Provokime e tensione pas zgjedhjeve në veri, flet kryetari i ri i Zubin Potokut – ja çfarë thotë për kërcënimet e Vuçiqit

Intervista

Provokime e tensione pas zgjedhjeve në veri, flet kryetari i ri i Zubin Potokut – ja çfarë thotë për kërcënimet e Vuçiqit

Arife Morina Nga Arife Morina Më 5 maj 2023 Në ora: 20:01
Mitrovicë e Veriut, 23 prill 2023.

Më 23 prill, u mbajtën zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Lepozaviç dhe Zveçan.

Procesi zgjedhor shkoi i qetë dhe pa incidente, ndonëse ai u bojkotua nga partitë dhe qytetarët serbë.

Kësisoj, të gjitha komunat i fituan kandidatët shqiptarë, ku kjo u cilësua si një gjë historike.

Më 28 maj, pritet të mbahet edhe betimi i krytarëve të rinj, ku për të gjitha këto zhvillime në një intervistë për gazetën “Bota sot” foli Izmir Zeqiri, fituesi i zgjedhjeve të 23 prillit për Komunën e Zubin Potokut.

Fillimisht, ai vlerësoi se zgjedhjet lokale të 23 prillit kaluan shumë mirë dhe pa ndonjë incident.

Sipas tij, situate aktuale është e qetë, por duhet shumë punë për t’u rregulluar situate, pasi veprimet e grupeve kriminale serbe janë të shtrira shumë në veri.

Zeqiri foli edhe për kërkesën e BE-së për të mos u betuar kryetarët e rinj, derisa komentoni edhë kërcënimet e Vuçiqit.

“Sa i përket kërcënimeve të Serbisë, nuk i marrë shumë në konsiderat, por i shoh si përpjekje për t’i viktimizuar kryesisht banorët serb që jetojnë në kto treva”, tha ndër të tjera fituesi i zgjedhjeve të 23 prillit për Komunën e Zubin Potokut.

Intervista e plotë:

Image
Intervistë me Izmir Zeqiri, fituesin e zgjedhjeve të 23 prillit për Komunën e Zubin Potokut.

Gazeta “Bota sot”: Ja pyetjet i nderuar: Më 23 prill u mbajten zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviqit. Ju ishit kandidat për kryetar të Zubin Potokut, ku edhe u shpallët fitues. Si i vlerësoni mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve?

Izmir Zeqiri: Sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve, unë mendoj se në rrethana të tilla çfare kanë qenë, si bojkoti, presioni, kërcënimet nga ana e grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia, ushtruar kryesisht mbi popullatën serbe, konsideroj se zgjedhjet kanë kaluar shumë mirë dhe pa ndonjë ekces.

Gazeta “Bota sot”: Si e komentoni situatën aktuale në veri të vendit pas përfundimit të zgjedhjve lokale?

Izmir Zeqiri: Situata ani pse duket e qetë, ka shumë punë për t’u rregulluar jeta e qytetarit që jeton në këto treva, sepse veprimi i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia krijon pasiguri për secilin qytetar pa dallime.

Gazeta “Bota sot”: Sipas jush, a kanë bërë mjaftueshëm institucionet e Kosovës për shqiptarët që jetojnë në komunat veriore?

Izmir Zeqiri: Sa i përket institucioneve të Republikes së Kosoves konsideroj se nuk kanë bërë mjaftueshëm për shqiptarët që banojnë në këto komuna.

Gazeta “Bota sot”: A ka tensione ose provokime nga ana e serbëve në këtë pjesë të vendit?

Izmir Zeqiri: Tensione dhe provokime ka. Unë konsideroj se pengimi i funksionimit të ligjit dhe organeve administrative të Republikës së Kosoves është kërcënim për të gjithë.

Gazeta “Bota sot”: Sa të sigurt ndihen shqiptarët në veri të Mitrovicës dhe cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen ata?

Izmir Zeqiri: Siguria për shqiptarët në kto treva është e mirë por jo e shkëlqyer.

Kurse sfidat ka, duke filluar nga lëvizja e lirë, shkollimi, punësimi kushtet ekonomiko-sociale, etj.

Gazeta “Bota sot”: Cilat janë tri prioritet tuaja kryesore në programin qeverisës?

Izmir Zeqiri: Prioritet: Instalimi i administratës sipas normave ligjore të Republikës së Kosovës; Siguria dhe barazia për të gjithë qytetarët pa dallime dhe zhvillimi ekonomik.

Gazeta “Bota sot”: BE ka kërkuar që kryetarëvt të rinj të komunave veriore të mos betohen, si e komentoni këtë?

Izmir Zeqiri: Sa i përket kërkesës së BE-s nuk kam ndonje koment. Por, ne do të veprojmë në harmoni të plot me të gjithë mekanizmat shtetëror të Republikës së Kosovës duke e pasur në konsiderat interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gazeta “Bota sot”: Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në vazhdimësi ka lëshuar deklarata provokative. Sa mund të ndikojnë ato në situatën politike dhe të sigurisë në veri të vendit?

Izmir Zeqiri: Sa i përket kërcënimeve të Serbisë, nuk i marrë shumë në konsiderat, por i shoh si përpjekje për t’i viktimizuar kryesisht banorët serb që jetojnë në kto treva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat