Serbinë e udhëheq mafia politiko-kishtare..!?

Intervista

Serbinë e udhëheq mafia politiko-kishtare..!?

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 21:11
Bojan Jovanoviç

Në një intervistë të gjatë prej 2 orë e 25 minutash, dhënë emisionit kroat “Podcast-Velebit” me datën 09.07.2021, z. B. Jovanoviç ka ngritur akuza tepër të rënda ndaj Kishës ortodokse serbe.

Duke e marrë për trajtim në këtë emision librin e tij me titull; “Ispovest kako smo ubili Boga” (Rrëfimi se si e vramë Zotin), për hir të opinionit të gjerë shqiptar, më poshtë po iu sjellim disa nga çështjet më kryesore për të cilat ai foli, duke u përgjigjur në pyetjet e udhëheqësit të emisionit, z. Marko Juriç.

Duhet cekur qysh në fillim, se ztr. Jovanoviç, ish klerik i lartë në hierarkinë e saj (diakon-monah) para 9 vitesh është përjashtuar nga kjo kishë për shkak të denoncimeve të tij publike ndaj heshtjes së saj ndaj dukurisë së pedofilisë, për mos-marrjen e saj me çështje të fesë dhe edukimin e besimtarëve sipas porosive të Jesus Krishtit, por me çështje politike, etj.  

Në pyetjen e parë, se çfarë po ndodhë në Kishën ortodokse të Serbisë në dy vitet e fundit, z. Jovanoviç, ndër të tjera tha;

Patriarku i ri i kishës ortodokse serbe, Porfirije Periç, është i rremë, sepse atë e ka zgjedhur Shërbimi sekret i shtetit, e jo besimtarët e kishës, siç kanë qenë të zgjedhur nga ky shërbim edhe ish patriarku German, Pavle dhe Irinej.

Më tutje ai vazhdon; në Serbi kemi një qeverisje autokratike me një udhëheqës diktator në krye të saj, siç është A. Vuçiç, i cili e ka kthyer popullin serb në një klasë të mesme të skllevërve të kënaqur, dhe ata, serbët, o do pranojnë të jenë robër të kënaqur ose duhet ta braktisin vendin e tyre..!?

Brenda kishës serbe ka raste të shumta të Pedofilisë, por për to kisha serbe asnjëherë nuk ka folur hapur, as nuk i ka denoncuar pranë gjykatave, siç ka bërë Vatikani dhe kisha katolike. Por, as organet e shtetit nuk kanë iniciuar ndonjë proces gjyqësor kundër kësaj dukurie brenda kishës ortodokse serbe, ngase këta dy faktor kyç të cilët sot udhëheqin me Serbinë, janë në sinkron të plotë me njëri tjetrin kur është fjala për politikën e gabuar nacionale. Ne, një grup klerikësh serbë në Bosnje dhe Kroaci kemi ngritur aktpadi kundër rasteve të pedofilisë pranë një gjykate përkatëse në Britaninë e Madhe, ngase në kërkesat tona të shumta nuk na është përgjigjur A. Vuçiçi, as Ana Brnabiç, por as udhëheqësit e kishës. Ata çdo gjë e kanë lënë në heshtje, por as gjykatat në Serbi nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Pra, shteti nuk e ngucë kishën dhe as nuk i bën ndonjë presion për shkak të Kosovës që mos ta humbë përkrahjen e saj kur është në pyetje njohja e pavarësisë. Kisha pravosllave serbe është një organizatë e fuqishme në Serbi, ajo gjithherë i ka përkrahur hapur çetnikët, ka kënduar këngë çetnike së bashku me ta në ceremonitë fetare dhe nacionale, kisha ortodokse serbe e ka ndërruar pushtetin në Mal të Zi në fund të vitit të kaluar. Po, ajo me ndihmën e Beogradit dhe të Rusisë ka ndërhyrë në procesin zgjedhor në këtë shtet në emër të gjoja rrezikimit të pronave të kishës serbe atje, kur qeveria malazeze aprovoi ligjin e ri mbi pronat e kishtare. Në zgjedhjet në MZ morën pjesë serbët me dy nënshtetësi që jetojnë në Serbi, Bosnje dhe Kroaci. Pra, në zgjedhjet në MZ kanë marrë pjesë radikalët serbë, të cilët kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve..!?

Më tutje z. Jovanoviç vazhdon; Kisha serbe pa ndërpre krijon paragjykime tek populli serb, i cili është shumë pak i njoftuar se çka ndodhë në realitet në Serbi, dhe shumë më pak e dinë se çka ndodhë në MZ. Pra këtë mos informim të popullit serb kisha e shfrytëzon maksimalisht, duke nxitë urrejtje ndaj popujve tjerë, po ashtu kundër malazezëve në Serbi që të shpërngulën, nxitë urrejtje midis Serbisë dhe Kroacisë, duke propaganduar; mos shkoni në Kroaci, atje mund t’iu ndodhë ndonjë e keqe, se atje ju presin ustashët, kroatët ata nuk po i pranojnë viktimat e Jasenovcit...etj...!?

Askush në Serbi nuk e dinë se si znj. Brnabiç para disa kohësh është shpallur baba i një fëmije, ani pse ligji në Serbi këtë gjë e ndalon, dhe, kur ta pyesni Kishën për këtë rast, ajo përgjigjet sikur që është përgjigjur shkrimtari Ivo Andriç, kur e ka marrë çmimin Nobel, se “a munden tek ju femrat me u bërë baba, ai ishte përgjigjur: po në Bosnje po punohet në atë drejtim..”... edhe kisha jonë thotë; ne nuk e dimë, por po punohet në këtë drejtim..!?

Jovanoviç nga libri i tij citon edhe këtë citat; “Gejët janë sikur pedofilia, që Serbia po harxhon të holla për ta..”(Gejevi su kao pedofili, što Srbija troši pare na njih..”!?), dhe thotë se libri i tij ka shkaktuar polemika të mëdha në opinionin serb, sepse kam sjellë  mijëra fakte që flasin për gabimet e kishës serbe, për qëndrimin e saj anti-krisht ndaj pedofilisë dhe homoseksualizmit. Heshtja e krerëve të kishës ndaj këtyre dukurive negative është anti-kristianizëm, patriarku i saj zgjidhet vetëm formalisht, sepse atë e zgjedh në fakt Shërbimi shtetëror i shtetit, edhe patriarkun German, Pavle dhe Irineji i ka zgjedh BIA, dmth. vetë misioni i saj është e konceptuar mbi mashtrime dhe rrena, andaj kuptohet lehtë se pse shteti atë e shfrytëzon për gjëra politike dhe sociale.

Kisha serbe gabimisht quhet “pravosllave”, sepse ajo nuk është e tillë, ajo është një organizatë ateiste, e cila fare nuk merret me gjërat e fesë, ajo nuk hynë fare në polemika se a ekziston Zoti apo jo, ose të jap mësime dhe edukim të mirëfilltë fetar, ajo krejt punën e saj e bën sikur Zoti nuk ekziston fare, pra kjo është një “pravosllavlje” të cilën e kanë shpikur klerikët dhe episkopët e saj, me qëllim që sa më lehtë të jetojnë në llogari të popullit. Ky është plan sekret i saj që për qëllim ka që ithtarët e saj gjithnjë t’i mbanë nën frikë dhe ankth për t’i eksploatuar sa më lehtë. Nën psikozë të tillë ata i bënë të dëgjueshëm dhe besimtarët të mirë të saj, dmth.  që të prodhon “fuqi punëtore” sa më të lirë..!?

Edhe patriarku i ri është i rremë, ai është zgjedhur nga BIA, i cili pas pak ditësh nuk do jetë më në krye të saj, sepse njerëzit të cilët e kanë zgjedhuar atë shumë shpejt do të përgjigjen para gjykatave për vepra kriminale, dhe për këtë e kemi njoftuar Parlamentin Evropian në mënyrë që faktet tona të mos keqpërdorën nga pushteti për qëllime diplomatike. Edhe mitropoliti i kishës serbe në MZ do del para organeve gjyqësore për mbulim të pedofilisë, ngase p. sh. nuk mund të ndodhë që mafia të amniston Karitasin për vepra kriminale, apo..!?

Kisha ortodokse e MZ, me disa udhëheqës të cilës kam biseduar, edhe ajo e ka ngritur aktpadinë ndaj kishës serbe për ushtrim të pedofilisë brenda saj në disa kisha në MZ, të cilat ajo i ka heshtur, sepse ajo nuk çon kurrë dorë nga Programi i Naçertanijes së Ilija Garashaninit (1844), as nga Memorandumi-2 i SANU-s serbe në Beograd (Francuska, 7). Ajo gjithmonë ka propaganduar se në Kosovë i ka 1500 objekte të shenjta fetare ortodokse si dhe prona të saj, në MZ po ashtu, se gjoja ka 5 milion metra katrorë të kishave, në Maqedoni njëjtë, siç pretendon se ka edhe në Bosnje dhe Kroaci pasuri të saj, andaj si e tillë ajo (kisha serbe) bëhet pjesë e çdo marrëveshjeje politike midis Serbisë dhe vendeve të cekura më lartë. Pra, ajo luan rol politik përmes objekteve dhe pronave fetare, pra më së paku punon për ortodoksizëm të vërtetë. Pra, kisha serbe në MZ në marrëveshje me qeverinë e Serbisë donë t’i përvetësojë mbi 12 milion metra katrorë që përfshijnë kishat dhe pronat, gjoja të saja, pastaj 100 hotele, 100 plazhe, etj., pra kjo nuk bën luftë për Kristianizëm, por për pushtime të reja për formimin e Serbisë së madhe. Ja një shembull, kisha serbe në Ostrac vetëm brenda një viti i nxjerr jashtë MZ mbi 50 milion euro të marra nga pronat e saj e cila nuk është as e regjistruar në MZ dhe as ajo në Maqedoni, ndaj nuk e njeh kishën ortodokse të Maqedonisë, as kishën ortodokse të MZ, e cila është pavarësuar në vitin 1963. Për shembull, anketat e fundit në Serbi flasin se 63%-ind e serbëve nuk besojnë se ekziston populli malazez, kështu që të gjitha të hyrat financiare që marrin kishat serbe nga pronat dhe donacionet tjera nga besimtarët e saj nga vendet fqinje, shkojnë për aktivitete politike. Çdo kishë i ka burimet e veta financiare për veprimtari, por kisha serbe të ardhurat e saj ua ka lënë në menaxhim grupeve kriminale të cilat financojnë disa organizata joqeveritare në Serbi, të cilat përhapin nacionalizëm dhe shovinizëm kundër popujve tjerë. Pra, kisha ortodokse serbe e ushqen imperializmin serb në rajon, ato grupe financojnë edhe fushata zgjedhore për shumë politikanë në Serbi, sikur që e bëjnë financimin e rrogave të serbëve në Republika Srpska, siç ishte rasti me kishën Ostrva, e cila ka dërguar atje (RS) mbi 5o milion euro nga MZ vetëm brenda një viti..!?

Pra, ajo ka një sistem zingjiror të financimit të aktiviteteve politike dhe jo fetare, duke i keqpërdorur besimtarët e saj për arritjen e qëllimeve shoviniste, dhe besimtarët e saj lidhje nuk kanë se për çfarë dalin në rrugë me protestuar, ose ta përkrahin një miting. Një pjesë e madhe e këtyre mjeteve derdhet në xhepat privat të klerikëve ortodoks serbë.

Mitologjinë serbe e ka krijuar vetë Kisha dhe atë mbi ngjarje të paqena dhe të pa ndodhura, të cilat nuk përputhën fare me realitetin historik të popullit serb, dhe, e gjithë kjo është bërë dhe vazhdon të ndodhë me qëllim të forcimit të imperializmit serb në rajon. Është interesant se si serbët nuk i besojnë asaj që e kanë parë me sytë e vet, por i besojnë asaj mitologjie e cila iu servohet nga kisha. E njëjta gjë ndodhë edhe me mitin për betejën e Kosovës (1389), me bartjen e eshtrave të Car Llazarit nëpër Kosovë në kohën e Millosheviçit, por edhe në MZ para pak viteve, kurse e vërteta është se C. Llazari nuk ka vdekur në Kosovë, as Millosh Obiliçi nuk është figurë historike, ai është figurë e shpikur, as Vuk Brankoviçi nuk ka qenë tradhtar, sepse ai derisa është vra ka luftuar kundër turqve..!?

Pra, mitologjia serbe është rrenë, por kur ajo përsëritet vazhdimisht, njerëzit i besojnë asaj..!

Kur është fjala për aktivitetin e kishës serbe sot, ai thotë, se ajo bashkë me opozitën në Serbi është dorë e zgjatur e pushtetit, për të mos lejuar kurrfarë ndryshimi dhe reforme të re të sistemit qeverisës, me qëllim që mos të njihet pavarësia e Kosovës, etj., pra, të vazhdohet me retorikën nacional-shoviniste ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, etj. Kisha serbe duhet t’i përkushtohet mësimeve të Krishtit e jo të merret me viktimat e Jasenovcit, sepse ajo është çështje e historianëve e jo e kishës, dhe kështu tutje vazhdon biseda e gjatë televizive mbi 2 orë e 25 minuta, gjatë të cilës ish diakoni serb, Boja Jovanoviç, ka lëshuar akuza tepër të rënda ndaj Kishës ortodokse serbe.

Ja linku ku mund ta dëgjoni bisedën e plotë:

https://youtu.be/VLSPtocN11s    

Përgatiti: Rexhep ELEZAJ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat