Drejtori i Spitalit në Prizren Afrim Avdaj, flet për gjendjen dhe ballafaqimin me Covid në këtë komunë

Intervista

Drejtori i Spitalit në Prizren Afrim Avdaj, flet për gjendjen dhe ballafaqimin me Covid në këtë komunë

Nga: Albulena Muji Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:17
Afrim Avdaj

Kosova ka tashmë një vit që po përballet më pandeminë globale Covid19. Me virusin korona po përballet edhe Prizreni, një ndër komunat më të mëdha në Kosovë.

Për gjendjen në këtë komunë ka folur  në një intervistë për “Bota sot”, drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj.

Ai ka treguar se sa pacient të prekur më virusin korona ka në këtë spital, si dhe për kapacitetin e këtij spitali në luftën me pandeminë.

Po ashtu, Avdaj ka folur edhe për pacientët të cilët vinë edhe nga Shqipëria që të shërohen në këtë spital.

 “Bota sot”: Si është gjendja në spitalin rajonal të Prizrenit?

Afrim Avdaj: Aktualisht kemi: 108 të hospitalizuar, 2 në respirator, 7 në CPAP mask, 75 me O2, 71 të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 33 të konfirmuar negativ, 4 të pakonfirmuar.

“Bota sot”: Sa e ka vështirësuar punën e mantelbardhëve Covid19?

Afrim Avdaj: Puna është duke u kryer me përkushtimin më të madh të të gjithë punonjësve shëndetësor.

“Bota sot”: A po ka kapacitet spitali i Prizrenit të mbulojë këto raste?

Afrim Avdaj: Aktualisht kemi në dispozicion 161 shtretër për rastet COVID-19, nga të cilët në shfrytëzim janë 108 shtretër.  

“Bota sot”: Çfarë metoda po përdoren në rastin e pacientëve të prekur më Covid19?

Afrim Avdaj: Metodat standarde sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

“Bota sot”: A ka persona të prekur me variantin e ri në Prizren?

Afrim Avdaj: Jo .

“Bota sot”: Përveç shtetaseve të Republikës së Kosovës, në spitalin e Prizrenit trajtohen edhe persona nga Shqipëria. Cila janë procedurat për këto raste?

Afrim Avdaj: Procedurat janë të njëjta si për gjithë pacientët, gjithnjë sipas marrëveshjeve ndërshtetërore.

“Bota sot”: Sa persona nga Shqipëria janë trajtuar që nga fillimi i pandemisë?

Afrim Avdaj: Aktualisht janë 8 pacientë nga Shqipëria, ndërsa në fund të muajit shkurt numri i të hospitalizuarve ishte 75.

“Bota sot”: Cili është apeli juaj për qytetarët e Prizrenit, po edhe të gjithë Kosovës?

Afrim Avdaj: Të respektohen masat mbrojtëse dhe rekomandimet e Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat