Mos i prekni kurrë me dorë faturat, lëshojnë përbërës që e dëmtojnë rëndë shëndetin

Këshilla mjekësore

Mos i prekni kurrë me dorë faturat, lëshojnë përbërës që e dëmtojnë rëndë shëndetin

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

T’i ruani faturat për arsye financiare dhe për të menaxhuar më mirë me shpenzimet është ide e mirë, por t’i prekni shpesh, t’i mbani në xhep ose në shtëpi, rrezikoni shëndetin tuaj.

Zakonisht, shumica e njerëzve nuk hezitojnë t’i marrin faturat sa herë që arkëtarja pyet “a e dëshiron faturën?”. Nëse jeni person ekonomik, sigurisht se do ta dëshironi faturën, për ta mbajtur.

Por, në anën tjetër, duhet të jeni të vetëdijshëm për rrezikun që faturat përmbajnë. Një faturë bisfenole, e shtypur në një letër të përpunuar nga printeri termik, është e rrezikshme të preket pa doreza po aq sa benzina.

Paramendojeni tash ai që punon te arka, sa i rrezikuar është shëndeti i tij, pasi ekspozohet vazhdimisht ndaj një doze të konsiderueshme bisfenoli përgjatë gjithë orarit të tij të punës

Dhe kjo është arsyeja pse unë shpesh refuzoj të marr faturën, sepse nuk dua që të ekspozohem ndaj një përbërësi të dëmshëm kimik. Mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por është vërtetuar edhe shkencërisht se ekspozimi ndaj faturave të printerit termik është një nga mënyrat më të shpeshta se si trupi ynë helmohet me përbërësin kimik të njohur si bisfenol A (BPA), një çrregullues i fuqishëm endokrin, kancerogjen dhe kardiotoksik, që ka lidhje me mbi 50 efekte negative të shëndetit.

BPA ndodhet edhe në bileta të avionëve, fatura të bankomateve dhe pikave të karburantit, duke e bërë ekspozimin e përditshëm edhe më të madh ndaj këtij përbërësi. Ka edhe disa faktorë të rëndësishëm që luajnë rol në atë se sa shumë e absorbojmë këtë përbërës kimik.

Për shembull, shumë produkte për kujdesin e lëkurës përmbajnë përbërës me origjinë petrokimike, toksiciteti i të cilave gjithashtu është një shqetësim mjaft i madh. Në vitin 2014, një studim mjaft shqetësues i publikuar në PLoS, i titulluar “Ta prekësh faturën dhe të hash më pas ushqim, rezulton në nivele të larta të biogjenit dhe nivele të larta të bisfenolit në urinë”, gjeti se shumë produkte për kujdesin e lëkurës, përmbajnë përbërës kimik që mund të rrisin absorbimin e përbërësve si BPA.

Një tjetër studim i publikuar në “Enivromental Health Perspectives”, gjeti se faturat jo vetëm që lëshojnë bisfenol, por edhe agjentë të tjerë të bisfenolit. Studimi gjeti se në mostrat e gjakut dhe të urinës së arkëtarëve, kishte nivele të bisfenolit deri në 3%.

Kështu, çfarë duhet të bëjmë që mos t’i prekni faturat ose mos t’i ruani ato fare?

Mënyra më e mirë është vetëm t’ia bëni një foto faturës. Ka shumë aplikacione për foto që ju ndihmojnë t’i skanoni faturat ose thjeshtë t’iu bëni foto sa për t’i ruajtur më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat