Josip Broz Tito njihet për prishjen e marrëveshjes së Bujanit, ku ishte paraparë bashkimi i tokave shqiptare të mbetura në ish-Jugosllavi pas çlirimit nga pushtimi nazist dhe për shumë vepra gjenocidiale pas luftës së dytë botërore.
Dhjetëra-mijëra shqiptarë u ekzekutuan pas çmimit, duke u zëvendësuar me një diktaturë të rëndë për shqiptarët. U ekzekutuan dhe u burgosën udhëheqësit e Lidhjes së dytë të Prizrenit.
U vranë, u burgosën dhe u masakruan me mijëra shqiptarë gjatë periudhës së diktatorit Tito dhe politikës gjenocidiale serbe për t’i fituar të drejtat tona.
U riaktivizua marrëveshja jugosllavo-turke e pasluftës së dytë botërore, ku më shumë së gjysma e shqiptarëve në ish-Jugosllavi u detyruan me dhunë të shpërngulen në Turqi, periudhë e cila zgjati nga viti 1938 e vazhdojë në vitin 1953, deri në fund të viteve 70-a.Paraprakisht ishte një marrëveshje në mes ish-Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll.U ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë nga paslufta e dytë botërore deri më 1968, ku me protesta masive, Tito u detyrua të lejojë përdorimin.
U copëtuan tokat shqiptare në ish-Jugosllavi, ku gjysma e Maqedonisë u krijua nga tokat shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë së sotme londineze me 1914-të.
Presheva, Medvegja, Bujanovci, Pazari i ri (Novi Pazari) dhe shumë qytete tjera mbetën ndër Serbi.
Qytete të shumta mbetën ndër Mal të Zi. U krijua Kosova e tanishme sipas planeve dhe dëshirave të politikes jugosllave.Pas Luftës së Dytë Botërore, Tito qeverisi vendin për 35 vjet deri në vdekjen e tij.
Vdiq më 4 maj 1980 në Lubjanë. Pas vdekjes së diktatorit Tito, shqiptarët në ish-Jugosllavi vazhduan përpjekjet për krijimin e Republikës së Kosovës dhe të drejtave e shqiptarëve në tokat e tyre të mbetur nën republikat e tjera.