Sporti në fokus, por politika vendimtare – Ministri Blerim Gashani: Qëndrimet do të sqarohen sipas zhvillimeve politike

Intervistë

Sporti në fokus, por politika vendimtare – Ministri Blerim Gashani: Qëndrimet do të sqarohen sipas zhvillimeve politike

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 30 mars 2026 Në ora: 19:07
Blerim Gashani

Ministri i Sportit e Rinisë, Blerim Gashani ka folur një një intervistë për “Bota sot”, në lidhje me planet dhe projektet e tij, si dhe zhvillimet politike në vend.

Fillimisht, Gashani potencoi se, pritoritet i ministrisë së tij është funksionalizimi dhe jetësimi i projekteve qeverisëse.

Tutje, thotë se fakti që sporti dhe rinia janë ndarë në ministri të veçantë tregon për fokus të shtuar të Qeverisë dhe ministrit në zhvillimin e tyre si sektorë kyç për vendin.

Derisa për ndërtimi i staduimit, Gashani ky është zotim i fushatës dhe vazhdim i projekteve të Qeverisë Kurti, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitjet për stadiumin kombëtar dhe Lojërat Mesdhetare.

Sa i përket politiksë, për zgjedhjen e presidentit, Gashani thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë; partitë duhet të bashkëpunojnë për të zgjedhur Presidentin.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Cilat janë prioritetet tuaja kryesore për sportin?

Blerim Gashani: Me marrjen e detyrës nga Ministri për Sport dhe Rini, është filluar menjëherë funksionalizimi dhe jetësimi i projekteve qeverisëse, të cilat lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e këtyre dy sektorëve kaq të rëndësishëm.

“Bota sot”: Pse mungon ende infrastruktura sportive, ku do të investohet më shumë në sport?

Blerim Gashani: Vetë fakti që sporti dhe rinia janë ndarë në një ministri të veçantë, ndryshe nga çfarë ka qenë deri më tash kur ishin pjesë e Ministrisë së Kulturës, dëshmon qartë se fokusi kryesor i Qeverisë Kurti dhe i Ministrit është përqendrimi i plotë në zhvillimin e sportit dhe rinisë, si dy prej elementeve më të rëndësishme për vendin.

“Bota sot”: Si rrjedhin gjërat në lidhje me Lojërat Mesdhetare?

Blerim Gashani: Po ashtu, Ministria është hisedare në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe, në këtë kuadër, përveç plotësimit të infrastrukturës ligjore e cila është thelbësore në këtë fazë dhe përcaktuese për vijimin e veprimeve të tjera strategjike po punohet intensivisht edhe në avancimin e infrastrukturës fizike.

“Bota sot”: Kur pritet fillojë ndërtimi i stadiumit nacional?

Blerim Gashani: Kjo është një nga zotimet tona që i kemi pasur në fushatë, por është edhe vazhdim i projekteve të mira që i ka pasur më herët Qeveria Kurti. Transformimi i fushave sportive, palestrave sportive dhe aseteve të tjera mbështetëse ka qenë dhe mbetet fokusi ynë kryesor. Natyrisht, kjo përfshin edhe stadiumin kombëtar dhe përgatitjet e tjera që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare.

“Bota sot”: A do të bëhet së shpejti pensioni për sportistët meritorë?

Blerim Gashani: Në ditët në vijim, ne do të mund të ofrojmë një pasqyrë të plotë dhe të detajuar të çdo hapi të ndërmarrë dhe të atyre që do të ndërmerren, si dhe të politikave aktualisht në fuqi vetëm pasi të arrijmë të bëjmë një skanim të plotë të gjendjes.

“Bota sot”: Kalojmë te politika. A ka bisedime mes partish duke përfshirë edhe LVV-në për çështjen e presidentit?

Blerim Gashani: Ndërsa sa i përket cështjeve politike, ne tashmë kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili është i qartë. U takon partive politike që të gjejnë modalitetet dhe rrugën e bashkëpunimit për t’i dhënë vendit institucionin e Presidentit, përkatësisht për ta zgjedhur atë.

“Bota sot”: Çka ndodhi brenda listës Guxo? A ka përçarje?

Blerim Gashani: Për këtë çështje, natyrisht, qëndrimet janë publike dhe do të ketë edhe qëndrime të tjera, në përputhje me ndryshimet e rrethanave politike që mund të ndodhin në ditët në vijim për çka do të ketë sqarime për çdo veprim që do të ndërmerret në këtë drejtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat