Bukuri këputur yjesh

Historia

Bukuri këputur yjesh

Agim Xh. Deshnica Nga Agim Xh. Deshnica Më 9 maj 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Në mbarim të prillit me këngë bylbylash, me diell e shi, fllad dhe erë, retë puplore shpërndahen e humbasin, kushedi se ku. Dhe ja, kaltërsia e bukur e majit rikthehet në qiell e në faqe ujërash. Partha iliriane a Bardha apo Berati, nga mjegullnaja e shekujve e stoliset me larushi , zymbylash, trandafilash e karafilash. Gjelbërimi i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, të mbërthyera në shkëmb, një mbi një e sup më sup. Lagjet Mangalem e Goricë përballë njëra - tjetrës pasqyrohen në Osum nën pamjen e malit të vetmuar Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve, nga të bardha dëborë, në gri, nga të blerta, në blu, herë në zbardhëllim, herë në dritë, herë në natë me hënë e yje.

Lumi shekullor, pasi lirohet nga trysnia e kanioneve të thikta, merr frymë tek zbret e hyn i gjerë në qytetin e legjendave, në afërsi të lagjes se bleruar Vakëf, kalon e zhurmon lehtë, harkohet në qendër e rrëshket tatëpjetë me vezullime valësh nën tri ura, e para, një ngrehinë e ftohtë metalike e varur, në kundërti me natyrën parake të qytetit nën Kala, tjetra bukuri legjendash, ku fle vasha e flijuar, pranë rrepeve me hijet hedhur në ujë, e treta, pjesë e boshtit të jugut, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi, në fushë dhe mbi shpatin perëndimor, nën muret e kullat e gurta të Kalasë. Kjo pamje mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut, teksa dergjet nën qiell, sipas legjendës, i lënduar vende- vende në krahror nga shpata e dyluftimit e Tomorrit.

Në mbarim të ditës, dielli i përskuqur mbi shpate e majat e buta, varg e varg, dalëngadalë ulet e befas humbet matanë brezit të shndritur, duke i dhuruar muzgun e qetësinë e buzëmbrëmjes qytetit e rrethinave me ullinj, pemë, plot fryta, e rrepe me deget e zgjatur mbi valët e Osumit, pranë kodrave.. Nuk ndihet më era e stoçenit dimëror, që fluturon nga grykat larg. Dëgjohet paksa uturima e mbytur e lumit nëpër shtratin e gjerë, ku sipas legjendës së dyluftimit të Tomorrit me Shpiragun, derdhen lotët e Kalasë...

Gjithkush pushtohet nga hareja e largësive dhe e ajrit të pastër, teksa sodit qytetin nga kullat e Kalasë e lartësitë e Goricës, nga dritaret një mbi një, sidomos nga autostrada dhe ura e fuqishme të ndërtuara pranë Velabishtit mbi zallishte nga Qeveria Demokratike më 2013, si fillim i autostradës së ardhëshme Berat - Tepelenë.

Herë herë, hëna e plotë, duket sikur zbret nga qielli përmes një shkëlqimi të bardhë mbi muret e bedenat e Kalasë dhe vështron poshtë me sytë e artë.

Në bregun e lumit midis Bilçës e Goricës, edhe sot ndodhet vendi me emrin Zarizan. Sipas legjendës atje në një shtjellë uji, u mbyt një nuse e bukur që u kthye në Zanë. Ajo thërriste për ndihmë dhe djemtë suleshin me not drejt zërit të saj. Shumë prej tyre i rrëmbente shtjella e befas zhdukeshin.

Matanë Urës së Goricës, ku rruga merr djathtas, dikur ndodhej vendi i quajtur Guri Burimit, ku shumë fëmijë nga disa lagje, shkonin duke vrapuar, pinin ujin e ftohtë, pastaj mbushnin plot shtëmbat e vogla e ktheshin dalëngadalë në shtëpi..

Pak fjalë për Lagjen Murat Çelepi

Lagjja Murat Çelepi, në krye të lagjeve të tjera, dikur me ndërtesa monumentale, me rrugë e sokakë të pastër drejt shtëpive e bahçeve përrallore buzë lumit, mahniti udhëtarë, si Evlia Çelebi, piktorë si Eduard Li, shkrimtarë e udhëtarë, si Edith Durham e shumë të tjerë nga vendet e lindjes e të perëndimit.

Atje, në një truall të shkretë pranë lumit i rrethuar me mur guri të ulët brenda portës me hark të lartë guri, me dy kanata druri .përherë të, hapura me oborr të pluhurosur, pa pus e lule, deri në kohët e reja mbante emrin „Saraje.” Ky emër seç kishte diçka te frikshme.

Askush nuk banonte atje, nga kohë që s’mbahen mend. Askush nuk hapte portën. Askush nuk guxonte të punonte tokën djerrë për pemë a perime Një hije misterioze endej në ato rrënoja të mbuluara me shkurre, ku lëvrinin gjarpërinj, hardhuca e akrepa. Në shtëpitë pranë, rrëfehej pa ngritur zërin, se në atë vend të shkretë e të frikshëm “Saraje” me përjashtim të netëve të Ramazanit, zgjoheshin dhe vallëzonin në errësirë xhinde të bukura shtatlarta të veshura me të bardha.

Sipas Evlia Çelebiut, aty dikur ndodhej selia e të parit të Sanxhakut. të Beratit, që u rrafshua nga një zjarr i madh, megjithëse aty ditën e natën punonin shumë shërbëtorë dhe roje me shpata e dyfekë.

Tek hedh vështrimin mbi pllajën shkëmbore me shkurre, ku zbardh e heshtur në vetmi përkrenarja-përmendore e Skënderbeut, duket sikur kalorësi i Krujës e ka hedhur atje pas luftimeve të përgjakshme për marrjen e Kalasë dhe endet i shkujdesur natën anës lumit i shoqëruar nga purpurantët e tij. Ndërkohë drejt shkëmbit Çekbeni (shqip: më tërhiqni) i kapur pas litarit ngjitej përpjetë kalasë asqeri turk, pasi kishte njoftuar Portën e lartë, për rrethimin e Kalasë së Beratit nga arnautët të prirë nga Iskanderbeu. Dhe ja nëpër shtigje malesh, u sulën taborët e Sulltanit për kapjen në befasi të rrethuesve, që flinin nën guna me shpatat në myll dhe ushtat ngulur përtokë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore në Murat Çelepi qe ngritur një stacion hekurudhor, ku mbërrinte nga Shkodra dhe Elbasani Feldbangu austriak me vagona i ushtrisë austro-hungareze me trupa dhe materiale lufte. Aty hipnin në stacione pranë qyteteve e fshatrave, edhe udhëtarë me hejbe e mallra për pazar në Peqin, Rrogozhinë, Lushnjë e Berat.. Më tej vazhdonte transporti ushtarak me teleferik lart, në pllajën perëndimore të Goricës, Pas telefrikut vijonte Feldbangu i dytë deri, ku hapej fronti i luftës me ushtinë greko- franceze.

Gjithë hekurudha, Feldbangu vagonat dhe teleferiku, pas disfatës së ushtrisë austro-hungareze u zhdukën ose u mbuluan nga tokat. e mbjella me misër e grurë në fshatrat, ku kalonin shinat e hekurta..

Feldbangu austriak

E VËRTETA PËR BERATIN

Berati në histori,njihet si qyteti arbëror i muzakajve, i poetëve, si Nezimi e Nebiu; qyteti i rilindasve e mësuesve të apasionuar, si Jani Vruho e Babë Dudë Karbunara, i shtet arëve, si Iljaz Vrioni e Zarif Hasnedari, i atdhetarëve demokrat, si Xhevdet Dëshnica e Xhevdet Mehqemeja, i dijetarëve, si

Myqerem Janina, Vexhi Buharaja, Jorgji Gjinari, Jani Vevecka, i poetit martir Namik Mehqemeja, i shkrimtarëve, si Jusuf Vrioni Ramadan Pasmaçiu, Agim Mehqemeja i artistëve, si Zihni Berati, Naxhi Berati, kompozitorit Nexhmedin Doko,i fotografit Lilo Xhimitiku etj.

Qytet i shenjtë i fetarëve, si kryepeshkopi Kisi dhe i myezinëve, si Afez Rizai zëri i të cilëve nga minaret e larta dëgjohej në largësi i përzjerë me jehonën e kambanave; njihet edhe si qyteti i dasmave gazmore me klarinetat e Sybiut.

Shtëpitë beratase me sokakët e pastër me portat e larta me hark e dy kanata dritaret e shumta e të gjera, , oborret e puset, bahçetë me pjergulla rrushi, kumbulla e fiq, shegë e ftonj e mana, mjerisht shumë prej tyre janë harruar

Ngrehinat e xhamive, tyrbeve, kishave me kambanore pikturat të Onufrit, Kisha e Shën Mihalit mbi shkëmbin e thepisur, Ura e gurtë e Goricës me bukurinë e rrallë, të shtatë harqeve, vepra plot art e mjeshtërve beratas. duhet të mbrohen nga dëmtimet dhe tekat e shkujdesja, e kryetarëve socialistë të Bashkisë së. Beratit.

Pamje të Beratit – trashëgim brez pas brezi.

----------

Rrënimi i Qytetit Muze

Çfarë ndodhi në rrjedhën e kohëve?

Për ironi të fatit, sado u shpall formalisht muze, Berati ra në duar pushtetarësh të paaftë komunistë, pa kulturë, shumica të ardhur nga vise të tjera, pa kujtime fëmijërie. Muzeu i gjallë pësoi krisje, plasje e shkallmime të rënda në zemër dhe në dy krahët, në zonat e tij më të hijshme. Kujtesa e kombit u pushkatua së bashku me patriotët e lirisë, demokratët e përparimit e djemtë e mirë për këngët e tyre të dlira. Lagjet Vakëf e sidomos Murat Çelepi me shtëpi beratase e bahçetë me cikrikët përrallorë të ujitjes pranë lumit, morën goditje shfarosëse. Kujtimi i tyre u gropos pa mëshirë në themelet e apartamenteve standarde pakurrfarë historie e hijeshije, si gazerma ushtarake.

Nuk flitej më për “Pazarin e Misrit”, as për “Pazarin e Gjalpit” e “Pazarin e Gjësë”, ku në ditët e shtuna mbërrinin si në festë, edhe nga krahinat më të largëta tregtarë qytetesh apo fshatarë, me mallra ngarkuar mbi kafshë, karroca dhe automjete. Sheshet e tyre me dyqane përqark i pushtuan ndërtesat beton e tulla me pesë e gjashtë kate, që mbuluan tërë pamjen e qytetit muze. Vargu i gjatë i dyqaneve private me trotuar pranë lumit u shndërrua në rrugë me asfalt. Hoteli i bukur me emrin “Kollombo” u u hodh përdhe për një lulishte të thjeshtë.

Ndërtesa historike e Prefekturës u prish për një shesh mitingjesh me një basoreliev të pushtetit komunist. Nga Selamllëku, pjesë e Sarajeve të Pashait në qendër të qytetit, u dëmtua kati i dytë, ka mbetur një rrënojë e trishtuar që dëshmon në heshtje se as ndërtesa aq e bukur mbi kolona, nuk i shpëtoi ndëshkimit barbar të diktaturës. Busti i rilindasit Babë Dudë Karbunara u çvendos nga qendra anash në vetmi. Në hyrje të parkut të dëshmorëve të kombit, në Murat Çelepi, u vendos busti i ngrysur i Stalinit. Mali i Shpiragut u plagos përsëri, jo nga shpata e të dashuruarit legjendar, por nga emri i një diktatori gjakatar. Në vend të ullinjve në faqet e Kalasë u mbollën pisha e akasje. Kulmi arriti me punimet prej Sizifi për hapjen e një tuneli pa fund nën humnerat shkëmbore të kalasë pasi u prish kisha e Shën Mërisë. Mos vallë ishin ngjallur bejlegët e legjendës me shpatë e topuz për marrjen e Kalasë me dredhi?

Emrat e lashtë: “Sheshi i Pashait”, “Hani i Nushit”, “Hani i fëshfërimës”, “Rruga e bakërpunueseve”,“Ku dridhen qerret” “Tabakhana”, “Rruga e xhokaxhinjëve”,” Pasmaçiana”, “Rruga e trëndafilëve”, “Lisi i Beçit”, “Lëmi i Shamatasë”, “Lëmi i plykut”, “Trarët”, “Zarizani”, “Çesma e Sahatit” e “Varri i Baba Aliut”, u ruajtën vetëm në kujtesën e brezit të vjetër, mjerisht, të panjohur për brezin e ri. Emrat e vjetër të lagjeve, dëshmitarët e qytetit monument kulture, u zëvendësuan me emra politikë. S’dëgjohej më troku i kuajve dhe thirrja e karrocierëve mbi pajtone: “Hajt! Çelepi!” e “Hajt Pazar!” Lundra mbi lumë u ndalua, portili me shkallë u shemb.

Në Murat Çelepi ndërtesa neoklasike e Shkollës Qytetëse e ndërtuar më 1916, u hodh përtokë.. Kalldrëmi i pastër i sokakëve, u rrënua. Shtëpitë e bardha beratase me dritaret e gjera oxhakët, tavanet ngjyra-ngjyra, tok me harqet e portave të larta, oborret e puset, pemë gjithfarësh ndër bahçe së bashku me çikrikët me kërkëllima në rrjedhën e remës, i përpiu dheu. Kavakët e lartë me hardhitë përqark degëve e trungjeve, i hodhi përdhe spata. Shkundja e manave, vjelja e rrushit e mbledhja e frutave, morën fund. Cicërimat e zogjve e zëri i kaposhit me përgjigjet e largëta, kur zbardhte dita, s’u ndien më mbi mure apo në degët e fikut. Pipëzat me kallama e gajdet me drurë të njomë, heshtën. Rosat e patat s’u dukën më, me zhytje nëpër rrymën dredharake të remës. Rrjetat e peshqve, koshat për ngjala thurur me thupra drurësh, humbën në qilarët e shtëpive të shembura, dikur të pasur me qypa rezervash ushqimore. Kundër historisë, vendin e tyre e pushtoi një varg i gjatë apartamentesh shumëkatështe kundrejt pamjes së blertë nën Shpirag me shtëpi të bardha beratase.

Dhunimi më barbar u shfaq sidomos në ndërtesat fetare. Xhamitë, teqetë e kishat u kthyen në depo, klube e gazerma, disa u shembën. Medresetë u mbylllën. Tyrbetë e varret e shenjta u sheshuan. Në Kalanë e kishave të njohura për bukurinë e tyre të lashtë, një pjesë e Katedrales së Shën Mërisë u përshtat për galeri me vepra të artit bizantin, me emrin ”Muzeu Onufri”, me piktura e ikona të grabitura nga kishat e mbyllura kudo. Portat e sallës së madhe të Katedrales me kupola e shandanë të vjetër, ikonostasin madhështor dhe afresket plot art, nuk u hapën më për falje dhe shërbesa fetare. Kodikët e artë të Beratit dhe epitafi, një punim i shkëlqyer arti, u shpërdoruan për qëllime propagandistike. Teqeja e Helvetive, aq e bukur, me ngjyra të gjalla, jashtë e brenda, pasi shpëtoi nga kazma rrënimtare, u caktua si “arkiv” rezervat për sendet me vlera të rralla artistike me ajetet e shenjta të Kuranit, me shkrronjat e arta arabe, sexhadet e faljeve, qilmat me lule ngjyra-ngjyra dhe shandanët e ndricimit të rrëmbyera nga xhamitë, si Xhamia Mbret, Xhamia e Plumbit, Xhamia e Beqarëve etj. Falja ndaj Zotit, Ramazani e Bajrami, Krishtlindjet e Pashkët e Mëdha, paradat festive me karnavale, hedhja e kryqit në lumë, dënohej me ligj të rreptë. Hoxhallarët e priftërinjtë u ndaluan të merreshin me shërbimin e shenjtë, disa u burgosën, të tjerëve në vend të penës u dhanë kazmën.

Ne Murat Çelepi u rrafshuan çesma me sylynjarë, u shemb Sahati e minarja e xhamisë e vitit 1615. “Varri i Baba Aliut”, u ruajtën vetëm në kujtesën e brezit të vjetër, mjerisht, të panjohur për brezin e ri. U sheshua Xhamia e Dylibegës, ku faleshin ata, që niseshin për haxhillëk në Mekë etj.. “.

Betonim në lagjen Murat Çelepi v.1980 - 1990

Për turizëm në Berat as që bëhej fjalë. Siç po dukej, pushteti qendror po e kthente muzeun e rrallë, në qytet fabrikash me ndotjet e njohura, në një burg a vend internimi për dijetarët e profesorët shqiptarë të shkollave, edhe për grumbullim punëtorësh nga fshatrat e rretheve të tjera, larg vatrave stërgjyshore. Flitej për humanizëm socialist, por nga “Shpella e Memecit” në shkëmbin e thepisur “Çek Beni”, natën vonë dëgjoheshin rënkimet e një fatkeqi të sëmurë, që flinte atje me qentë e tij besnikë nën erën e rreptë të stoçenit që vinte nga malet mbuluar me dëborë. Edhe lumi i krojeve të pastra malore, u moleps e valët e helmuara humbën ngjyrën e qiellit. Etnografët e urbanistët u stepën para egërsisë së diktatorëve të kuq. Të bëhej sikur zëri i Gavril Darës, vinte nëpër re nga thellësia e kohëve epike në vite tragjedish:

Se Berat, se Berat!

Këndoi Mara atë menatë.

Sa jetimë na ke lënë!

Sa të veja shkulën flokët!

As pushtuesve më barbarë s’u ra ndër mend të bënin një hata të atillë, kundër një muzeu të gjallë 2400 vjeçar. Për mrekulli të fatit shpëtuan me disa dëmtime Kalaja, Mangalemi, Gorica dhe ura e gurtë me harqe, tashmë pasuri e kulturës botërore nën mbrojtjen e UNESKO-s në kohën e Qeverisë Demokratike me Sali Berishën në krye.

Dielli i zgjimit shuan dalëngadalë yjet e natës. Mbi kreshta e maja zbardh dita e shpresës. Është koha e rishfaqjes së dhuntive më të fuqishme, siç janë qytetaria dhe kultura demokratike e intelektualëve të shumtë me shqetësime për të sotmen dhe të ardhmen e Beratit. E duam, Beratin, Parthën e ilirianëve, larg çdo gjymtimi të mëtejshëm “modernist”, zemërhapur ndaj vizitorëve turistë, të flasë për historinë e vjetër, për themeluesit, për mbretër e rilindas me bëmat për liri. E duam Beratin, t’i tregojë botës për barbarinë komuniste në shekullin e shkuar, me shkatërrime, fyerje, gjak e tragjedi, ndaj këtij qyteti të bukur antik e njerëzve bujarë. E duam Beratin, larg çdo trishtimi me vëllezër nga afër e larg, të përtërirë me gjithë lashtësinë e tij. Le të dëgjohen sa më larg këngët gazmore të dashurisë:

“Mora përpjetë Kalanë

edhe zbrita tatëpjetë.

U zemrova me xhananë

bu bu qyqja ç’më ka gjet!”

Hedhim vështrimin tutje, përtej valëve oqeanike. Dhimbjet e mallit shtohen, veç shpirti gjallëron.

-----------------

Barbarizëm, komunist ndaj qytetit monument kulture.

Çdo shtëpi ka veçantitë e saj. Qindra shtëpi krijojnë një qytet me tërë vlerat.e tij

Historia për qytetet e vdekur është e mjegullt, shpesh e sajuar sipas hamendjeve. Për mrekulli Berati i lashtë, arriti deri në kohët e reja mundi të mbetej qytet i gjallë..

Asnjë popull dhe asnjë shtet në botë nuk prish monumentet e veta të kulturës, sipas manisë perverse të një njeriu, e thënë ndryshe “prish shtëpi e bëj kasolle.” Nga një revistë italiane mësohet se pasi armët e Luftës së Dytë Botërore heshtën, shumë qytete të rrënuar u ringritën siç kishin qenë më parë. Turistët amerikanë me origjinë nga këto vende, befasoheshin kur gjenin pallatet klasike, kafet, parqet e rrugët e kohëve të bukura të rinisë.

Në Shqipëri në mbarim të luftës pas largimit të trupave pushtuese gjermane, me luftë e vrasje të njerëzve të pafajshëm, kudo u ndie fryma e pesha e një jete të re; për disa e lumtur, ndërsa për shumë vetë e panjohur, e dhunshme dhe e frikshme.

--------------------------

Sarajet e Pashallarëve rrënuar me urdhër të dikatorit E. Hoxha.

Prefektura e Beratit shembur nga diktatura komuniste

Shkolla qytetëse e vitit 1916 e shembur nga diktatura komuniste

Gërmat DË në tabelën e gjysmës së rrugicës me gropa të Bashkisë socialiste të Ervin Demos, i përkasin demokratit atdhetar Xhevdet Dëshnica -Nderi i Beratit.

Por kryetari socialist i Bashkisë Ervin Demo me urdhër të kundërligjshëm të kryeminisrit Rama, në Urën e Goricës ndalohet kaliimi i makinave, vlen vetëm si “pedonale”. Makinat për Përmet duhet të lëvizin rrotull e të kalojnë matanë lumit nëpër urën e ndërtuar nga Qeveria demokratike e Sali Berishës më 2013, të autostradës drejt jugut. Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë.

Berati apo Atllatida?

me plazh në Osum nga arkitektët Edi Rama Ervin. Demo. 

Braktisje e trishtim në Kala nga Bashkia socialiste

------------------

Qytetarë beratas, mjaftmë nën sundimin e kryetarëve të paaftë dhe të koruptuar socialistë , që kundër ligjeve për pushtetin vendor, zbatojne, urdhërat e kryeministrit Rama, i cili në cdo fundjavë vjen në Berat si turist, ha e pi, argëtohet, e mbyll

Universitetin e Beratit të ndërtuar nga Astrii Veliaj qytetar nderi i Beratit

Ndërkohë me dredhinë e prokurores Ina Rama gjykatësit pa moral vendosin të rikonstruktohet ndërtesa e bukur neoklasike e Universitetit dhe të përshtatet për Hotel me emrin Kollombo.

Kryeministri nuk mbaron me kaq por shihet si drejtues punimesh tek u qepet pas punëtorëve me kaska ne koke ne zallin e Osumit , kur jane duke kositur shkuret anash lumit apo zgjerojne një metër rrugën përpara lagjes Goricë.

Befas njofton me bujë për miljarda dollarë nga ‘nafta’ në Shpirag, jetë të lumtur, shtimin e numërit të turistëve të huaj, në Berat,

Pastaj i kënaquar ikën si veriu i shoqeruruar nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, udhës shkurt për Tiranë nëpër tunelin e Kërrabës, të hapur nga Qeveria Demokratike. me shperthimin historik nga dora e Sali Berishës.

Para nisjes për Bruksel kryeministri u tha gazetarëve ato që kishte premtuar në Berat, se ai do të integronte në BE, Shqipërinë tok me Beratin..Këtë lajm mesa dihet e ka shpërndarë në media e gazeta 8 here me krenari, kur nisej ose kthehej....

Dhe qytetarët e ndershëm beratas shpresojnë më kot nga ky kryeministër hokatar, për uljen e taksave e tatimeve, rritjen e pensioneve, uljen e çmimeve të medikamenteve, shtimin e mjekimimeve falas, etj etj.

Qytetarë beratas, rrëzoni pushtetin e koruptuar socialist me fuqinë e votës, për kthimin e demokracisë, ligjeve demokratike dhe organeve të drejtësisë së pavarur, për një të ardhme më të mirë në qytetin tuaj, një nga më të lashtët e më të bukurit në Europë.

Mos ikni përgjithmonë nga vatrat tuaja stërgjyshore.nga Berati i legjendave. në kodra me ullinj shekullore, fiqtë nga kohë që nuk mbahen mend me burime ujërash për vaditjen e tokave pjellore me misër e grurë.

----------------

Sipas një nga raportet e botuar nga ishkryeministri Sali Berisha gjatë qeverisë demokratike ndërmjet shumë ndihmave për zhvillimin e ekonomisë, kulturës, arsimit e shëndetësisë në qytetin e Beratit e fshatra janë realizuar edhe këto objektva:

-1.Janë ndërtuar e rikonstruktuar mbi 600 km rrugë:( 70 km rrugë kombëtare; 105 km rrugë rajonale; 425 km rrugë në komuna e bashki.)

2. 60 shkolla të pajisur me kabinete moderne dhe salla interneti.

3. Universiteti privat me 5600 studentë..

4. 31 sisteme ujësjellësa e kanalizime, duke përfshirë Ujësjellësin Berat – Kuçovë 6 ml euro.

5. 46 Qendra Shëndetësore e ambulancë si dhe Spitali Beratit tashmë me pajisje bashkëkohore.

6. Në Sistemin e Energjisë Elektrike janë investuar 25 milionë euro për pëmirësimin e kapaciteteve të rrjetit dhe janë kontraktuar ndërtimi 15 HEC-ve lokale.

7. Është dyfishuar numri i bizneseve – në 5350 biznese nga 2820 biznese vitin 2005
Turizëm:

8. Është rritur në 300 mijë numri i turistëve në qark nga 30 mijë në vitin 2005.

9. U përfshi Berati në UNESKO.

10. Janë restauruar kështjella, kalldrëmet dhe mbi 50 monumente dhe objekte muzeale përkundrejt 5 objekteve të PS.

11. Në përfundim rrugët turistike të Tomorit, Shpiragut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat