Kaloni shumë kohë në kompjuter apo në telefon të mençur? Sytë tuaj janë të rrezikuar, mirëpo qe se çfarë mund të bëni…

Këshilla mjekësore

Kaloni shumë kohë në kompjuter apo në telefon të mençur? Sytë tuaj janë të rrezikuar, mirëpo qe se çfarë mund të bëni…

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Për shkak të pandemisë më shumë kohë kaloni në shtëpi se kurrë më parë. Mësimi zhvillohet nëpërmjet TV-së, bisedat me miqtë i kemi kaluar në video-thirrje, ndërkaq që kur punojnë nga shtëpia edhe koha e punës ka kaluar tetë orët e zakonshme. E keni kuptuar poentën

Para ekrani kalojmë shumë kohë, mirëpo në disa gjëra siç është puna nuk mund të ndikojmë, por gjithsesi mund të përpiqemi të mbrojmë sytë tanë nga të gjitha ato ekrane me të cilët përballemi çdo ditë.

Drita LED sot gjendet gjithandej rreth nesh dhe vazhdimisht jemi të ekspozuar. Pa marrë parasysh që në kuptimin ekologjik është më e pranueshme, ekspozimi ndaj dritës së kaltër ka pasoja të shumta negative në shëndetin tonë.

Çfarë është drita e kaltër?

Drita e diellit përmban rreze të kuqe, të portokallta, të verdha, të gjelbra dhe të kaltra dhe nuanca të shumta të këtyre ngjyrave me energji dhe gjatësi të ndryshme valore.

Rrezet e dritës të gjatësive të valëve kanë më pak energji (rreze të kuqe), ndërkaq rrezet e shkurtra kanë më shumë energji (rrezet e kaltra).

Gjatësia e valëve të dritës së kaltër është prej 80 deri në 500 nm dhe është drita më e fuqishme e spektrit të dukshëm që kalon përmes thjerrëzave dhe kornesë dhe bie direkt në retinë.

Drita e kaltër është më së shumti e pranishme në dritën e diellit, por e emetojnë gjithashtu edhe llambat e kursimit të energjisë në ambiente të mbyllura dhe drita e bardhë LED që është e pranishme në ekranet e sheshta të televizorëve, monitorëve, tabletëve, kompjuterëve, telefonave të mençur dhe aparateve të tjera digjitale.

Si ndikon drita e kaltër negativisht në sytë tuaj?

Meqenëse syri nuk bllokon dritën e kaltër dhe ajo depërton deri te retina, ekziston rreziku nga dëmtimi i qelizave të shumta të ndjeshme ndaj dritës.

Ekspozimi i tepërt mund të çojë deri te ndryshimet të cilat ngjasojmë me degjenerimin makular dhe në fund madje deri te humbja e përhershme e të parit.

Shpeshtësia e përdorimit të aparateve të cilat emetojnë dritë të kaltër më së shpeshti ka këto pasoja:

∙ sy të skuqur dhe të irrituar,
∙ sy të thatë për shkak të rrahjeve të zvogëluara të qerpikëve,
∙ lodhje e syve,
∙ lodhje dhe përgjumje – truri vazhdimisht merr sinjale që patjetër duhet të jetë i zgjuar dhe i gatshëm për shkak të zvogëlimit të prodhimit të melatoninës.

Përse duhet të përdorni syze me mbrojtje nga drita e kaltër?

Jeta e tashme thjesht është e pakuptueshme pa aparate elektronike. Shumica prej nesh çdo ditë e fillon dhe e mbaron duke shikuar në pajisjet e mençura. Sipas disa hulumtimeve, madje 60% e njerëzve kalojnë më shumë se 6 orë para kompjuteri.

Rritja e ndriçimit gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës, shpie në kualitet të keq të gjumit dhe kjo e rritë rrezikun e kancerit, e posaçërisht të kancerit në gji dhe prostatë.

Nëse trupi mbetet pa gjumë, atëherë cikli i çrregullt i gjumit shpie edhe në probleme tjera si depresioni, shtimi i peshës, problemet me memorie, problemet kardiovaskulare, etj.

Hulumtoni në internet dhe gjeni ofertat për syzet me mbrojtje nga drita e kaltër. Kjo është një ndër mënyrat më efektive.

Bartja e syzeve të tilla në kohë të caktuar, zvogëlon lodhjen, tharjen e syve, përmirëson gjumin e përgjithshëm dhe sinkronizoi ritmin tuaj cirkadian.

Me rastin e porositjes së syzeve zgjidhni syzet me këtë filtër dhe mbroni sytë e shëndetin tuaj.

Për fillim ju është e nevojshme një njohuri paraprake për atë se cilat forma i përshtaten fytyrës suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat