Ish-koloneli i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Sergii Grabskyi në një intervistë për The Geopost sugjeron Kosovën që të forcojë linjat e komunikimit, pasi thotë se Rusia dëshiron që luftën elektronike ta zgjerojë edhe në rajone të tjera, ku ajo është mjaft e sofistikuar në aspektin propagandistik.
Këto komente ish-koloneli që shërbeu në Kosovë dhe Irak i bën teksa pyetet rreth sistemeve ruse për bllokomin elektronik që pritet të instalohen në Nish të Serbisë.
Derisa flet për vështirësitë e luftës në Ukrainë, Grabskyi thotë se Kosova aktualishtështë në një pozicion mbrojtës dhe se duhet të sigurojë dyfishim të linjave të komunikimit.
Propagandën ruse, eksperti ushtarak e sheh si problematikë globale, pasi konsideron se kjo e fundit nuk kursen mjet e as para për të përhapue mesazhet e saj kudo nëpër botë. Thotë se kjo çështje mbetet sfidë e veçantë edhe në Ukrainë.
Intervista e plotë:
The Geopost: Koloneli Grabskyi, ju lutem na flisni pë situatën në Ukrainë?
Grabskyi: Për momentin është shumë e vështirë të thuhet, sepse kemi një linjë fronti, thjesht për të kuptuar, është rreth 1500 kilometra. Ai shpreh një linjë fronti mes forcave ukrainase dhe, le të themi, forcave armiqësore. Dhe në një distancë kaq të madhe, në të vërtetë, kemi një intensitet të ndryshëm të përplasjeve në betejë. Ç’mund të thotë kjo për ne? Rusët në këtë moment kanë avantazh në forcat njerëzore, avantazh në armatim dhe municion, dhe kanë një lidhje më të mirë me bregun e Federatës Ruse, kështu që kanë nisur një ofensivë që, nëse nuk gabohem, ka filluar që nga data 17 janar.
Dhe ju e dini, duhet të themi se rusët po përpiqen të arrijnë objektivat e tyre, por, çmimi për këtë avancim, ata kanë bërë disa avancime, natyrisht, por çmimi për këto avancime është shumë shumë i lartë. Dhe në të vërtetë, ndoshta keni lexuar në shumë tituj të lajmeve për situatën e vështirë të qytetit Avdeevka, në qytetin Avdeevka, mund të them, ku rusët, duke ndjekur kërkesën politike të autoritetit të tyre, po përpiqen të kthehen prapa ose të rrethojnë dhe shkatërrojnë mbrojtjen ukrainase në qytetin Avdeevka. Mund të them se qyteti i Avdeevkës luan një rol kritik të rëndësishëm për të dyja palët e konfliktit, palën ukrainase dhe atë ruse, kështu që niveli i përplasjeve është shumë intenziv, shumë i lartë. Dhe, siç thash më parë, rusët nuk numërojnë humbjet e tyre, por përpiqen të avancojnë dhe kanë arritur disa rezultate në vende të ndryshme në segmentet e Avdeevkës. Më poshtë në jug, mund të them se është një vend, një vend i njohur, lokacioni i ish-qytetit të Mariinkës. Tani kjo vendndodhje mund të quhet vetëm si ish-qyteti i Mariinkës sepse nuk ka asnjë ndërtesë që nuk ka dëmtime dhe në të vërtetë nuk ka popullatë.
Nnjë nga segmentet dramatike të linjës së frontit mes Ukrainës dhe Rusisë është tani në bregun e majtë të lumit Dnipro, ku 300 marinsa dhe ushtarë të tjerë ukrainas mbajnë pozicionin e tyre para disa mijëra trupave ruse atje.
Dezinformimi i njësisë speciale në ushtrinë ruse, si të luftohet operacioni special nga mediat ruse?
Grabskyi: Beteja më e vështirë në luftën tonë hibride është beteja kundër dezinformacionit dhe propagandës ruse. Duhet të kuptoni se ata njerëz janë brilantë, duhet ta theksoj përsëri, brilantë në luftën e tyre të informacionit. Sepse, mos harroni, rusët krijuan një lloj sfondi të propagandës së tyre duke bërë biznes në Evropë, duke zhvilluar burimet e tyre mediatike dhe duke blerë disa gazetarë që të jenë zëri i mediave ruse. Kjo është arsyeja pse është shumë e vështirë të luftosh me njerëz që kanë shumë përvojë se si të bësh propagandë, si ta përdorësh propagandën, si të luftosh me propagandën. Dhe çfarë mund të them në këtë drejtim? Ka një gjë krejt logjike, nëse keni të bëni me shifra, nëse keni të bëni me informacion ose disa lajme që pretendojnë të jenë informacion, duhet të kuptoni se ky informacion për të qenë pak a shumë i përshtatshëm duhet të vijë nga tre burime të ndryshme. Dhe duke reaguar ndaj pretendimeve ruse për humbjet e rëndësishme të forcave ukrainase, duhet të aktivizojmë logjikën, sepse Ukraina teknikisht nuk ka kaq shumë trupa sa rusët pretendojnë që kanë shkatërruar deri më tani.
Dhe nëse do të përdorni burime zyrtare, dhe kemi shumë burime të hapura, mund të krahasosh se forcat ukrainase kanë humbur, sipas propagandës ruse, shumë më shumë armatim, municion, pajisje dhe personel se sa që ekzistonte në forcat e armatosura ukrainase. Gjithashtu, mund të imagjinoni që nëse forcat ukrainase kanë vuajtur kaq shumë humbje, operacionet ofensive ruse duhet të ishin më efektive dhe më të thella. Megjithatë, mund t’ju pyes, nëse ne nuk vërejmë asnjë avancim të rëndësishëm të forcave ruse, pyetja është, kush i mbrojti ato pozicione atje? Si munden nikoqirët, sipas informacioneve ruse, të mbajnë linja mbrojtëse në frontin ukraino-rus atje. Është ajo që është, siç e quajmë ne këtu. Kjo është arsyeja e shëndoshë, qetësia dhe konfirmimi i informacionit nga të paktën tre burime të ndryshme të pavarura mund të jenë si një kërkesë minimale për të filtruar të gjithë atë lajm, duke pretenduar se është informacion i saktë. Në të kundërt, do të vuani nga një propagandë ruse shumë të përgatitur, të organizuar mirë dhe shumë të sofistikuar. Për më tepër, vështirësia e propagandës ruse është se ata shtojnë një pjesë të së vërtetës atje. Dhe kjo është arsyeja pse është situata më e rrezikshme kur nuk jeni në gjendje të kuptoni se cili është ndryshimi midis informacionit të saktë dhe vetë propagandës.
Ky është një mjet, sepse, në gjuhën time ne përdorim një fjali të veçantë, sa e vështirë është të luftosh kundër propagandës ruse, jo vetëm ruse. Ne themi “kur e vërteta vesh pantallonat, gënjeshtra vrapon tre herë nëpër fshat”. Dhe gjithashtu, mos harroni pse është shumë e vështirë sepse e dini se rusët nuk i numërojnë paratë në propagandë, absolutisht. Kjo është arsyeja pse, dhe mos u habitni që rusët do të përdorin kanale të ndryshme për të dërguar mesazhet e tyre helmuese, le të themi, klientëve anembanë globit.
Gjithashtu, rusët bëjnë një sulm masiv duke përdorur mediat e tyre sociale si Telegrami, i cili është një burim kritik i rrezikshëm informacioni, sepse e dini se askush nuk mund t’i ndalojë rusët të krijojnë shumë kanale false, dhe ndoshta keni dëgjuar se sa kanale thjesht ishin bllokuar, ndaluar, për shkak të pranimit se ato kanale janë pjesë e propagandës ruse.
Në Nish të Serbisë do të instalohen sisteme ruse kundër dronëve, si të mbrohet Kosova dhe shtetet e tjera në rajon nga këto armë ruse?
Grabskyi: Kjo është një çështje kyçe e luftës sonë aktuale tani. Pse, për shkak të, ju e dini, askush, fjalë për fjalë askush nuk priste që forcat ruse të mund të përdornin një lloj lufte elektronike kaq të zhvilluar mirë të armës.
Dhe tani rusët që kanë një përvojë të shkëlqyer këtu në Ukrainë, ata përpiqen ta zgjerojnë atë armë luftarake, luftën elektronike, në një rajon tjetër, duke përfshirë aleatët e tyre në këtë lojë të përgjakshme. Dhe duhet të kuptoni se vetëm kundërmasat efektive, të koordinuara dhe të orkestruara mirë, të cilat përfshijnë krijimin e sistemeve të përbashkëta kundër luftës, krijimin e pajisjeve më efektive të luftës dhe përdorimin e opsioneve të gjera të luftës, pajisjeve të luftës elektronike mund t’ju mbështesin. Pra, ju jeni në një pozicion mbrojtës tani. Përveç kësaj, mund të them se nga përvoja jonë, duhet të kuptoni se duhet të siguroni një komunikim të qëndrueshëm dhe dyfishim të linjave tuaja të komunikimit.
Vetëm një shembull, rusët testuan luftën e tyre të re elektronike në rajonin e Kaliningradit, i cili është një enklavë ruse në Detin Baltik. Rezultati i testit, nëse mund ta quajmë si një provë, ishte bllokimi i sinjalit GPS në të paktën gjysmën e territorit të Lituanisë dhe në pjesën veriore dhe veri-lindore të provincave të Polonisë. A mund ta imagjinoni atë kaos që ndodh atje kur rusët mbyllën të gjitha lidhjet atje. Dhe nuk duhet të prisni se cka do të ndodhë, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë krijimit të një sistemi të qëndrueshëm komandimi dhe kontrolli në territorin tuaj dhe në territorin e aleatëve tuaj në vendet e tjera të Ballkanit, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë.
Stabiliteti i sistemit të komandës dhe kontrollit dhe çdo ushtri mund të konfirmojë se është një pikë kyçe e stabilitetit të linjave të mbrojtjes. Dhe me të vërtetë, ju e dini, vetëm duke përdorur mjetet e mbrojtjes nuk mund të arrini një fitore në asnjë luftë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të mendoni gjithashtu se çfarë lloj kundërmase duhet të zbatohet për të sulmuar dhe shkatërruar origjinën e asaj lufte elektronike, siç bëjmë në fakt në Ukrainë, duke kuptuar qartë se vetëm në këtë rast, ne mund të themi saktë, në këtë mënyrë, në këtë protokoll, mund të arrijmë disa rezultate. Kjo është arsyeja pse nëse i hidhni një sy raporteve të forcave të armatosura ukrainase për humbjet e rusëve, do të habiteni kur shihni se sa të ashtuquajtura pajisje speciale janë shkatërruar vetëm gjatë pushtimit në shkallë të egër. Dhe ne, si forca mbrojtëse të Ukrainës, i kushtojmë vëmendje të veçantë pozicionit të të ashtuquajturve sulmues dhe armëve të luftës elektronike. Kjo është vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, por para së gjithash, ju duhet të mbroni sistemin tuaj të komunikimit dhe komandimit dhe kontrollit, linjat tuaja të komunikimit, për të krijuar mjete ndihmëse të komunikimit ose për të dubluar ato mjete komunikimi dhe për të kërkuar objekte kundërsulmuese të cilat mund t’ju mbështesin për të shkatërruar atë pajisje në vend në vendndodhjet e tyre. Dhe me të vërtetë ka të bëjë me shërbimin e mirë të inteligjencës siç e kemi tani në Ukrainë.