S’keni nevojë për trajtime të shtrenjta, ja truku që ju ndihmon të keni dhëmbë të bardhë dhe me shkëlqim

Këshilla mjekësore

S’keni nevojë për trajtime të shtrenjta, ja truku që ju ndihmon të keni dhëmbë të bardhë dhe me shkëlqim

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

S’keni nevojë për trajtime të shtrenjta për të pasur dhëmbë të bardhë dhe me shkëlqim.

Ky produkt mund t’ju ndihmojë të keni një buzëqeshje më të bukur dhe sipas ekspertëve mjekësorë është i sigurt dhe efektiv.

“Tërheqja e vajit” është një ilaç popullor indian që u krijua për të hequr toksinat nga trupi dhe për të përmirësuar higjienën orale. Gjithçka që ju duhet është një kavanoz me vaj kokosi. Ky ilaç shërben për largimin e baktereve nga goja, që mund të zverdhin dhëmbët tuaj. Vaji i kokosit përdoret zakonisht për procesin e “tërheqjes së vajit” pasi ka një shije të këndshme dhe sjell shumë përfitime shëndetësore, si përmirësimi i shëndetit të gojës, lëkurës dhe flokëve.

Gjithashtu ka shumë acid laurik, i cili ‘vret’ bakteret. Ju mjafton vetëm një lugë gjelle vaj kokosi. Duhet që vajin e kokosit ta mbani në gojë për 15-20 minuta. Pas kësaj kohe duhet ta derdhni në një kosh mbeturinash, pasi mund të bëhet i fortë nëse e pështyni në lavaman dhe mund të bllokojë tubat e kullimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat