Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë

Këshilla mjekësore

Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 06:19
Ilustrim

Të dhënat e EUROSTAT, cituar nga revista Monitor, tregojnë se Shqipëria mban vendin e dytë në Evropë sa i përket vdekjeve nga goditjet e zemrës.

Të dhënat thonë se në vendin tonë regjistrohen mbi 5,000 vdekje në vit nga goditjet në zemër.

Numri më i lartë i vdekjeve regjistrohet në qytete si: Korça, Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe Vlora.

Sa i përket prevalencës së këtyre sëmundjeve mes dy gjinive vërehet se ajo është e barabartë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Ekspertët fajësojnë ushqyerjen e keqe, mungesën e aktivitetit fizik dhe duhanin.

Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë

Ekspertët e Universitetit të Columbias në Neë York kanë zbuluar se gratë që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në mbrëmje janë ndjeshëm më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Kardiologët shpjegojnë se metabolizmi dhe ritmi i brendshëm nuk mund të përballojnë ushqimet e rënda në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas tyre, gratë që konsumojnë pjesën më të madhe të ushqimeve pas orës 18:00 kanë një shëndet më të dobët.

Në qoftë se një grua merr qoftë edhe 1 përqind më shumë kalori në mbrëmje, shëndeti i zemrës së saj është më i dobët.

Për më tepër, kjo 1 përqind më shumë kalori, nxit tensionin e lartë të gjakut, rrit indeksin e masës trupore dhe përkeqëson nivelet e sheqerit në gjak.

Ushqimet më të përshtatshme për në mbrëmje

Ato mund të konsumojnë fruta pylli, kos, banana, kivi, vezë të ziera.

Këto ushqime jo vetëm ofrojnë vitamina dhe minerale por edhe treten më lehtë dhe nuk shkaktojnë një barrë të rëndë në metabolizëm.

Shumë prej tyre promovojnë edhe qetësimin e mendjes dhe trupit dhe nxisin gjumin e qetë dhe të patrazuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat