“Serbia dëshiron të na gjej të papërgatitur”/ Deputeti i VV flet për ngjarjet e fundit në vend– përmend atentatin ndaj kryeministrit Kurti!

Intervista

“Serbia dëshiron të na gjej të papërgatitur”/ Deputeti i VV flet për ngjarjet e fundit në vend– përmend atentatin ndaj kryeministrit Kurti!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 23 shtator 2022 Në ora: 14:49
Agon Batusha

Situata politike në vendin tonë po vazhdon të jetë e mbushur me tensione.

Mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet SBASHK dhe Qeverisë për të ndaluar grevën e mësimdhënësve ka arritur të sjell tashmë pakënaqësi të mëdha edhe tek prindërit e fëmijëve.

Por, përveç kësaj teme, Kosova është duke u përballur me një politikë mjaftë agresive të Serbisë me të cilën ende nuk e ka përmbyllur dialogun.

Rreziku për një sulm të mundshëm të organizuar nga Serbia që u pohua se ekziston edhe nga krerët e shtetit, ka ngjallur debate dhe një lloj frike në opinion.

Në lidhje me këtë temë shumë aktuale dhe ngjarjet e fundit, për gazetën “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Batusha u shpreh se Serbia është e armatosur nga Rusia dhe Kina dhe se pret rastin të na gjej të papërgatitur. Mirëpo, sipas tij, Kosova duhetë të jetë e koordinuar me aleatët ndërkombëtar për t’i përballuar këto situata.

Gjithashtu, deputeti thekson që Serbia momentalisht ka një pozicion të dobët në arenën ndërkombëtare për shkak të qëndrimeve të saj ndaj agresioni rus në Ukrainë.

Ndërsa, për atentatin ndaj kryeministrit Kurti, Batusha u shpreh se janë të vetëdijshëm për synimet armiqësore, mirëpo ai thekson që synimi i qeverisë është të jemi një shtet i zhvilluar dhe i sigurt.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Si e komentoni situatën politike në vend. Kryeministri po flet për rrezikun e një sulmi të mundshëm ushtarak të organizuar nga Serbia?

Agon Batusha: Serbi ka pothuajse 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë rreth ose në afërsi të kufirit të Kosovës. Është armatosur me armë ofansive nga Rusia dhe Kina. Për kë po armatosën? Nga kush rrezikohen? Retorika e politikanëve serb gjithnjë e më shumë po ashpërsohet. Qëndrimi i saj ndaj agresioni rus në Ukrainë shpërfaq edhe një herë se Serbia përkrah ideologji dhe qëllime të tilla sepse vetë e pret rastin që të bëjë të njëjtën gjë ndaj fqinjëve të saj. Serbia e ka dëshirën, i ka mjetet ushtarake, ajo pret vetëm mundësinë dhe në kohë të tilla që jemi aktualisht, një neglizhencë sado e vogël si në sektorin e sigurisë ashtu edhe në atë diplomatik, mund të jetë dritare e hapur për agresionin serb ndaj fqinjëve të saj. Ne nuk kemi frikë. Por duhet të jemi vigjilent. Të koordinohemi me aleatët tanë dhe të mos ia lëmë rastësisë sigurinë tonë kombëtare.

“Bota sot”: Ndërkohë janë publikuar dokumente të ofruara nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht vende të BE-së, të përfshira në dialog, se si mund të duket një marrëveshje me Serbinë. A nuk vlerësoni që do të ishin të dëmshme, si p.sh., që Serbia të pritet edhe 10 vite të tjera ta njohë Kosovën?

Agon Batusha: Dokumentet e publikuara nuk janë të sakta. Andaj, rezervohem në komentimin e tyre. Por, ri përsërisë se ne dëshirojmë paqe dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve tona duhet të jetë qëllimi i dialogut. Natyrisht dhe në mënyrë të padiskutueshme parimi dhe boshti i kësaj marrëveshje duhet të jetë njohja reciproke.

“Bota sot”: Duket se sërish ka përkëdhelje për Serbinë, pavarësisht krimeve, mizorive të kryera në Kosovë, Bosnje, Kroaci, dhe pavarësisht që po e përkrahë Rusinë, duke mos i vënë sanksione dhe duke e mbështetur hapur politikën e saj tek Rusia, pra duket se pak është forcuar pozicioni i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare?

Agon Batusha: Mendoj që është e kundërta e kësaj. Serbia momentalisht ka një pozicion të dobët në arenën ndërkombëtare për shkak të qëndrimeve të saj ndaj agresioni rus në Ukrainë, që ka rikthyer në vëmendjen e faktorit ndërkombëtare që klasa politike serbe pavarësisht se sa tenton të duket e moderuar, veprojnë e mendojnë ende me idetë e dogmat e Millosheviqit.

Në anën tjetër Kosova për shumë arsye, ndër to edhe qeverisja e mirë, e pa korruptuar dhe dinjitoze, ka bërë që Republika jonë të ketë pozicion diplomatik shumë më të mirë se sa ka qenë. Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kemi hapur mundësinë për tu bërë pjesë e Partneritetit për Paqe në NATO, jemi bërë pjesë e disa mekanizmave. Natyrisht, të gjitha aplikimet marrin kohën e saj. Andaj, muajt në vijim do të shohim rezultatet e punës sonë në këto drejtime.

“Bota sot”: Dialogu Kosovë – Serbi po vazhdon, a mendon që do të dorëzohet Vuçiqi shumë shpejt apo po ngjet e kundërta, ai po këmbëngulë se nuk do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë, dhe madje ka refuzuar t’i pranojë propozimet franko-gjermane, që me gjasë u publikuan nga mediat e Kosovës?

Agon Batusha: E gjitha është proces. Ne duhet të shikojmë për të ruajtur pozicionin tonë dhe për ta ngritur edhe më mire pozitën tonë në dialog. Ne jemi për përfundim të dialogut me rezultate të fqinjësisë së mirë dhe paqes. Kushtetutshmëria, territori dhe sovraniteti i Republikës sonë nuk diskutohen.

“Bota sot”: Pavarësisht që Serbia po i bën këto politika destruktive ajo dhe Vuçiqi po përkrahen nga Edi Rama, jo vetëm me projektin Ballkani i hapur, por edhe duke e mbrojtur për politikën që po e ndjek karshi Rusisë?

Agon Batusha: Ne kemi marrëdhënie përtej shtetërores me Shqipërinë. Po, kemi edhe dallimet tona tek Ballkani i Hapur. Këtë e kemi shprehur zyrtarisht e publikisht. Ballkani i Hapur na dëmton neve si shtet në çdo formë, andaj e kundërshtojmë. Shqipëria dhe Serbia dallojmë me qëndrime ndaj Rusisë dhe ndaj agresion rus ne Ukraine. Por çka është e pakuptimtë është mirëkuptimi i tepruar i z. Rama ndaj Vuçiqit. Mendoj që s’ka kuptim nje qasje e tillë.

“Bota sot”: Po Albin Kurti pse u takua me urgjencë me Ramën në Tiranë, duke ndenjur dy orë kokë më kokë. Ishte çështja e bisedimeve apo edhe nëse duhej të zbulohej plani për ta vrarë Albinin?

Agon Batusha: Janë diskutuar shumë gjëra që kanë të bëjnë me marrëdhëniet apo më mirë të them punë tona të përbashkëta. Koordinimi dhe projektet mes dy Republikave tona duhet të shpeshtohen dhe thellohen.

“Bota sot”: Pra, gjatë ditëve të fundit një temë e përfolur ka qenë atentati që i ishte tentuar kryeministrit Kurti. A është në rrezik siguria e vendit?

Agon Batusha: Jemi të vetëdijshëm për synimet e shteteve armiqësore. Mbi gjitha të krimit të organizuar brenda vendit dhe që në shumë raste është multinacional. Synimet tona do t’i realizojmë sepse synojmë shtet ligjor, zhvillimor dhe të së drejtës, në gjithë territorin.

“Bota sot”: Cilat mendon që duhet të jenë hapat e radhës në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten?

Agon Batusha: E rëndësishme është parandalimi. Kjo arrihet vetëm përmes forcimit të institucioneve të sigurisë sepse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat