“Vuçiq dhe Rama i ndryshojnë fytyrat”, ashtu e ndryshuan edhe marrëveshjen/ Maxharraj flet për të palarat e Edi Ramës: Ka gjak të përzier!

Intervista

“Vuçiq dhe Rama i ndryshojnë fytyrat”, ashtu e ndryshuan edhe marrëveshjen/ Maxharraj flet për të palarat e Edi Ramës: Ka gjak të përzier!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 13 gusht 2021 Në ora: 19:15
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar dhe me shumë zhvillime politike.

Që nga burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së, vendi sikur hyri në një epokë ndryshe duke lënë pas vetës 20 vite të mbushura me korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave.

Pastaj me ardhjen e qeverisë Kurti si duket filloi të ndryshojë “loja”, duke arritur dalë ngadalë të luftojë korrupsionin dhe të gjithë ata që keqpërdorën votën e qytetarëve.

Image
Binak Maxharraj

Në lidhje me zhvillime aktuale në vend ekskluzivikisht në një intervistë për “Bota sot” ka folur opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Profesori u shpreh se situata politike për 20 vjet ka qenë e pushtuar nga pushtetarët e padijshëm të cilët i sollën shumë dëm Kosovës duke e lënë mjaftë mbrapa edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij ardhja e qeverisë Kurti në pushtet arriti të minimizoj korrupsionin dhe keqpërdorimet që u bënë për shumë vite me radhë.

Ai thekson që qeveria Kurti është e përbërë nga njerëzë të dijshëm që u zgjodhën nga populli dhe me shumë mençuri po arrijnë të sjellin ndryshime në vend.

“Kjo qeveri në krye me Albin Kurtin II po ia zbardhë fytyren Kosovës të nëpërkembur në arenën ndërkombëtare”, thekson tutje analisti.

Pa përmendur nuk mbeti as marrëveshja e nënshkruar nga Rama, Vuçiq dhe Zaev e quajtur “Ballkani i Hapur”, e të cilen ai e sheh të dështuar dhe aspak produktive.

Ai thekson që poziconimi i Ramës përkrahë Vuçiqit tregon edhe njëhere mërinë që ka për Kosovën dhe se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të Rames po vazhdojnë të jenë të tensionuar.

“Bota sot”: Si e komentoni situatën politike në Kosovë?

Binak Maxharraj: Për 20 vjet me radhë në Kosovë nuk kemi pasur situatë politike stabile, sepse për të gjitha këto vite vendin e udhëhoqën të padijshmit, injorantët, të pashkollët. Për të gjitha këto vite injorantët shtetshkatërrues shkuan edhe aq largë sa që e rrezikuan edhe sovranitetin dhe integritetin e vendit duke bërë pazare bizare me armiqtë tanë serbo-sllav rreth ndarjës, copëtimit apo shkëmbimit territorial të vendit.

Për të gjitha këto vite këta njerëz i sollën këtij vendi marrëveshje të dhimbshme siç ishte humbja e Çakorrit. Me sjelljet e këtilla arrogante deri në nivel tradhtie këta komandantë, këta cuba të Kosovës gjatë gjithë periudhës së pas çlirimit sollën Kosovën në një pozitë të vështirë sidomos gjatë dialogut me Serbinë ku Hashim Thaçi për njëmbëdhjetë vite dialog, më shumë i solli favore Serbisë sesa Kosovës. Kjo është politika e turpit që bënë liderët tani pas luftës duke e lënë edhe një imazh shumë të keq, ku Kosova ra në sy të keq edhe ndërkombëtarisht, çfarë interesimi për njohjen e Kosovës pothuajse ra krejtësishtë.

“Bota sot”: Sa ka arritur të sjellë ndryshime qeveria Kurti përgjatë kësaj kohe qeverisje?

Binak Maxharraj: Me qeverinë Kurti II, gjithëçka po ndryshon, po shihen ndryshime të dukshme. Te populli po shihet një relaksim shpirtëror. Në këtë drejtim gjithçka ndryshoi më 14 shkurt 2021, kur një stuhi e popullit i fshiu nga “faqja e dheut” këta cuba, këta injorantë, këta abuzues me shtetin të cilëve populli ua dha shkelmin duke e rrokullisë në humnerë. Kjo është e gjitha, është meritë e popullit që tash të njejtit që kanë udhëhequr për vite në qeveri duhet të mësohen të jetojnë edhe në opozitë.

Qeveria Kurti II, është një qeveri me njerëz të zgjedhur nga populli, e jo përmes pazarëve politike siç vepronit ju, do të jetë shumë ndryshe më shumë cilësore premtuese dhe gjithsesi jo korruptuese. Qeveria Kurti II, është një ndër qeveritë më të mira, më stabile, ku stabilitetin e saj e mori nga zgjedhjet e fundit parlamentare e jo me pazare të natës. Kjo qeveri po bënë punë jashtëzakonisht të mira, duke mbajtur të gjitha premtimet që i dha në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo qeveri në krye me Albin Kurtin II po ia zbardhë fytyrën Kosovës të nëpërkembur në arenën ndërkombëtare.

Kjo është rruga e kësaj qeverie e Kryeministrit Albin Kurti i cili me përkushtim dhe pa u trembur po e dërgon dhe do ta dërgoj përpara këtë vend.

“Bota sot”: Është arritur edhe një marrëveshje së fundmi mes Ramës, Zaev dhe Vuçiq duke e quajtur “Ballkani i Hapur”, si e komentoni këtë projekt? A mund të sjellë dëme për Kosovën?

Binak Maxharraj: Marrëveshja “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë tjetër veçse një konvertim i “Minishengenit” i cili nismen e nisi në Novi Sad për të përfunduar me takimin e katërt që këto ditë përfundoi në Shkup, me emrin ”Minishengeni” e tash me fytyrë tjetër “Ballkani i Hapur”, sepse Vuçiq dhe Rama i ndryshojnë shpesh fytyrat, është paksa histori e vjeter. Por sidoqoftë nga 12 shtete të Ballkanit Përendimor kësaj Marrëveshje i janë bashkuar vetëm tri shtete.

Kategorikisht Kosova duhet që t’i mos i bashkangjitet këtij projekti pro-serbo-rus. Këtë po e thekson kategorikisht kryeministri Albin Kurti, sepse kjo do të ishte fatale për Kosovën, sepse për Kosovën marrëveshja “Ballkani i Hapur” është synim i krijimit të një Jugosllavije të re, sipas projektit serbo-rus të cilën gjë Kosova me asnjë kushtë nuk e pranon, sepse kjo do të cenonte sovranitetin dhe integritetin e vendit. Është shumë e çuditshme se pse Edi Rama, një vazal i Vuçiqit, e përkrahë këtë projekt dhe pse ai mio politik gjuan shigjeta helmuese ndaj Kosovës që nuk pranon të jetë në këtë projekt. Pra, me kë është Edi Rama me Kosovën apo me Serbinë? Sipas sjelljeve të tij bizare le për të kuptuar se ky njeri me gjak të përzier, më shumë anon kah Serbia, qëndron në krah të saj dhe kundër Kosovës, duke harruar se Kosova është shteti i pavarur dhe sovran, është projekt i Amerikës për të cilën ka shpenzuar miliarda për çlirimin e saj dhe se nuk do të lejoj që të bëhet lodër në duart e Vuçiqit dhe Edi Ramës.

Pjesën e dytë të intervistës me opinonistin dhe profesorin nga Amerika, Binak Maxharraj mund ta lexoni nesër në portalin “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat