Të gjithë shkollat dhe universitetet duhet të mbajnë një orë mësimi me rastin e 619 vjetorit të Lindjes së Gjergj Kastriotit

Historia

Të gjithë shkollat dhe universitetet duhet të mbajnë një orë mësimi me rastin e 619 vjetorit të Lindjes së Gjergj Kastriotit

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 30 prill 2024 Në ora: 15:10
Gjergj Kastrioti

Duke ditur se figura e kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti është zemra dhe truri i historisë së kombit tonë iliro-arbëror, atëherë me rastin e 619 vjetorit të lindjes së këtij gjeniu arbëror do të ishte mirë që në të gjitha shkollat ,universitetet dhe kolegjet të mbahet një orë mësimi për jetën dhe veprën e pashlyeshme të tij.

Një popull e nderon sëpari veten e tij ,nëse nuk i harronë se cilët janë themeluesit e tij, cilët janë shpëtimtarët e çlirimtarët e tij , cilët janë mbretërit e gjenitë e tij, cilatë janë humanistët e tij, cilët janë shtëtndërtuesit etj etj. Edhe në këtë rast ,kur e gjithë bota e njeh dhe na njeh neve si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës ,atëherë duhet që shkollat e universitetet apo kolegjet të mbajnë një orë mësimi ,Ndërsa edhe shteti i Kosovës ta shpallë festë zyrtare shtetërore e kombëtare ditëlindjen e Gjergj Kastriotit dhe të festoj institucionalisht me aktivitete të ndryshme me këtë rast.

Po ta kishin kombet e civilizuara europiane një gjeni të tillë sikur ishte Gjergj Kastrioti do ta shpallnin jo vetëm At themelues e shpëtimtar të kombit të tyre,por edhe të shenjtë. Do të qëndronin jo vetëm mbi themelet e tij ,por edhe do ta përmbushnin testamentin e tij. Edhe pse sa ishte gjallë shumë kombe europiane e admironin dhe donin ta kishin një Gjergj Kastrioti të tyre,por një njeri i tillë me të gjitha virtytet jo vetëm heroike e njerëzore e qillore lind vetëm një herë dhe nuk përsëritet më ,prandaj edhe Gjergj Kastrioti ka qëlluar fatmirësisht të jetë Ati i kombit tonë themeltar dhe shpëtimtar, ai që e ujiti Pemën e lirisë, që na vulosi me flamur dhe na bëri pjesë të natyrshme të familjes së kombeve europiane.

Duke e ditur rëndësinë e madhe që ka figura e shenjët kombëtare e Gjergj Kastriotit duhet t'i mëohet brezave të ardhshëm si në shkolla ,në unibersitete e në familje se kush ishte paraardhësi i ytre, kush ishte ai që e vendosi themelin e shtetit dhe kombit ,kush e vulosi kombin tonë me flamurin e tij fitimtar të shqiponjës dykrenare në sfondin e kuq, flamur ky që në kohën e tij ishte flamurtar i Europës.

Brezave duhet t'i mësojmë se nëse e heqim Gjergj Kasstriotin, do të thotë i heqim themelet e kombit dhe identitet tonë , i këpusim rrënjët nga vetja dhe mbesim pa rrënjë, dhe kur ti je pa rrënjë do të thotë je pa asgjë, je pa identitet dhe pa të ardhme.Pra t'i bëhet e qartë brezave se pa rrënjë asnjë komb nuk mund të qëndroj dhe të ketë të ardhme ,ashtu edhe e pa Gjergj Kastriotin nuk mund të qëndrojm dhe të kemi të ardhme si shoqëri ,komb e shtet.

është i bekuar ai komb që mbahet për rrënjët e thella e të shenjta kombëtare të tij ,që i nderon me zemër e qenjen e tij figurat e tij themeltare sikur është kjo e Gjergj Kastrioti ,sepse ai komb sigurisht që do të ketë jo vetëm të ardhme por edhe do të respektohet e vlerësohet nga e gjithë bota e civilizuar si një komb i kulturuar dhe me identitet të qartë kombëtare europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat