Si të shpëtoni prej hundëve të zëna

Këshilla mjekësore

Si të shpëtoni prej hundëve të zëna

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Nëse fatmirësisht nuk keni temperaturë, gjasat që gjatë këtyre ditëve të vuani nga hundët e bllokuara, janë të mëdha. Të gjithë e dimë ndjesinë e shëmtuar të hundëve të zëna, por ç'mund të bëjmë për të shpëtuar sa më shpejt?

1. Avull

Frymëmarrjet e thella në prani të avullit që krijon uji i nxehtë janë një mënyrë e thjeshtë, tradicionale dhe efikase për të shpëtuar nga hundët e bllokuara prej sekrecioneve. Nëse nuk keni aparatin që konverton ujin në avull mund ta bëni sipas metodës së vjetër, duke përdorur një tenxhere me ujë të nxehtë.

2. Bëni një dush

E keni provuar ndonjëherë sa kollaj mund të merrni frymë pas një dushi me ujë të nxehtë? Kjo ndodh pasi mukoza e hundës suaj hollohet dhe inflamacioni reduktohet. Të paktën për pak kohë do të mund të merrni frymë lirisht.

3. Qëndroni të hidratuar

Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë këtyre ditëve të pini shumë ujë! Duke qenë gjithë kohës të hidratuar do të çlironi sinuset nga presioni i sekrecioneve.

4. Përdorni një spray

Mund të jetë një solucion i thjeshtë ujë dhe kripe që do t'ju shpëtojë, të paktën përkohësisht! 

5. Kompresa të ngrohta

Merrni një peshqir dhe zhyteni në ujë të ngrohtë. Më tej shtrydheni dhe vendoseni në zonën e hundës dhe pjesën e sipërme të ballit.

6. Merrni ilaçe

Sigurohuni të flisni me një farmacist ose një mjek nëse e ndjeni që metodat më sipër nuk funksionuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat