Visar Azemi thotë se do të jetë kryetar i ardhshëm i Ferizajt, tregon edhe zgjidhjen e “Rrugës së re” për problemin me energji elektrike

Intervista

Visar Azemi thotë se do të jetë kryetar i ardhshëm i Ferizajt, tregon edhe zgjidhjen e “Rrugës së re” për problemin me energji elektrike

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 janar 2024 Në ora: 18:53
Visar Azemi

Visar Azemi thotë se do të jetë kryetar i ardhshëm i Ferizajt, tregon edhe zgjidhjen e “Rrugës së re” për problemin me energji elektrike 

I ardhur nga shoqëria civile, Visar Azemi fitoi garën për të parin e degës së LDK-së në Ferizaj. Nga zgjedhjet e fundit të Kuvendit të Dhjetë të LDK-së, ai u bë pjesë edhe e kryesisë së LDK-së. 

Në intervistën për gazetën “Bota sot", z. Azemi kritikon qeverinë lokale në Ferizaj duke e akuzuar për nepotizëm dhe korrupsion. 

Visar Azemi që do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt,  shprehet i sigurt për fitore si dhe jep alternativë se si do zgjidhet problemi i energjisë elektrike në nivel nacional.  

Ai premton projektin e centralit me gaz në bashkëpunim me SHBA. 

Intervista e plotë”  

"Bota Sot": Përshëndetje z. kryetar së pari faleminderit për kohën tuaj për këtë intervistë. 

Mund të na tregoni si e keni gjetur LDK në Ferizaj, meqenëse jeni kryetar nga nëntori i vitit 2022, besoj jam i saktë për kohën e cekur ?  

Visar Azemi: Saktë, po unë prej nëntori të 2022 jam kryetar i LDK në Ferizaj, pastaj vitin që lamë pas kemi mbajtur kuvendin ku jam zgjedhur kryetar për katër vitet e ardhshme. LDK në Ferizaj nuk ka qenë në gjendje të mirë, nisur edhe nga fakti se në zgjedhjet e fundit nuk ka dal me vota ashtu siç është pritur duke marrë parasysh se LDK dikur në Ferizaj ka qenë bastion, e dimë se LDK doli e treta në zgjedhjet e fundit. 

"Bota Sot": Çfarë i sjell Visar Azemi LDK-së në Ferizaj dhe qytetarëve të Ferizajt ? 

Visar Azemi: Për të vepruar në kuadër të LDK-së duhet të keni një vizion të qartë se ku doni me vizionin tënd duke filluar nga plani urbanistik dhe duke përfunduar në një qytet që do të ishte i jetueshëm për qytetarët tanë. Me bagazhin tim profesional dhe politik kam shumëçka t'i jap LDK-së. Me vizionin tim mendoj se njeriu duhet participojë për të sjellë gjëra të mira për vendin dhe qytetarët. 

“Bota Sot”: Çfarë mendoi se nuk ecën mirë në Ferizaj, cilat janë problemet kryesore sipas jush, e që ju do të vepronit ndryshe? 

Visar Azemi: Së pari vizioni urbanistik në Ferizaj është i stër-kequr dhe çdo gjë është bërë keq këto gjashtë vite prej se PDK udhëheq me Ferizajn. Ndërtimet e egra, sot s’mund të ftosh dike nga jashtë të vizitojë Ferizajn se s’ka çfarë të ofrojë asgjë. Betonimi i qytetit po vazhdon, problemi me mbeturina vazhdon për shkak të keq menaxhimit dhe nepotizimit që është instaluar tek "Pastërtia". 

"Bota Sot": Duke qenë se jeni edhe anëtar i kryesisë së LDK-së në nivel qëndror, së fundi shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike ia keni faturuar qeverisë. Për më tepër keni thënë se me LDK në qeveri kjo s’do të ndodhte, si do e zgjidhnit këtë? 

Visar Azemi: Ne do të investonim në gjenerim të kapaciteteve të burimeve energjetike duke filluar nga centrali me gaz që e kemi edhe në platformën tonë " Rruga e re". Do të ndërtojmë centrale me gaz, pra energjia është siguri edhe nacionale e këtë do e bëjmë bashkë me SHBA. 

"Bota Sot": Në kohën kur po flitet për zgjedhje, sa është LDK e gatshme? 

Visar Azemi: Si asnjëherë më parë, vitin që po lëme pas përmbyllëm procesin zgjedhor në nivel qëndron dhe lokal dhe jemi vazhdimisht në terren me qytetarët për të kuptuar nevojat dhe hallet e tyre. LDK është duke ofruar aleternativa për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. 

"Bota Sot": Në një vizitë që bëri kryetari Adbixhiku në ditët e fundit të viti që lamë pas, në mënyrë indirekte shpalli kandidaturën tuaj për kryetar të Ferizajt, a do të jetë Visar Azemi kandidat i LDK për kryetar të Ferizajt? 

Visar Azemi: Ferizaj meriton më mirë që atë kryetar që ka sot, Ferizaj nuk është storie e ndonjë suksesi, prandaj unë si kryetar i ardhshëm do e kthejë dinjitetin tek qytetarët. 

"Bota Sot": Jeni të sigurt në fitore? 

Visar Azemi: Sigurisht, mos me qenë i sigurt s’do i kisha hy kësaj pune fare. 

"Bota Sot": Ku e mbështesni  besimin? 

Visar Azemi: Besimin e mbështes së pari tek strukturat që po ma japin, pastaj duke parë dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes aktuale lokale, duke filluar nga punët jo të mira që po bëjnë duke filluar nga nepotizmi, korrupsioni e që dërgojnë Ferizajn në kahje jo të mirë. Kjo më jep besim për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe e të qenurit kryetar i qytetit të Ferizajt. 

"Bota Sot": Faleminderit për intervistën, shpresoj të takohemi prapë mbase pas zgjedhjeve, në cilësinë siç shprehni ju të kryetarit. 

Visar Azemi: Pse jo, edhe më herët mundemi. Faleminderit juve dhe suksese “Bota Sot” dhe lexuesve të saj. 

Image
Z. Visar Azemi gjatë intervistës me gazetarin e gazetës "Bota sot" Faton Mehmeti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat