Provokime e tensione në prag të zgjedhjeve në veri, flet kandidati për kryetar të Mitrovicës veriore – paralajmëron këtë gjë

Intervista

Provokime e tensione në prag të zgjedhjeve në veri, flet kandidati për kryetar të Mitrovicës veriore – paralajmëron këtë gjë

Arife Morina Nga Arife Morina Më 15 prill 2023 Në ora: 18:56
Betim Osmani

Gjatë vitit të kaluar, kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës si dhe anëtarët e Kuvendeve komunale dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre si kundërshtim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për largimin e targave ilegale dhe zëvendësimin e tyre me targa legale ‘RKS’.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna ishte paraparë të mbaheshin me 18 dhjetor të vitit të kaluar por institucionet e Kosovës u detyruan t’i anulojnë ato për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

Kundër organizimit të këtyre zgjedhjeve aktualisht është subjekti më i madh politik, Lista Serbe, parti kjo që nuk ka aplikuar në KQZ për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

E lidhur me procesin zgjedhor dhe synimet e tij, një nj intervistë për gazetën “Bota sot” foli kanidati për kryetar të Mitrovicës së veriut nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, Betim Osmani.

Fillimisht, ai potencoi se situata në veri të vendit për momentin është e qetë, derisa ftoi qytetarët të dalinsa më shumë në zgjedhje.

Krahas kësaj, Osmani foli edhe për provokimet që po bëhen, e që sipas tij kryesisht vijnë nga Lista Serbe dhe Serbia.

Gjithashtu, ai u shpreh kundër mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve, pasi kjo do ta fuqizonte edhe më shumë Listën Serbe.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviqit. Ju jeni kanidadat për kryetar të Mitrovicës së veriut, çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Betim Osmani: Ne nga këto zgjedhje presim që secili qytetarë të shfrytzojë mundësinë dhe të dal të votoj, edhe pse kanë presion nga situata e kriuar.

Gazeta “Bota sot”: Si e komentoni situatën aktuale në veri të vendit në prag të zgjedhjve lokale?

Betim Osmani: Situata aktuale osht e qetë, edhe shpresoj kështu të vazhdoj.

Gazeta “Bota sot”: Sipas jush, a kanë bërë mjaftueshëm institucionet e Kosovës për shqiptarët që jetojnë në komunat veriore?

Betim Osmani: Institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë bërë sa duhet tani e 24 vite. Këtë e shpjegon edhe fakti që edhe unë si kandidat për kryetar ende nuk kam pas mundësi ta rindërtojë shtëpinë, jo vetëm unë, por më se 200 shtëpi ende janë të rrënuara, po ashtu edhe shumë banesa, lokale e troje janë të uzurpuara.

Gazeta “Bota sot”: A ka tensione ose provokime nga ana e serbëve në këtë pjesë të vendit?

Betim Osmani: Provokimet janë nga strukturat paralele dhe disa pjesëtarë të mbrojtur nga Lista Serbe dhe Serbia, që edhe pse zyrtarisht nuk duhej të ekzistojnë, pra në bazë të marrëveshjeve në Bruksel ato është dasht të mos ekzistonin, ndërsa me qytetarët serbë nuk ka probleme.

Gazeta “Bota sot”: Sa të sigurt ndihen shqiptarët në veri të Mitrovicës dhe cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen ata?

Betim Osmani: Shqiptarët por edhe të gjitha komunitetet janë të sigurta vetëm atëherë kur ka siguri për secilin qytetar pa dallim etnie.

Gazeta “Bota sot”: Cilat janë tri prioritet tuaja kryesore në programin qeverisës?

Betim Osmani: Prioritetet afat shkurtër janë, kompensimi i 97 shtëpive dhe bizneseve të qytetarëve që kanë pas përmbytje qysh nga data 19.01.2023, sanimi i gypit të ujit, ku Kosova ka humbur miliarda litra ujë të pishëm, tani e 25 vite, edhe janë shkaktuar dëme monetare në miliona, si dhe janë të prekura tri komuna në këtë fatkeqësi, Mitrovica e Jugut, e Veriut si dhe komuna e Zveçanit.

Evitimi i fatkeqësis në lagjen e “Doktorëve”, ku është shembur kodra dhe rrezikohen të demolohen 4 shtëpi, por nëse nuk ndërhyet shpejt dëmet munden të jenë dhjetra herë më të mëdha.

Gjithashtu, synoj edhe formimin e drejtorive, kjo pasi për momentin Mitrovica e Veriut ekziston vetëm me një drejtori funksionale.

Gazeta “Bota sot”: Është përfolur për mundësinë e shtyrjeve të këtyre zgjedhjeve? Si e vlerësoni këtë? A jeni kundër kësaj mundësie?

Betim Osmani: Shtyrja e zgjedhjeve, qytetarëve dhe Kosovës nuk i konvenon. Me shtyrje të zgjedhjeve forcohet ndikimi i Listës Serbe në Kosovë.

Gazeta “Bota sot”: Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në vazhdimësi ka lëshuar deklarata provokative. Sa mund të ndikojnë ato në mbarëvajtje të zgjedhjeve?

Betim Osmani: Shpresoj që qytetarët e komunitetit serb tani e kanë kuptuar politikën e Beogradit dhe nuk do të ketë shumë ndikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat