Një gjinekologe shpjegon si të parandaloni kruarjen, tharjen dhe acarimin në zonën rreth vaginës!

Këshilla mjekësore

Një gjinekologe shpjegon si të parandaloni kruarjen, tharjen dhe acarimin në zonën rreth vaginës!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Meqenëse lëkura është organi më i madh, nuk është çudi që disa gjëra të shkojnë keq. Puçrra, lytha, qime të rrënjosura, skuqje dhe kruarje. Kur bëhet fjalë për shqetësimet dermatologjike, potencialisht më të vështirat për t'u diskutuar, të vulvës, nuk jeni vetëm.

Lajmi i mirë është se ju keni shumë mjete në dispozicion për të parandaluar ose trajtuar irritimet e bezdisshme.

“Gjatë viteve të fundit, për shkak të popullaritetit të klasave spin dhe biçikletave të palëvizshme, në fakt kam parë shumë më tepër ‘plagë’ të zonës së vaginës dhe vulvës,” thotë mjekja gjinekologe Alyssa Dweck.

Acarimi shkaktohet nga fërkimi dhe lagështia, qoftë nga lëkura në lëkurë ose nga lëkura në një sipërfaqe tjetër, thotë Dr. Dweck. Kjo është arsyeja pse klasa spin është një shkaktar kryesor i dëmtimeve vaginale në lëkurë, por Dr. Dweck siguron se kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së shkuari.

Ja disa zgjidhje që do t’ju ndihmojnë:

Hidratohuni siç duhet

Një pjesë e problemit me tharjen e lëkurës dhe acarimin e saj, është se ka nivele të ndryshme lagështie, që do të thotë se ka lagështi ose djersë që mund të thahet. Qoftë, djersa, shkarkimet apo menstruacionet – mund të shkaktojnë rritje të fërkimit. Mënyra për të parandaluar të gjitha këto është hidratimi dhe lubrifikimi.

Kjo do të thotë të shtoni një krem midis kofshëve, dhe një hidratues të përshtatshëm vaginal apo edhe lubrifikim përpara një aktiviteti me fërkim të lartë, thotë Dr. Dweck. Përveç kësaj, të qenit të hidratuar gjatë gjithë ditës mund të parandalojë djersitjen, e cila mund të çojë në atë ndjesinë e bezdisshme ngjitëse.

Mos e shtyni përkujdesjen apo edhe vizitën te një gjinekolog, dermatolog

Ju e njihni trupin tuaj më së miri, kështu që kur diçka nuk shkon – mos e lini pas dore. Mos harroni se bëhet fjalë për ju dhe për një nga pjesët më delikate dhe njëkohësisht më të forta, të trupit tuaj.

Bisedoni me një profesionist për kremrat apo produktet që mund të përdorni.

Përdorni lubrifikim gjatë seksit

Një tjetër hap i rëndësishëm që duhet të merrni, për të mos patur probleme me lëkurën rreth vaginës, është edhe përdorimi i lubrifikantëve gjatë seksit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat