Nga AAK thonë se Kosova ka të drejtë të menaxhojë monedhën e saj, por duhet dakordim me ndërkombëtarët - Dreshaj ka një porosi për Kurtin

Intervista

Nga AAK thonë se Kosova ka të drejtë të menaxhojë monedhën e saj, por duhet dakordim me ndërkombëtarët - Dreshaj ka një porosi për Kurtin

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 14 shkurt 2024 Në ora: 19:56
Shemsedin Dreshaj

Ngjarjet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë kanë rritur dinamikën e politikës vendore, por edhe kanë zgjuar në reagime ndërkombëtare.

Në lidhje me situatat e fundit në vend në një intervistë për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Ai foli për shumë çështje në vend, duke filluar nga ajo për ndalimin e qarkullimit të dinarit e deri tek dialogu.

Kështu, sa i përket çështjes së dinarit serb, Dreshaj thotë se është e drejtë e Kosovës të menaxhojë monedhën e saj.

Ndërsa për dialogun Kosovë – Serbi, ai thotë se varet nga trysnia ndërkombëtare.

Dreshaj foli edhe për situatën në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke thënë se duhet të ketë ndryshime të domosdoshme. Sipas tij, sigurimet shëndetësore dhe riorganizimi i sistemit shëndetësorë janë domosdoshmëri.  

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Si e shihni situatën aktuale në vend, duke përfshirë këtu zhvillimet e fundit?

Shemsedin Dreshaj: Situatë e tensionuar nga keq-menaxhimi i qeverisjes aktuale.

“Bota sot”: Një çështje shumë e rëndësishme këto ditë, është vendimi për ndalimin e dinarit. Si e keni parë ju këtë vendim?

Shemsedin Dreshaj: E drejtë e Kosovës për menaxhimin e monedhës se vet. Por, vendimet e ndjeshme duhet marrë në bashkërendim me miqtë tanë e jo me kryeneçësi.

“Bota sot”: Në lidhje me dinarin Kosova është duke u përballur me trysni ndërkombëtare. A mendoni që ndërkombëtarët do të ndikojnë në ndryshimin e këtij vendimi?

Shemsedin Dreshaj: Mendoj qe valuta e Kosovës është një, afati për implementim kërkon dakordim me ndërkombëtarët.

“Bota sot”: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është ende një temë e diskutuar. Sipas jush, sa afër një finalizimi të raporteve mes dy vendeve jemi?

Shemsedin Dreshaj: Si duket asnjëra palë nuk janë interesuar për finalizim. A do te ketë finalizim a jo varet nga presioni ndërkombëtarë e së pari nga SHBA.

“Bota sot”: Z. Dreshaj, sipas jush cilat janë disa nga ndryshimet e domosdoshme dhe të shpejta që duhet bërë në Sistemin e Shëndetësisë?

Shemsedin Dreshaj: Sigurimet shëndetësore dhe riorganizimi i sistemit shëndetësorë. Shëndetësia duhet menaxhuar me njerëz të dijshëm, të përgjegjshëm dhe të guximshëm.

“Bota sot”: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për skemën sociale është drejt finalizimit dhe së shpejti do të jetë në Kuvend, mirëpo i njëjti ka marr kritika nga ju. Cilat janë disa nga kritikat që mendoni duhet të përmirësohen?

Shemsedin Dreshaj: Mendoj se ky ligj vështirë se do të vijë ketë mandat për finalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat