Flet këngëtari i mirënjohur Kozma Dushi: Nuk e mohoj që në monizëm arti vlerësohej, por skam qenë kurrë për luftën e klasave

Intervista

Flet këngëtari i mirënjohur Kozma Dushi: Nuk e mohoj që në monizëm arti vlerësohej, por skam qenë kurrë për luftën e klasave

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 2 gusht 2021 Në ora: 07:51
Kozma Dushi

Ka ditë që Kozma Dushi ka humbur qetësinë….Një prononcim në një medie vizive ka bërë që fjalët e tij të përcillen në mënyra të  ndryshme për artin në sistemin monist… Kush e njeh Komen për të gjithë është një tip i qetë, babaxhan, si vetë fjala që ai e përdor shumë: babuç. Në bisedë flet ngadalë dhe fjalët i shqipton me dialektin beratas me plot gojën. Edhe kur bisedon, duket sikur mendjen e ka tek kënga, mbasi edhe mes shokësh pjesën dërrmuese të bisedës për atë e zhvillon. Vendlindjen, Beratin e gurtë, e ka si planet jetësor që i zgjon kujtime dhe i jep forcë dhe siguri në rrugën e bukur të këngës. Para disa ditësh në një intervistë në një media vizive ju u kritikuat ashpër në rrjetet sociale pasi vlerësonit shumë artin në sistemin monist.

Si është e vërteta e kësaj situate?

-Për këtë temë është folur shumë këto ditë, për të mos thënë ka qëne kryefjala në shumë rrjete sociale. Por di të them që ajo çka thashë unë është shkëutur nga konteksti. Pra unë nuk e mohoj se kam thënë që arti në atë kohë vlerësohej. Por unë nuk thashë politika ka qenë e mirë. Nuk fola për politikën fola për artin. Arti ndahet nga politika paçka që çdo sistem do ta vendosë artin në funksion të saj.  Unë në atë prononcim doja të përcillja se në atë system ka pasur krijimtari të bukura, këngë të bukura, filma të bukur, cirk të bukur, estrada të bukuram teatro të shkëlqyer, sportistë që kanë bërë emër në botë. Këtë se mohoj dot. Por nuk kam thënë kurrë që ka pasur politikë të bukur. Kurrë s’më ka interesuar politika, por arti. Madje dhe në sport kemi pasur rezultate shumë të mira. E vërteta duhet thënë pavarësisht se në çfarë kohe bëhen. Unë jam për shtet ligjor, për shtetin e së drejtës. Unë di të këndoj, të çoj në çdo shtëpi muzikën e bukur shqiptare. Ti qetësoj shqipatrët ti relaksoj. Unë skam lënduar kurrë njeri në këtë botë. Kurrë. Di të jem paqësor dhe të fal. Janë dy virtyte të larta njerëzore. Asnjë nga këngëtarët, kompozitorët, instrumentistët, poetët, dirigjentët, e asaj periudhe nuk mund ti mohojnë rezultatet. Mund të flasin nga ana ideologjike është gjë tjetër. Miqtë e mi kanë qenë të gjithë shqiptarët nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Unë nuk bëja asnjë dallim dhe nuk dija kush ishte me cen në boografi, kush ishte kulak, kush ishte komunist, kush ballist. I shikoja dhe i doja të gjithë si shqiptarë dhe doja që ti kënaqja me zërin tim. Ende sot arti i asaj kohe ka vleërsimet dhe fansat e shumtë.-

Kush ishte e veçanta e muzikës së asaj kohe, apo e artit në përgjithësi?

Po! Atë kohë në çdo festival apo në çdo aktivitet kombëtar, për këngët apo teatrot, apo për skeçet ngrihej një komizion vlerësimi si nga ana artistike dhe ajo profesionale. Në atë sistem në radhë të parë shikohej teksti, pra poezia. A kishte nivel artistik. Çdo poezi kalonte në një komision. Poezitë ishin të një niveli të lartë. Poezia të ëmbësonte, të hynte në shpirt pasi i bënin profesionistë. Atë kohë nuk këndonte kush të donte dhe kush kishte lekë, por kush kishte talent. Nuk pinte ujë miku, paraja dhe çifliku, por zëri. Kishe zë, mgjitu në skenë, skishe zë këndo në shtëpi. Ky ishte dallimi. Sot këndon kush të dojë. Le të këdonjë puna e tyre, por unë bëj ddalmin. Për mua spërbën problem se kush ëkndon pasi spektatori ta bën vetë dallimin. Në 35 festivale unë I kam kënduar ardheut, dashurisë, shoqërisë….Unë i kam miqë të gjithë kënëgtarët dhe këngëtaret e reja. Po ashtu kam miq të gjithë artistët e vërtetë.  Unë ndihem mirë mes të gjithë atyre por më mirë ndihem mes Luan Zhegut, .Irma  dhe Eranda  Libohova, liljana Kondakçi,  Myfarete Laze,  Ema Qazimi, Aanxhela  Peristeri  Eneda  Tarifa.  Aktorët  gjigandë si  Robert  Ndrenika,  Luftar Paja  Viktor  Zhusti  etj…

Po shoh se ndodhesh i mërzitur dhe i pezmatuar?

-Por devijohet e vërteta. Kam folur për artin jo për politikën. Jam njeri që I dua njerëzit. I dua të gjithë pavarësisht bindjeve politke, apo besimit fetar. Unë I quaj të gjithë shqiptarë, vëllezër…. Nëna  ime më  thoshte  dikur  kur    isha  i  ri  dhe sa  kisha  filluar  të  këndoja: - Kujdes  Komi  përpiqu  gjithmonë  të  sillesh  mirë  me  shokët. Pa  shokë  e  miq  mos  të  lëntë  kurrë  Zoti. Këtë shprehje  nuk  do  ta  harroj  sa  të  kem  jetën:. Ndaj kënët  e  mia  janë  për  dashurinë,  për  detin,   natyrën. Por me pathos  i kam  kënduar  rinisë  studenteve. Kam kënduar  për  nënën,  për  veprat  që  ngriheshin  në  Atdhe. Ndoshta rastësi por për  partinë  apo  Enverin  nuk  kam  kënduar kurrë. Por po  të  më  thoshin  Kozma  ti  do  ta  këndosh  këtë  këngë  për  partinë  patjetër  do  ta  këndoja,  sigurisht.  Por  ato  këngë  përdoreshin  për  hapjen  e  një  Festivali. Këto ishin këngë mardhe që u besosheshin atyre me shumë përvojë si   Gaqo  Çako,  Zelja  Sina,  Hysni  Zela,  Petrit  Lulo,  Gjergj  Suljoti,   Ramiz  Kovaçi,  Mentor  Xhemali. Unë nuk bëja pjesë në këtë formacion, e them jo se sdoja por s’më afronin.   Një  këngë e  Ferdinant  Dedës hapi  festivalin  “Lart  Flamujt  e  Kongresit”, këngë plot pathos, por kjso sdo të thotë që sishte muzikë e bukur.   Psh. Kënga “Me dyqind petrita”  kënduar  nga  Zeliha Sina  dhe  Petrit  Lulo  ishte këngë duet një këngë shumë e bukur si  motiv  si  melodi  panvarësisht  teksit  ideologjik se  ashtu  ishte  koha. Ndaj arti ndahet nga politika.

 Si është lidhur me skenën Kozma Dushi dhe sa ka ndikuar vendlindja në këtë udhë?

Jam nga qyteti i bukur i Beratit, qytetit të gurtë, të dritareve të shumta, të dashuruar marrëzisht me këngën. Qytet i njohur që në lashtësi si vend i qytetëruar, ku bota e sotme i kthen sytë me kureshtje, respekt, habi. Pra, ky qytet më fali zërin. Jam aktivizuar me Shtëpinë e Pionierit që ishte në ato vite. Kam punuar në Estradën Profesioniste të Beratit. Kam mbaruar shkollën e mesme për zootekni-veterineri. Pastaj fitova të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve. Jeta ime në qytetin e Beratit është mbushur me aktivitete dhe mbresa të pashlyeshme. Është një qytet me tradita, ku në çdo kohë mëson diçka të re. Për këtë qytet janë thurur dhe thuren legjenda dhe nga zemra e tij kanë dalë intelektualë potencialë. Vetëm të ngrihesh në mëngjes dhe të shohësh madhështinë e kalasë, merr me vete besim, forcë, dëshirë për të jetuar, emocion që të relakson.

Ju lidhin kaq shumë gjëra me Beratin. Si jeni ndjerë ditën kur po largoheshit dhe keni konkurruar në Insitutin e Arteve?

Emocionet janë të padiskutueshme. Ishin emocione të dyfishta, emocioni i largimit dhe ai i konkurrimit. Edhe pse kisha dalë në skenë para se të konkurroja, sërishmi provimi ngelet provim. Para komisionit të gjithë kanë emocione, aq më tepër kur bëhet fjalë për anën profesionale dhe je përballë pedagogëve me përvojë. Kur më thanë se më doli e drejta e studimit dhe fitova konkursin, ndjeva një lehtësim në shpirt.

Në ç’vit mbaruat Institutin e Arteve dhe ku shkuat më vonë?

Unë mbarova Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1984. Pra atë vit mora diplomën. U punësova në Ansamblin e Shtetit në vitin 1985, ku këndoja dhe më parë. Në atë kohë, në Ansambël ishin këngëtarë shumë të njohur dhe që ende dhe sot janë potentë si Irma Libohova, Ema Qazimi, Luan Zhegu e të tjerë dhe aktorë si Vasillaq Vangjeli. Pra mes këngëtarëve dhe artistëve të tillë potentë kishe se çfarë të merrje dhe çfarë eksperiencash të shkëmbeje.

Kur keni marrë pjesë për herë të parë në festivalet e RTSH-së?

Në festivalin e 15-të në Radio Televizion. Këtu zë fill rrugëtimi im në skenën më të bukur, atë të festivaleve më prestigjioze por dhe më ankthndjellëse. Ishte momenti më i veçantë në jetën skenike. Aty vuloset e ardhmja e çdo këngëtari. Në skena të tilla prestigjioze duhet të jesh dinjitoz. Dështimi në raste të tilla t'i heq shanset për të ardhmen. Është shumë e vështirë të ngjitesh sërishmi aty ku ke humbur radhën e parë. Fati dhe zëri ishin me mua. Zëri atë ditë nuk më tradhëtoi. Ai doli i plotë me gjithë madhështinë e tij. Gjoksi sa s'po më dilte nga vendi. Ishte moment që e kujtoj gjithmonë me nostalgji. Isha shumë i ri.

Përse ankthndjellëse?

Është një e vërtetë. Synimi i çdo këngëtari është të marrë çmim. Tendenca gjithmonë është për çmim të parë. Kjo është dëshira dhe ambicia e çdo këngëtari që e bën këngën pjesë të jetës. Kur jepen çmimet, pret, pret. Jepen çmimet e treta, të dyta dhe ja të parat. Nuk shpërblehesh. Stepesh, pezmatohesh i thërret vetes në kujtesë për të sjellë gabimet, pasaktësitë. Por mendon edhe për jurinë. Elementë....

Duke udhëtuar gjatë në skenën e festivaleve, a ke marrë ndonjë çmim të parë?

Çmim të parë nuk kam marrë. Në vitin 1979 mora çmim me një këngë të kompozuar nga Avni Mula dhe me tekst të Alfons Zuriqit nga Elbasani. Për mua kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse unë e kam shpirtin tek kënga. Rëndësi ka pasur se në këtë skenë kam njohur këngëtarë të tjerë të mëdhenj që më përkrahën dhe diskutonim lirshëm për këngën. Njohje të tilla të bëjnë të sigurt. Unë kam shumë respekt për këngëtarët e mëdhenj që kam arritur të njoh në këtë skenë si Alida Hisku, Vaçe Zela, Tonin Tërshana. Kam kënduar me ta dhe jam ndjerë mirë që kënga jonë ka dhënë gëzim në çdo familje.

Gjatë gjithë karrierës suaj në skenë, cilat ditë do të veçonit?

Ditë të bukura unë kam shumë, por kam edhe të këqija, sepse nuk më kanë vlerësuar asnjëherë ashtu siç duhet. Ka pasur këngëtarë që kanë ikur pa gjurmë dhe kanë marrë çmim të parë.

Zakonisht me kë bashkëpunon Kozmai?

Në kohën e demokracisë më shumë bashkëpunime kam pasur me Luan Zhegun, Arben Dukën, dhe me Jorgo Papingjin. Në vitet e sistemit komunist kam bashkëpunuar me kompozitorë të ndryshëm si me Aleksandër Peçin, Tish Dainë, Alfons Ballicin, Agim Prodanin dhe shumë të tjerë. Pra, kështu janë formuar lidhjet. Vijnë vetiu. Këngëtari, kompozitori, autori i tekstit, gjejnë njëri-tjetrin në mënyrë të natyrshme. Pra janë disa këngë që nuk mund t'i veçoj.

Sa herë keni dalë jashtë shtetit duke kënduar dhe kur keni dalë për herë të parë?

Tashmë nuk mund t’i numëroj. Kam dalë për herë të parë në Greqi në vitin 1979, me Ansamblin “Butrinti” të Sarandës.Atje kam kënduar në qytete të ndryshme dhe jemi pritur shumë mirë sidomos nga arvanitasit. Ata pëlqenin këngën tonë të mirëfilltë shqiptare, këngën autoktone. Tek këto këngë shihnin të veçantën. Këndonin bashkë me ne. Ne pak dinim për Greqinë dhe arvanitasit atëherë. Por pashë se, ato pak ditë që ndenjëm, kishim shumë gjëra të përbashkëta. Ishte një eksperiencë e veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat