Shkaqet e konfliktit ballkanik, sipas patriotit shqiptar Ternec Toçi

Historia

Shkaqet e konfliktit ballkanik, sipas patriotit shqiptar Ternec Toçi

Më: 3 mars 2024 Në ora: 09:59
Ternec Toçi

Milano, 16 tetor. Një bashkëpunëtor i “Avanti!” publikoi në organin socialist një intervistë për Shqipërinë dhe luftën ballkanike me Terenc Toçin. Patrioti shqiptar tha ndër të tjera :

“— Aleanca e katër monarkive ballkanike kundër turqve dhe lufta e nisur nga Mali i Zi kanë vetëm një objektiv : plaçkitjen dhe copëtimin e Shqipërisë. Reformat e famshme në Maqedoni, mbrojtja e qytetërimit dhe e të drejtave të popujve të shtypur janë “bllofet” e zakonshme, pretekste të zakonshme që “industrialistët” e luftës përdorin për të mashtruar opinionin publik. Sepse Serbia, si Mali i Zi, dëshiron të bëjë vjedhje : t’i plaçkisë Shqipërisë të gjithë territorin nga Plava në Babina Polana, nga Babina Polana në Shkup, nga Shkupi në Plaçinë; rreth një e pesta e Shqipërisë. Bullgaria dëshiron t’i gëlltisë një të tretën. Oreksi i saj shtrihet nga Shkupi në Manastir dhe Selanik; nga Selaniku deri në Babina Polana. Greqia dëshiron t’i gëlltisë një të pestën.

Sa i përket çështjes maqedonase, Toçi u shpreh kështu :

— Është një shpikje shpirtërore e koalicionit të Katër Kabineteve. Maqedonia është më pak se një shprehje gjeografike, ajo është një relike historiko-letrare. Nuk ekziston një popull maqedonas. Në atë pjesë të Shqipërisë lindore — vilajetin e Selanikut — ekziston një mozaik kombësish, në të cilin raca shqiptare mbizotëron në mesin e minoriteteve sllave dhe greke. Është e qartë se të nesërmen e ndarjes së plaçkës ballkanike, dallimet, mosbesimet, xhelozitë dhe lakmitë, përkohësisht të fjetura, do të rishfaqen. Dhe Evropa do të përballej me rrezikun e luftës për vite me radhë. Zgjidhja e vetme e drejtë për të ashtuquajturin problem maqedonas është themelimi i Federatës së Komunave të pavarura. Zgjidhja me “majë të shpatës” e aleancës katërpalëshe është një ndërlikim i problemit, është një akt brigandimi ndërkombëtar në dëm të një kombi fisnik dhe është një rrezik, njëqind herë më i madh se ky aktual, për paqen e Evropës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat