjerë të Europës.Kështu edhe Naum Veqilharxhi ,që e shpalli atë për herë të parë para popullit shqiptar ,shpjegonte se vargonjtë e robërisë të popullit janë bërë të rëndë nëpërmjet injorancës ,bestytnive dhe dogmave të huaja.Gjuha kombëtare mbeti pa u shkruar e pa u lëvruar dhe kjo ,sipas tij ,e uli kombin në një gjendje të rëndë turpi, u bë burimi i të gjitha të këqijave të tjera; u ngul përgjithmonë padituria, u përhap me të shpejtë barbarizma, vargonjtë e robërisë u bënë të çeliktë.Por, shpesh realitetin rilindasit e shihnin dhe me sy të poetit romantik. E parë me këtë sy Arbëria ishte vendi i muzave dhe selia e perëndive ,ishte një nuse bukuroshe që s'plaket kurrë në jetë, kurse njerëzit e Arbërisë burra trima mbi trima ,gratë që të gjitha të ndershm e të pashme ,të bukura si përllumbesha...Kështu të kalurën e Arbërisë ,nën robërinë e Turqisë e krahasonin me një dimër të madh e të keq ,kurse të ardhmen me një pranverë...Dhe me të vërtetë ,në qoftë se liria është gjendja e natyrshme e njeriut, dhe në qoftë se ,megjithkëtë ,atë e gjejmë nën pranga kjo do të thotë se këtu kemi të bëjmë me një uzurpim të madh dhe rrjedhimisht ,duhet të kemi të bëjmë me një luftë krejt të ligjshme kundër uzurpatorëve për të rifituar lirinë e rrëmbyer.Flija për atdhe, është një fat që do t'a kishte zili kushdo ,pasi mbi varret e martirëve merr fluturimin e tij gjeniu i lirisë… pa folur për Skënderbeun, të cilin rilindasit e ngrisin lartë mbi të gjithë si kampion të lirisë dhe mbrojtësin legendar...“(M.r.K.,Z.Xh,1987) Me të drejtë rilindasit tanë bënin thirrje dhe çmos e me bindje se e vetmja rrugë për t'i shëruar këto plagë dhe për të dalë nga kjo gjendje e rëndë është të zhduket robëria ,të hiqët qafe zgjedha e huaj.
Dhe sikur shkruante Sami Frashëri: “Skënderbeu me shqiptarët u qëndronte kundrejt burrërisht e me pak shokë hidhej si petriti mbi mijëra turq e shkatërronte ushtri të tëra të sulltan Muratit e Mehmetit, duke shtënë frikë...“Por sikur ngrenin zërin rilindasit tanë dhe me hidhërim zemre që :“shqiptarët kanë punuar gjithmonë për botën e jo kurrë për vete.Vetëm një Skënderbe ka punuar për atdheun e tij.“(„Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhetë?: mendime për shpëtimt të mëmëdheut nga reziket që kanë rethuar“,Sami Frashëri,1980)Nga ajo kohë ,vetëm një herë në historinë e kombit tonë ndodhi mrekullia që arbërorët u bashkuan nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).I vetmi që arriti t'i bashkonte arbërorët, i vetmi që ia dhuroi tërë jetën atdheut dhe lirisë së kombit të tij, i vetmi që e mbrojti si me shpat ashtu edhe me diplomaci e dije të vërtetën e historisë dhe prejardhjes së arbërorëve, i vetmi që arriti ta bënte shtetin Arbëror të preferuani e shumë popujve të Europës ,ku edhe disa pjesëtar të popujve tjerë u rreshtuan nën flamurin e tij fitimtar.I vetmi që i dha shembullin e bashkimit të Europës me anë të shembullit mbikohor e të vetëm sikur ishte ai i Kuvendit të Beslidhjes së Lezhës.Kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që e mbrojti dhe e ruajti Arbërinë e tij për të cilën u flijua deri në fund të jetës së tij.Ai kurrë nuk e tradhëtoi kombin e tij, as nuk lejoj që tradhëtarët e renegatët t'i fusin duart brenda kombit dhe shtetit sepse e dinte se një lejim i tillë i tradhëtisë dhe renegatëve do të ishte një vetëshkatërrim nga brenda i Arbërisë.Ai është i vetëmi udhëheqës arbëror i kompletuar e shembull që i ka patur të gjitha vlerat humane,e virtytet si dhe urtësin e trimërin ,por edhe një nga gjeneralët dhe udhëheqësit më të mirë e më besnik që ka patur kombi ynë iliro-arbëror. Por pas vdekjes së tij më nuk patë asnjë që t'i bashkonte dhe nuk arriti askush deri më sot dhe ja shkaqe pse nuk po arrihet të bashkohemi në mes vete.Sepse jemi të ndarë e përçarë brenda nesh ,sepse figurat historike si Gjergj Kastrioti ,Pjetër Bogdani,Idriz Seferi,Nënë Tereza etj, për disa janë figura kryesore e patriotike e humane të kombit e për disa figura tradhëtare dhe të pavlera,sepse nuk i shikojnë gërat më syrin e brendshëm të identitetit kombëtar ,pra si arbëror ,por me syrin e ideologjisë fetare duke u ndarë e njollos ata që nuk janë fetar si ata apo nuk i përkasin fesë së tyre,ose ata që nuk duan t'i kenë vëllëzër turqit.Sepse nuk bashohen për asnjë ide ,edhe nëse ajo ide është për të mirën e përbashkët dhe përgjithshme ,prapë nuk bashkohen se thonë e ka bërë ai dhe jo unë ,apo se e ka bërë ai i asaj apo kësaj feje, i asaj apo kësaj krahine,i asaj apo kësaj partie, e nuk e mendojn dhe shikojnë se atë ide e ka dhënë një arbërorë, një njeri i urtë e vizionar pa dallim feje,partie apo krahine.Sepse si duket nuk e kemi kuptuar lirinë se çfarë është në të vërtetë ajo dhe si duhet fituar e ruajtur atë etj etj.