Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të traktit urinar, atëherë e dini se sa është e dhembshme dhe e pakëndshme. Ju detyron të shkoni shpesh në tualet, ndërkaq urinimi bëhet shumë i dhembshëm.
Sot po ju tregojmë mjetin e shkëlqyeshëm natyral, i cili do t’ju ndihmojë që shpejt dhe me efikasitet t’i zgjidhni infeksionet e traktit urinar.
Ky antibiotik natyral është shumë i shërueshëm dhe lehtësimi arrihet që pas turit të parë.
Ja si mund të përgatitni mjetin natyral kundër infeksioneve të traktit urinar.
Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi.
Udhëzimi: Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet ta prisni imët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, përzieni në blender. Do të përftoni masë të qulltë, të cilën duhet ta ruani në ambalazh qelqi në frigorifer.
Vërejtje: Do të jetë mirë që me mjaltë të furnizoheni nga bletarët e verifikuar, gjithsesi limoni duhet të jetë i paspërkatur.
Nëse limonin megjithatë e blini në dyqan, lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë në të cilin do të shtoni pak sodë bikarbonati. Pastaj lajeni mirë. Rrënjët e majdanozit gjithashtu duhet t’i lani mirë.
Këshillë tjetër: Pini çaj majdanozi.
Majdanozi ndikon si diuretik, përveçse kjo pije është freskuese, do të përshpejtojë procesin e shërimit.
Për të zbutur ose penguar infeksionin urinar, duhet të pini çaj majdanozi. Merrni një lugë rrënjë majdanozi dhe qitni në 2,5 dl ujë.
Zieni 5 – 6 minuta, dhe pastaj mbulojeni me kapak, ftoheni dhe, pasi të ftohet, kullojeni. Pihet 3 herë nga 1 filxhan.
Gjithashtu, majdanozi është mjet i shkëlqyeshëm kundër ënjtjeve të këmbëve dhe i dobishëm për humbje peshe.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.