Sondazhet dhe populli/ Linda Bekteshi paralajmëron rikthimin e fuqishëm të LDK-së

Intervista

Sondazhet dhe populli/ Linda Bekteshi paralajmëron rikthimin e fuqishëm të LDK-së

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 dhjetor 2023 Në ora: 19:39
Linda Bekteshi

Linda Bekteshi, e zgjedhur së fundi anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK, si dhe drejtoreshë e Administratës në Komunën e Obiliqit, për “Bota sot”, flet për aktualitetit politik në vend duke shpreh besimin se LDK-së shpejt do i kthehet elektorati për të qenë përsëri forcë e parë.

Intervista e plotë:

“Bota Sot”: Si e vlerësoni përfshirjen tuaj në Këshillin e përgjithshëm të LDK-së?

Linda Bekteshi: Është nderi i madh për mua që të jem pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë rast falënderoj kryetarin Abdixhiku dhe të të gjithë delegatët që më dhanë besimin që sot të jem pjesë e Këshillit të Përgjithshëm. LDK sot është bërë adresë e të rejave dhe të rinjve të cilët duan të tregojnë vetën dhe të kontribuojë për një të ardhme më të mirë. Këtë vlerësim nga LDK Qendër, e kam marr pas sukseseve të dëshmuara të mijat duke treguar përmes votës në zgjedhjet e fundit lokale duke u renditur ndër femrat më të votuara si asambleiste e po ashtu edhe me sukseset në fushën administrative me emërimin tim nga kryetari Xhafer Gashi, drejtore për dy manadate tanimë!

"Bota Sot": Sa i jep LDK rol gruas brenda dhe jashtë orbitës së partisë?

Linda Bekteshi: Roli i gruas në LDK, me besim të plotë se përfaqësimi i saj është i garantuar në institucionet komunale dhe qendrore, në institucionet arsimore, shëndetësore e kulturore, LDK-ja i jep përparësi dhe rol të veçantë politik përfaqësimit të gruas në jetën politike dhe institucionale. Forumi i Gruas së LDK-së, po prinë me aktivitet brenda sektorëve të mëdhenj të Lidhjes Demokratikë të Kosovës. LDK-ja dhe kryetari Abdixhiku i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin përparësi dhe rol të veçantë përfaqësimit të gruas në jetën politike dhe institucionale. LDK-ja e ruan kujdesin e veçantë jo vetëm për përfaqësim por edhe për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ndërsa, dëshmi rëndësie dhe përfaqësimi të gruas e kemi shembull kryetarin e LDK Dega Obiliq njëherit kryetar komune, Xhafer Gashi, i cili në ekzekutiv respekton barazinë me 50/50 drejtor grua e po ashtu edhe në pjesën më të madhe si arsim, shëndetësi, administratë etj.

Bota Sot”: A besoni se mund të riktheni në LDK të gjithë ata mbështetës të Iniciativës qytetare për Obiliqin?

Linda Bekteshi: Një vendim i tillë, vjen pas konsultimeve dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm brenda strukturave tona dhe bashkimi në një parti si Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen si rezultat i përkrahjes së shumicës së elektoratit të kësaj partie për të tri (3) garat radhazi në zgjedhje lokale si dhe bazuar në parimin e besimit dhe vizionit të përbashkët për realizimin e projekteve madhore për qytetin e Obiliqit. Delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Obiliq, pas një procesi demokratik dhe transparent, e në prani të shumë qytetarëve të Obiliqit, zgjodhën me unanimitet të plotë për kryetar të Degës z. Xhafer Gashi, kryetarin aktual të komunës së Obiliqit. Kuvendi, tregon fuqinë politike të LDK-së; tregon organizimin demokratik, zgjedhjen si mjet të vetëm vendimmarrës e kthimin e partisë tek anëtarësia jonë e përbashkët.

Dhe duke parë zhvillimet e tanishme dhe dita ditës, ne veçse jemi një tanimë me të gjithë qytetarët ndërsa si votues përmes punë dhe rezultateve tona, ne besojmë se do t'i kemi jo vetëm mbështetësit e fundit por edhe mbi 62%.

Sigurisht pastaj vjen edhe fakti se sa shumë kemi punuar që qytetarëve të Obiliqit t’ju ofrojmë kushte sa më të mira, këtë e dëshmon edhe fakti se këtë vit kemi shpenzuar 99.89 të buxhetit për investime kapitale. Pastaj fakti që komuna jonë që disa vite renditet në mesin e pesë komunave me përformancën më të mirë, ndërsa tani synojmë që të jemi të parët ose të dytët në përformancë.

"Bota Sot": cilat janë synimet tuaja brenda LDK-së?

Linda Bekteshi: LDK-ja në vazhdimësi i ka dhënë rendësi të madhe roli të gruas dhe përfaqësimit të saj në politikë dhe një besim i tillë mu dha edhe mua, prandaj synimet janë që të punojmë fort që të ecim përpara dhe t’ju dëshmojmë edhe qytetarëve të Kosovës që qeverisja e LDK-së është e duhura, hapësira dhe respekti i gruas është i pa diskutueshëm dhe roli i saj është madhor dhe vendimtar.

"Bota Sot": Jeni gjithmonë e buzëqeshur, mendon si e ka punët mirë LDK apo e keni nga natyra?

Linda Bekteshi: Sigurisht se LDK si një parti me një bagazh të madh vazhdon të rritet dita ditës dhe kjo sigurisht që na lumturon të gjithëve dhe vet puna e angazhimi ynë sjell punë dhe rezultat të madh edhe për LDK-në, megjithatë si popull paqedashës por edhe si parti paqësore harmonin e kemi gjetur gjithnjë në durimin dhe sukseset tona të përbashkëta e po ashtu secilin njeri vet krijuesi ynë e identifikon edhe me ndonjë veçori si puna e buzëqeshjes që është pjesë në virtytet dhe natyrën time.

"Bota Sot": Si vlerësoni sondazhet e fundit ku LDK del e treta?

Linda Bekteshi: Matjet e tilla ashtu si edhe vet koha e teknologjisë, edhe mund të jenë aktuale, megjithatë në radhë të parë LDK i ka takuar dhe i takon popullit, ka lindur dhe është zhvilluar e rritur me popullin, prandaj ne i besojmë vet popullit e për matje të tilla do doja të tregonin saktësi e realitet ashtu siç tregojnë takimet ballë për ballë me qytetarin, siç ju i keni parë secilin nga ato tubime që kryetari Abdixhiku ka realizuar dhe realizon në të gjitha qytetet e Kosovës, e të cilat janë mirëpritur e kanë dëshmuar nevojën që qytetarët kanë për rikthimin e fuqishëm të LDK-së.

Më shumë e shoh si një propagandë dhe besoj që zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë më së miri se ku renditet LDK-ja. Tash e dy muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka porositur një seri sondazhesh, më të mëdha në historinë e anketimeve në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje nga gjendjen që e ka krijuar në vend tani po mundohet të krijojë opinion ndryshe e në këtë rast edhe përmes sondazheve sa e kuptova është bërë një sondazh në nivel vendi me 1065 mostra i cili marzhen e gabimit e ka shume të madhe dhe shifrat flasin ndryshe nga ajo që pushteti aktual e ka paraqitur sepse vetëm në regjionin e Prishtinës janë bërë mbi 17.000 mostra nga të cilat flitet për rezultate tjera siç edhe i ka prezantuar kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku.

"Bota Sot": Çfarë pret Linda nga vitit 2024?

Linda Bekteshi: Shëndet e sukses për të gjithë popullin, zhvillim e realizim të projekteve në komunēn time, ndërsa rikthim të fuqishëm të "Rrugës së Re" të LDK-së, duke dëshmuar para qytetarëve me Planin e shpalosur dhe të dokumentuar me fakte, që z.Abdixhiku tanimë veç e ka prezantuar e po vazhdojmë ta prezantojmë secili nga ne.

Gëzuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat