Ekspozimi i fëmijës ndaj pajisjeve teknologjike, i duhur apo jo?

Këshilla mjekësore

Ekspozimi i fëmijës ndaj pajisjeve teknologjike, i duhur apo jo?

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 22:47
Ilustrim

A mund të mësojë fëmija im nga pajisjet teknologjike?

A mund të mësojë fëmija im nga pajisjet teknologjike? – Është një nga pytjet me të cilat përballen prindërit, fëmijët e të cilëve po rriten në një kohë ku teknologjia është dita e ditës më e zhvilluar.

Mirëpo, nga e tërë ajo që studimet tregojnë, fëmijët dy vjec mund të përfitojnë nga shikimi i videove që kanë përmbajtje edukative, mirëpo ekspozimi ndaj pajisjeve teknologjike do të jetë i kufizuar shkruan Verywell Mind, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) rekomandon që fëmijët nën 18 muajsh të mos ekspozohen ndaj ekraneve televizive.

Ndërmes 18-24 muaj, fëmijët mund të fillojnë të shikojnë video që kanë përmbajtje eduktative, qoftë për të mësuar alfabetin, numrat apo edhe kafshët.

Ndërsa, sesa kohë duhet të qëndrojnë para ekraneve, AAP rekomandon që fëmijët të qëndrojnë në një interval të shkurtër kohor, në mënyrë që përdorimi i ekraneve të mos ndërhyjë në gjumin dhe aktivitetet tjera të fëmijës.

Por, realiteti është se ndoshta nuk mund që rreptësisht t’i përmbaheni rekomandimeve të AAP-së, por Common Sese Media sugjeron se pajisjet teknologjike nuk ka gjasa të ndikojë negativisht tek fëmija përderisa:

-fëmija shikon përmbajtje cilësore dhe të përshtatshme për moshën;

-sillen pozitivisht pas shikimit;

-koha para ekranit nuk ndërhyn në gjumin e fëmijës, kohës me miqtë dhe familjarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat